Çdo ditë është dita e dashurisë së Saj,
e perkushtimit dhe e dhimbjes, e mëshirës,
e buzëqeshjes dhe dritës së parreshtur që na jep…
E kemi ndjekur, e kemi takuar, i kemi puthur dorën, atë dorë të rreshkur që ka prekur plagët e botës dhe i ka sheruar me ledhatime, i kemi shkuar
në shtëpi, në dhomën ku rrinte, kemi botuar poezi, artikuj të shumtë e libra për Atë në Shqipëri, Itali e Vatikan, kudo në diasporën tonë, edhe djali ynë, Atjoni, që kur ishte 3 vjeç, e vizatonte me ëndje, kanë shkruar dhe gazetat, kemi folur për Nënë Terezën, kemi biseduar me biografin e saj më të mirë shqiptar, Dom Lush Gjergji, me Motër Elena Lulashin, që ndjek rrugën e saj deri në Indi,
kemi dhënë intervista dhe në “Radio Vatikani”
e në “Zërin e Amerikës”, etj, etj, ndërsa portrete
të Saj, punime të miqve tanë, atë të piktorit Maks Velo, e dhuruam me dëshirën e tij te Kisha e “Zojës Pajtore” në Miçigan, kurse të piktorit Gjergj Kola, ia dhamë vetë Papa Françeskut. Janë çaste
të gëzimeve tona, që na japin përsëri gëzim, prandaj dhe i themi edhe tani në ditën
e 110 vjetorit të lindjes së Saj.
Çdo ditë është datëlindja e Shenjtes tonë
Nënë Tereza… dhe takohemi nëpër lutje.
Komentet