Ishte viti 1975. President ketu ne Amerike ishte Gerald Ford, i cili si zevendes president zuri vendin e ish presidentit Nixon qe per arsye te skandalit Watergate eshte detyruar te jepte doreheqjen.
Presidenti Ford ka mbajtur nje fjalim ate vit me te cilin i ka mohuar qytetit te Nju Jorkut ndihme financiare federale megjithe thirrjet per ndihme per te menjanuar falimentimin financiar, me te cilin perballej qyteti. Diten e neserme gazeta e Nju Jorkut Daily News ne faqen e pare kishte botuar artikullin: “Ford To City: Drop Dead.” Ford i thote qytetit: Shko, vdis!
Ne te vertete, presidenti Ford nuk i kishte shqiptuar keto fjale ne fjalimin e tij, por ky ishte interpretimi i gazetes Daily News i refuzimit te Fordit per te ndihmuar Nju Jorkun, financiarisht.
Presidenti Ford pranoi me vone se keto fjale botuar ne gazeten e perditshme te Nju Jorkut megjithse nuk i kishte thene, i kushtuan atij presidencen, nderkohe qe Xhimi Carter u zgjodh president.
Ky rast mu kujtua nderkohe qe po ndiqja viziten 8 oreshe te Sekretarit te Shtetit,Antony Blinken ne Tirane.
Mbeta i zhgenjyer nga mungesa e takimeve te Z. Blinken me perfaqsues te asaj qe ende quhet “opozite” ne Shqiperi — nje subjekt ne vetvete per gabimet e saja madhore — u mundova gjithashtu te gjej fjalen demokraci ne fjalimet e Sekretarit te Shtetit, por nuk e gjeta askund.
Qe Sekretari i Shtetit, i vendit me demokratik ne bote —Amerikes tone te dashur — ku gezojme liri e demokraci — te mos flase per vlerat demokratike amerikane dhe universale ne nje vend si Shqiperia, eshte nje sakrilegj. Sidomos gjate nje vizite miqesore ne nje Shqiperi, qe eshte kaplluar nga nje krize grindjesh te brendshme politike dhe korrupcion ne te gjitha nivelet, nderkohe qe vet Departamenti i Shtetit dhe Freedom House, nder te tjera ente nderkombetare, ne raportet vjetore te Drejtave te Njeriut, vit pas viti, e kane cilesuar Shqiperine, si nje vend pjeserisht i lire — madje 34 vite pas shembjes se Murit te Berlinit. Shumica e shqiptareve e kane te veshtire te kuptojne se cili eshte realiteti i marredhenieve shqiptaro-amerikane: raportet vjetore mbi te drejtat e njeriut, apo “Te Deum” qe perfaqsuesit perendimore i akordojne shpesh pushtetit aktual ne Tirane, ndersa vendi zbrazet nga me te miret dhe me te edukuarit e kombit.
Mu kujtua prap vizita e pare e nje delegacioni amerikan ne Tirane ne mars/prill 1991. Delegacioni kishte vendosur te takohej me te gjithe perfaqsuesit e shtresave te shoqerise shqiptare. Kishim ftuar edhe perfaqsuesit e tre feve te posa dalur nga burgjet komuniste, ne pritjen e pare ne 50 vjet ne te ashtuquajturin,“hotel” Dajti nga nje delegacion amerikan ne Shqiperi. Tre kleriket e shkrete ashtu te vuajtur nga burgu dhe me shendet te dobet nuk i besonin vetes as rrethanat ne te cilen gjendeshin ate nate: te ftuar ne pritje nga delegacioni i pare amerikan ne Shqiperi, ndersa perfaqsuesit e regjimit te atehershem komunist te cilet kundershtuan qe te ftoheshin kleriket dhe personalitete te tjere,pervec autoriteteve komuniste, dukej se i thonin njeri tjetrit, cka na gjeti me keta amerikanet?! Pse u ftuan keta?
Idea ishte qe perfaqsues te ndryshem te shoqerise shqiptare, jo vetem autoritetet e larta, per here te pare ne 50 vjete, te takoheshin me njeri tjetrin ne te njejten salle, te persekutuarit e komunizmit, disa te liruar vetem disa dite me pare, me disa prej persekutorve qe mbanin ne fuqi at regjim komunist kriminal.
Vura re se kesaj here, Z. Blinken nuk kishte gjetur 2 minuta kohe per tu pershendetur madje as me kleriket shqiptare, te cilet regjimi shpesh i perdor si pasqyrim te bashkjeteses fetare. Mos valle ka pas droje se kleriket mund ti kishin shprehur Perfaqsuesit te larte amerikan shqetsimet e tyre ne lidhje me dukurite komuniste te koheve te fundit ne Shqiperi, per te cilat Kisha Katolike Shqiptare beri nje deklarate publike kohet e fundit. Pajtimi kombetar midis shqiptareve, Z. Blinken eshte aq i nevojshem sot per shqiptaret, sa c’ishte edhe me 1991. Vizita e Sekretarit te Shtetit Blinken ne Tirane kerkon nje shpjegim racional, por une nuk e gjej dot. Levdatat per nje lider dhe nje qeveri te tille nga nje kryediplomat amerikan, eshte veshtire ti gjejsh ne komunikimet diplomatike midis dy vendeve, sidomos perball, zhvillimeve te fundit ne Washington te ceshtjes korruptive “Mcgonigal”.
