Distria Krasniqi ka arritur në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, ku do të luftojë për medaljen e artë.
Krasniqi u përball në gjysmëfinale me xhudisten nga Italia Odette Giuffrida, e cila mori tri vërejtje pasi shmangej nga lufta e në fund fitoi xhudistja nga Kosova, e cila deri tani ka arritur tri fitore të jashtëzakonshme në Paris 2024.
Krasniqi do të ndeshet tashmë në finale me fituesin e çiftit Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard, ku do të vendoset edhe medalja e artë. sn