Rhododendron ‘Mother’s Day’.
Dita e Nënës është një festë për të nderuar nënën dhe amësinë, lidhjet e nënës dhe ndikimin e nënave në shoqëri. Ajo festohet në ditë të ndryshme në shumë pjesë të botës, më së shpeshti në muajin mars ose maj.
Përmbledhje
Dita e Nënës përfshin nënat biologjike, njerkat, të afërmet, vjehrrat, dadot apo edhe ndonjë mike. Ajo plotëson festime të ngjashme për të nderuar anëtarët e familjes, të tilla si Dita e Babait, Dita e Vëllezërve dhe Dita e Gjyshërve.
Dita e Nënës i ka rrënjët në lëvizjen e grave angleze dhe amerikane. Më 1865, amerikania Ann Maria Reeves Jarvis organizoi Takimet e Ditës së Nënave, ku nënat mund të mblidheshin dhe të shkëmbenin ide mbi çështjet aktuale. Kjo nuk lidhet (drejtpërdrejt) me festimet e shumta tradicionale të nënave dhe amësisë që kanë ekzistuar në të gjithë botën ndër mijëra vjet, siç është kulti grek Cybele, Rea Nëna e Madhe e zotave, festivali romak Hilaria, ose festimi i të Dielës së Krishterë (fillimisht një përkujtim i Kishës Nënë, e jo amësisë). Sidoqoftë, në disa vende, Dita e Nënës është akoma sinonim me këto tradita të vjetra.
Versioni modern i Ditës së Nënës me origjinë nga SHBA herë pas here është kritikuar për karakterin komercial të saj. Madje edhe vetë ideatorja e saj Jarvis më vonë u pendua për këtë komercializim duke shprehur keqardhjen se ky kurrë nuk ishte qëllimi i saj.
Datat nëpër botë
Në vendet e dikurshme të Bllokut Lindor siç ishte edhe RSFJ, Dita e Nënës nuk u festua por në vend të saj festohej Dita Ndërkombëtare e Grave. Në vende të tilla Dita e Nënës u hodh poshtë si një “krijim reaksionar i botës perëndimore”.
Ndërsa festa e nënës me origjinë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar edhe në vende të tjera, festimet ekzistuese, të mbajtura në data të ndryshme, në nderim të amësisë janë përshkruar si “Dita e Nënës”, siç është Nëna e Diel në Mbretërinë e Bashkuar ose, p.sh. në Greqi, Kisha ortodokse lindore feston paraqitjen e Jezu Krishtit në tempull (më 2 shkurt të Kalendarit Julian). Në Greqi festohet Dita e Nënës me karakter laik e po ashtu edhe ajo me karakter fetar. E Diela e Nënës shpesh quhet “Dita e Nënës” edhe pse janë dy festa të ndryshme.
Në disa vende, data e miratuar është e rëndësishme për fenë shumicë, siç është Dita e Virgjëreshës Mari në vendet katolike. Vendet e tjera zgjodhën një datë me domethënie historike. Për shembull, Dita e Nënës në Bolivi është një datë fikse, duke kujtuar një betejë në të cilën gratë kishin marrë pjesë për të mbrojtur fëmijët e tyre.
Disa vende, siç është Rusia, festojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave në vend të Ditës së Nënës ose thjesht festojnë të dy festat, që është zakon në Ukrainë. Kirgistani ka prezantuar kohët e fundit Ditën e Nënës, por “vit pas viti Dita Ndërkombëtare e Grave sigurisht që është rritur në status”.
Komentet