1. Po harrova të ligën, le të më nxjerin njërin sy
Po harrova të mirën, të m’i nxjerrin që të dy.2. Gruaja me lulen ngjajnë sa pika me pikën
A nuk “fishken” e “thahen” të dyja, po nuk u “vaditën?!”
3.Ky që hiqet trim, thërret e bërtet
Kur duhet trimëria, i shkojnë nga tetë.
4.Pyes shpesh:-Pse fjala”turma”
Rimon me”zhurma?!”.
5.Ty xhepi të ka,por nuk ndihmon dikë
I ngjet njeriut që ka pus,po për të pirë nuk të lë.
6.Po klasifikove njerëz të paditur
Ta dish që vendit varrin i ke ngritur.
7.Mos i beso kurrë atij që të flet në veshë
Se që të nesërmen është gati të të shesë.
8. Mos prit mend nga një i paditur
Në tasin bosh nuk gjen gjë për të kollofitur.
9. Nëse miqësi ti mban me një hajdut
Ta dish që jetën do ta mbyllësh me turp.
10.Nëse fyen a rreh një femër,se hiqesh burrë
Për mua nuk je burrë,por je pulë.
11.Po pe një krim,por ke frikë e nuk flet
A nuk është mirë që i gjallë të futesh në dhetë!
12,Borxh,po more, mbi supe ke vënë një mal të rëndë
Dhe, kur borxhin e shlyen,ndihesh i lehtë pëndë.
13. Nëse merr borxh dhe borxhin nuk e ktheve
E ke hak mallkimin:-Qafën pse s’e theve?
14, Nëse dhe budallanë e vlerëson nga kuleta,
Është njësoj si gomarit, t’i thosh:-Tungjatjeta!
15.Atdheu është në rrezik dhe ti rri në “hije”
Unë them:- Po ku je, o moj pikë që mbi kokë s’të bie?
16. Dëmtove të pafajshëm se je”sytë e veshët e mbretit”,
Është mirë,-them unë,- që me dorën tënde të pish kokrrën e helmit.
17. I dituri kurrë nuk thotë që di
Se kokën mban ulur,i rëndi kalli.
18. Kurrë të fuqishmit mos i dil në krah,
Nesër, me të dobtin, dhe ty të”ha”.
19. Kush bën “tregëti” me”mishin e bardhë”
Tërë jetën në burg, ta shkojë se është djall.
20. Kush bën”lodra të ndyra” me fëmijët a nxjerr fitime
Tërë jetën në urg, ta shkojë me mundime.
Tiranë, 10 qershor 2019
Komentet