Lajmi i trumpetuar në mbarë hapësirën mediatike shqiptare se dy shqiptarë kanë ngritur padi në Gjykatën e Lartë në Kaliforni kundër Google ka bërë xhiron e rrjetit dhe madje ka zënë vend edhe në televizionet kombëtare shqiptare.
Në lajmin që ka qarkulluar shkruhet se “Padia është ngritur nga Haki Dervishi – shtetas Amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York”.
Në një kërkim të thjeshtë në Google rezulton se zoti Haki Dervishi, banor në Palm Spring është dënuar për skeme mashtrimi. Lajmi është publikuar për të nga News Channel 3 në vitin 2013. Madje rrezikonte të dënohej me 20 vite burgim.
Kurrsesi nuk rezulton që zoti Dervishi të jetë dekoruar rishtazi nga Presidenti amerikan Joe Biden me dekoratën për “Mirësjellje Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan” siç shkruhet në lajmin fake që qarkullon.
Aa Dr. Neshad Asllani nuk kishte asnjë deklaratë për padinë e ngritur në rrjetet e tij sociale që për herë të fundit ishin loguar vite më parë.
Më tej asnjë padie e tillë nuk është regjistruar në Gjykatën e Lartë në Kaliforni
Mesa duket lajmi se “Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe” është një “eksperiment social’ që ja doli të kthehet bujshëm në një fake news!bw