Nga Boldnews.al
Procesi i vetingut për prokuroren Elisabeta Imeraj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit zbuloi një situatë të rëndë diskriminimi krahinor që ndiqet nga strukturat e rivlerësimit.
Prokurorja zbuloi komunikime të ish-kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Genta Bungo Tafa me anëtarë të stafit të institucionit, duke përdorur shprehje diskriminuese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve me origjinë nga Veriu i Shqipërisë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, në një seancë parlamentare të disa javëve më parë, e ka konsideruar “gjenocid” sjelljen e strukturave të vetingut.
Leskaj, duke iu drejtuar deputetëve të maxhorancës, u shpreh se: “Ju, vetëm me KPK-në tuaj të famshme gjatë 5 viteve, të cilës i zgjatët mandatin edhe për dy vjet, keni bërë një gjenocid të pastër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve me origjinë nga Tropoja. I keni larguar të gjithë, dhe në sistem ka mbetur vetëm njëri, edhe ai sepse ka gruan nga Vlora”.
“Boldnews.al” kreu një verifikim mbi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektet e rivlerësimit me origjinë nga Tropoja.
Shifrat forcojnë dyshimin për “diskriminim krahinor”. Nga 17 gjyqtarë dhe prokurorë të identifikuar nga redaksia me origjinë nga Tropoja dhe të përfshirë në verifikime nga “Drejtësia e Re”, vetëm 2 prej tyre kanë kaluar pa probleme.
Më poshtë është lista e hartuar nga “Boldnews.al”.
Të shkarkuar nga vetingu
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Apelin Durrës
Gani Dizdari, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese
Hysni Demiraj, gjyqtar i Apelit Tiranë
Arben Dollapaj, prokuror në Apelin Shkodër
Dritan Seci, Kryetar i Gjykatës Tropojë
Fatri Islamaj, gjyqtar i Apelit Tiranë
Artan Madani, Drejtues i prokurorisë Kavajë.
Skënder Haluci, Kryetar i gjykatës Vlorë
Besim Hajdarmataj, prokuror në prokurorinë Tiranë
Izet Dushaj, gjyqtar në Apelin Durrës
Ardit Mustafaj, gjyqtar i Gjykatës për Krime të Rënda (SPAK)
Idriz Mulkurti, gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda
Anton Martini, prokuror në prokurorinë Tiranë
Bujar Memia, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Mimoza Margjeka, e arrestuar nga SPAK
Të konfirmuar
Deri më tani, vetëm dy subjekte me origjinë nga Tropoja janë konfirmuar me vendim të formës së prerë nga strukturat e Vetingut;
Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Tropojës
Albert Kuliçi, prokuror në Vlorë, i cili është edhe subjekti i përmendur nga Bujar Leskaj në seancë plenare.
Komentet