Dheu im âsht i përmendun
për humerat e thella
ndër banorët e malit dhe të fushës
deri në detë. Mbramjeve atje
ndëgjohet klithma e grizhlës
ndër kthetrat e shqipes e shpirti i saj
u flijohet hijevet.
Atje lot drita në sytë e njerëzve tash e parë
e epshet s’i njeh kurrkush me emën.
Shpagimi me gjak âsht, për shembull,
gjarpën nën gur e gjarpni vetë
na qenka mende femne
nën rublën e bardhë ose të kuqe.
Në muzg atje secili prek ballin e vet
e ndien ndër gishta fillin e jetës
e gëzohet.
Komentet