Krasniqi e mposhti japonezen qysh në fillim të meçit, saktësisht pas 16 sekondave me Ippon duka ia siguruar Kosovës një medalje tjetër të artë, raporton Gazeta Express.
Xhudistja mori medaljen e artë në kategorinë -52 kg. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.
Rrugëtimi i Krasniqit deri te medalja e artë erdhi duke mposhtur koreanenen Yang, rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar, dhe të gjitha luftërat Distria i fitoi me Ippon.
Komentet