Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e 17-të të kampionatit.
Disiplina ka qenë me “dorë të hekurt”, ndërsa ka marrë një dënim të ashpër për trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova. “Bobi” është pezulluar me 8 javë për shkak të protestave dhe ofendimit të gjyqtarit Jorgji.
Mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas është dënuar dy ndeshje pezullim, ndërsa tifozët e Lushnjës janë gjobitur me 200 mijë lek.
Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës:
- Zyrtari i KF “Partizani”,Sulejman Starova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përseritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe fair play, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS,dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF ”Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Komentet