Përveç rrumpallës shtet, Shqipëria po jeton rrumpallën informative që është instrumenti më i mirë e mê i lirë i pushtetit për të forcuar shtetin e pushtetit!
Pushteti Rama-Veliaj kanë vendosur me planin urbanistik të Stefano Boerit, që Tiranën ta veshin me atë që ata e quajnë kurorë kullash.
Siç po ndodh!
Kur e intervistova arkitektin italian nga më të mirët në profesionin e tij dhe e pyeta ; Si ka mundësi që ju me një vëmendje për natyrën e ambientin keni bërë zgjedhje të tilla për Tiranën si sheshi Skëndêrbe e kullat përreth? M’u pêrgjigj me superlativa për Tiranën e se disa zgjidhje në planin e tij ishin vendosur nga politika. Intervista m’u censurua. No problem! Përgjigja e tij njihej.
Në Tiranê, pra në qëndër të saj me një VKM të 2018 është vendosur që në gjithcka brenda saj të mund të ndërhyhet për nevoja publike e zhvillimi. Deri këtë vit ishte zonë e paprekshme.
Çfarë ndodhi?
Mbinë kullat me dy opsione:
1- pronarët e tokës, tironsa ku më qendër kishin pas shtëpi, dyqane e toka u dakortësuan për ndërtim e morën apartamente në tokën e tyre. Rasti e akti është në veprim e mund ta verifikoni tek Kulla pas Sahatit. Pronarët e tokës janë dakortësuar e miku i KM (mund ta verifikoni) po ndërton kullën 23 katshe.
2- E në këtë rast jam vetë dëshmitare si trashëgimtare e ish pronarëve.
Pronarët nuk pranojnë ta japin tokën.
Shteti – Bashkia nxjerr një vendim se i duhet për nevoja publike e ta shtetëzon duke ta blerë me cmim qesharak as 150 euro metri. Aty ku toka kushton 5000 metra katrorë. E shtetëzon me forcë si dikur Diktatura. E c’ndodhi? E le disa muaj stand by dhe ia jep koncesion ndërtuesit mik të rrethit klientelist të pushtetit i cili ndêrton kulla e fiton mbi pronën private të tjetêrkujt. Prona e familjes time e disa familjeve të tjera tironse ndodhet aty ku u ngrit hoteli 40 katësh ngjit pas 15 katshit e me tê njëjtin pronarë. Shteti – Bashkia e vodhi e ia dha klientëve tê tyre. Pronarët janë në gjyq. Askush nuk b’zoni me mjetet tallava rrumpallë pushtet- informacion se askush nuk dha urdhër.
Pronarët si gjyshërit e mi vdiqën me dosje pronash në duar.
E le t’i kthehemi kullês së re.
Gropa e Sejdisë, pronari kosovar i ardhë nga Zvicra i rreckave tê vjetra e kambist, që mbushi Tiranën e u pasurua në këtë vend e bëri gropën pêr të ndërtuar një hotel po në tokë të pronarëve legjitim pa lejen e tyre por me firmë qeverie. Në kohën e firmave piramidale zhduket e gropa bëhet pisllëk. Gropa u mbyll mê 2006 nga qeveria Berisha e më 2012 u bë park me nje vendim marrë nga Bashkia drejtuar nga Lulzim Basha.
Por t’i kthehemi pronës së parkut ku do të ndërtohet kulla më e re me lartêsi 205 metra aty ku ish gropa e Sejdisë.
Më dhjetor 2007 qeveria Berisha nxjerr vendimin;
“Siperfaqja truall, prej 1185 m2, prone shteterore, me vendndodhje ne Tirane, ZK 8380, me numer pasurie 2/329, me kufij: ne veri, rruge; ne jug, rruge; ne lindje, pasuria 2/94; dhe ne perendim, rruge, sipas plan-vendosjes, qe i bashkelidhet ketij vendimi, te kaloje ne fondin e kompensimit fizik e te vihet ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave”.
Kjo pronë tokë shtëtërore, gropa e Sejdisë, i kalon Agjensisë së kthimit e Kompesimit të pronave që i dhurohet komunitetit mysliman.
Pra sipas ligjit, kjo sipërfaqe do të shërbeje për kompensimin fizik të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të pronës së njohur me vendimet nr. 459, datë 21.2.1996, dhe nr.345, date 24.9.2000, të ish-komisionit të kthimit dhe kompensimit te pronave. Për të zbatuar këtê vendim Berisha ngarkoi Ministrinë Drejtesise, Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipërfaqja e tokës tani e tutje do te jenë nën pronësi të Komunitetit Mysliman.
Në Shqipërinë vendin e çudirave, Hajdin Sejdia hedh në gjyq Komunitetin Mysliman duke pretenduar se toka ështê e tij.
Më nëntor 2017 Komuniteti Mysliman fiton gjyqin e deri në marrjen e vendimit për ndërtimin e kullës “Mount of Tirana” është pronar legjitim i parkut – tokës ky do ndêrtohet kulla.
E vetmja mënyrë për të marrë këtë tokë është shtetëzimi për nevoja publike duke ua vjedhur pronarêve e paguar me çmime qesharake e jo me atë të tregut.
Kam lexuar plot bullshite këto orë e mendoj se emergjenca e Shqipërisê pas korrupsionit është profesionaliteti.
1- gazetari të bëj gazetarin e të përdorin instrumentet e deontologjisë. Ndryshe u shërben rrupallës o klientelizmit të njêrit o tjetrit krah.
2- avokatët, juristêt. gjyqtarët prokurorët të kryejnë profesionin duke pêrdorur jo fantazinë e asaj cka lexojnë e vjedhin mendêrisht andej – këndej, por me ligje kushtetute e dokumentacione provash.
3- Aktivisti të bëj aktivistin jo nga kuzhina me pamje nga deti.
Opozitë e PD opozitare kërkoni largpamësimë e zgjedhjes së profesionistëve në strukturat tuaja. Populistët që keni bashkuar po iu shërbejnë o nga budallallëku o nga klientelizmi rrumpallës e shtetit pushtetit që lulëzon nga rrumpalla.
Ditë e javë të mbarë të gjithëve.