Studentët janë sot në ditën e 11-të të protestës para Kryeministrisë, duke theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e bëra tashme publike, për të cilat kërkojnë vetëm plotësim nga ana e Kryeministrit dhe jo dialog mes palëve.
Ora 18:40/ Këshillat Studentorë kanë dalë me një deklaratë dhe kërkojnë që të hënën studentët të kenë mbështetje nga të gjithë për të pasur sa më shumë masivitet. Në deklaratën e tyre shkruhet se protesta si zakonisht do të nis në orën 10:00.
Ora 17:40/ Studentët e fakultetit të Ekonomisë janë bashkuar masivisht në protestën para Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar një mbledhje me dekanin Dhori Kule, por kjo mbledhje nuk është zhvilluar pasi sipas tyre asnjë prej drejtuesve të Fakultetit nuk ka qenë i pranishëm. Më pas ata kanë braktisur fakultetin dhe janë bashkuar me studentët e tjerë në Kryeministri.
Pasi janë bashkuar në protestë ata kanë bërë thirrje kundër dekanit të tyre thuke u shprehur njëzëri: Dhori ik, Dhori ik!
Ora 11:00/ Rreth orës 11:00 një grup qytetaresh i eshte bashkuar protestes se studenteve. Ne kete tumbim kane marre pjese edhe familjaret e studenteve, te cilet jane solidarizuar me kauzen e te rinjve.
“Qytetarë, te rinjë cohuni nga kafja, ejani në shesh te protestoni bashke me ne. Te tregojme qe jemi te bashkuar. Kjo kauze eshte per te gjithe”, beri thirrje njeri prej te rinjve ne proteste.
Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe ata kane bere thirrje qe mbreme per pjesemarrje masive.
Zhvillimet e djeshme
Ora 21:20/ Grupi i studenteve që vijojnë qëndresën para kryeministrisë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive “nga çdo grup interesi” në protestën e nesërme. Protestuesit u shprehën se ata studentë që nesër shkojnë në parlament, janë të shitur.
“Nesër janë bërë disa paralajmërime, por ata që do jenë në parlament nuk janë përfaqësuesit tanë. Janë njerëz që janë tunduar nga oferta. Janë bërë disa individë, u janë bërë oferta të ndryshme. Kemi një shofer diku te 200, diçka më pak apo diçka më shume. Këta njerëz nuk janë përfaqësuesit tanë”, tha një prej studenteve.
“Nesër kemi thirrje për çdo grup interesi, që të dali ose të heshtë përgjithmonë. O të pranojmë nënshtrimin, o lirinë, ky është vendimi ynë”, shtoi.
Ora 21:00/ Studentët që po qëndrojnë tek Kryeministria janë përplasur me forcat e Policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar që të marrin dru për t’u ngrohur.
Ora 18:00/ Senati Akademik në “Universitetin Bujqësor të Tiranës” ka marrë sot një vendim në lidhje me kërkesat e studenteve. Në vendimin e tyre ata shprehin mbështetjen për kërkesat e studentëve.
Ora 16:35/ Këshillat Studentorë kanë reaguar me anë të një deklarate në lidhje me lajmin se studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend. Në deklaratën e tyre ata hedhin poshtë këtë gjë dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.
DEKLARATA E PLOTË
Sot nga media jemi njohur me një fake neës, sikur studentet kerkojne qe Kryeministri te mbledhe Parlamentin ne seance te jashtezakonshme per te shqyrtuar kerkesat tona.
Bejme me dije cdo student se keto jane tentativa per te na percare dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojme. 8 kerkesat tona jane mese te qarta, te zeza mbi te bardhe dhe sqarojme kedo se nuk do te kete asnje dialog pa u plotesuar keto 8 pika.
Ne rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojme se protesta jone do te pershkallezohet ne rang kombetar. Kushdo qe kerkon dialog me Edi Ramen nuk perfaqeson interesin e studenteve.
Faleminderit.
Ora 16:20/ Studentët i janë përgjigjur me karikatura deklaratat e djeshme të Edi Ramës, i cili tha se studentët i dhanë një shuplakë. Ata sot kanë bërë disa karikatura dhe pankarta me shkrime të ndryshme, ku bie në sy se ata kanë vizatuar Ramën dhe shuplakën e studentëve.
Po ashtu nuk ka munguar dhe ironia me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Ora 16:00/ Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës reagon në mbështjetje të studentëve.
Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:
Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:
1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
2. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.
4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.
6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.
Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.
Ora 13:20/ Studentet kane bere apel per thirrjen e nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Shqiperise.
Pasi e kane diskutuar mes tyre, ata i jane drejtuar me thirrje kreut te Kuvendit dhe kryeministrit te mbledhin Kuvendin ne seance te jashtezakonshme. “Te mblidhet kuvendi, te flitet per kerkesat tona xhe te miratohen ashtu si tha kyeministri Rama”- thane protestuesit.
Pasi kaluan naten para Kryeministrisë, pavaresisht motit te ftohte dhe me shume reshje shiu, nis grumbullimi i studenteve nga fakultete te ndryshme para zyres se Rames.
Ata jane mbrojtur me mushama dhe kane perseritur per mediat se nuk levizin nga kerkesat e tyre te bera tashme publike e per te cilat presin zgjidhje nga Kryeministri dhe jo negociata.
Ashtu si edhe ditet e tjera, ne kete dite te dhjetë te protestes, studentet u grumbulluan prej orës 08:30 pranë fakulteteve te tyre dhe ne 10:00 ishi te Kryeministria, per te protestuar.
Ata kane vijuar me apelin per plotesimin e 8 pikave, duke theksuar se per plotesimin e tyre nuk ka asnje nevoje per dialog. “Nuk ka nevoje per dialog, na plotesoni 8 pikat e kerkeses”, thone protestuesit.
Komentet