Kjo mungese, sic duket e qellimshme, per te pare realitetin aktual politik shqiptar ashtu sic eshte, nuk i sherben marredhenieve te mira shqiptaro-amerikane as stabilitetit politik ne Shqiperi, as paqes ne rajon — e proceseve demokratike ne Shqiperi, jo se jo. Ndonese nuk e tha ashtu me fjale ne Tirane, disa analiste e cilesuan kete mungese, sikur Sekretari i Shtetit Blinken i tha “lamtumire” demokracise dhe opozites shqiptare, ne favor te monizmit, te nje partie-shtet dhe te ashtuquajtures “stabilokraci”, ose ne favor te ndonje qellimi tjeter te brendshem ose te jashtem. Krejt ndryshe nga te gjithe parardhesit e tij — demokrate e republikane — qe kane vizituar Tiranen gjate tre dekadave te fundit e te cilet nuk kane ngurruar aspak dhe as njehere te flasin ne mbeshtetje te demokracise, dhe te pajtimit e bashkpunimit aq i nevojshem per shqiptaret e vuajtur nga komunizmi. Per demokracine si nje sistem i preferuar qeverisjeje, kunder korrupcionit, ne favor te lirise dhe barazise dhe te drejtave te njeriut per te gjithe shqiptaret pa dallim. Sidomos ne mbeshtetje te lirise se fjales dhe shtypit te lire, si baza e te gjitha lirive dhe te drejtave te tjera.
Per 2-3 dekada te tranzicionit pseudo- komunist ne Shqiperi, jam munduar – modestesisht—bazuar ne pervojen time, te paralajmeroj shpeshehere se demokracia atje eshte ne rrezik, se vlerat demokratike po shkeleshin haptas dhe qellimimisht nga klasa politike shqiptare, se grindjet politike po i shkatonin vendit rreziqe te brendshme dhe te jashtme politike, qellimi kryesor i te cileve ishte dhe eshte ruajtja e pushtetit te tyre per me shume se tre dekada tani tani. Se pa zgjedhje te lira dhe pa opozite reale ne Shqiperi nuk mund te kishte demokraci as liri, as stabilitet ne vend as ne rajon dhe as ndarje “vlerash te perbashketa”, as marredhenie “krah per krah” me Shtetet e Bashkuara, sic degjojme shpesh nga persona te caktuar, nga te dy palet, te cilet e quajne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe. Perfaqsuesit amerikane duhet qe te mbrojne, kudo ne bote, vlerat dhe demokracine amerikane, si garanci per zbatimin e te drejtave universale ne sherbim te paqes dhe sigurise ne bote.
Anashkalimi i fjales “demokraci” dhe “ opozite”, si dhe mos takimi me faktore te tjere politike te shoqerise shqiptare nga Z. Blinken gjate vizites ne Tirane nuk eshte nje shenje e mire per zhvillimet demokratike ne Shqiperi, as per marredheniet midis dy vendeve. Me simbolikat gjate vizites ne Tirane, sikur i dergoi, mesaxhin “ Lamtumite demokraci” per afer 50 per qind te votuesve shqiptare, te anashkaluar dhe te perjashtuar gjate tre dekadave te kaluara: “Drop dead”, ne jemi me te interesuar ne stabilitet se per vlerat demokratike, te drejtat dhe lirite tuaja.
Sa per dijeni tuajen Z. Sekretar Shteti, pothuaj nuk ka familje shqiptare nga keta 50 per qind te shqiptareve, qe te mos kete dike ne Shtetet e Bashkuara. Shume prej tyre e kane pesuar keq nga komunizmi vecse permendnin emrin e Amerikes gjate komunizmit. Ju me te drejte permendet Zerin e Amerikes si te vetmin kontakt me Shqiperine dhe shqiptaret gjate regjimit komunist. Shume shqiptare, te cilet gjithnje shikoj e tek Amerika mbrojtjen e te drejtave te tyre demokratike, jane denuar vetem e vetem se degjonin Zerin e Amerikes gjate dekadave te komunizmit diktatorial. Rrenjet e shpreses, besimit dhe dashurise per Ameriken jane te thella tek shqiptaret pa dallim, Z. Blinken. Mos ti zhgenjejme te shkretet me shume se tre dekada pas shembjes se Murit te Berlinit.
Tirana zyrtare, Z. Blinken ende nuk ka denuar krimet e komunizmit as nuk eshte distancuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhes, sic kane bere shumica e vendeve ish-komuniste evropiane. Ne shqiptaro-amerikaneve, si shtetas te ketij vendi te bekuar— votues dhe taksa pagues te Amerikes tone te dashur, na intereson shume fati i familjeve tona atje, sepse me ta kemi gjakun e perzier Z. Blinken. Shume prej tyre e kane pesuar shume keq nga komunizmi, vetem e vetem, se shume nesh jetonim e vepronim ne Amerike. Per shume shqiptare, Z. Blinken, nje mur i vogel i Berlinit ende ekziston. Prandaj, per mua dhe per shume miq e kolege te mi ne Amerike dhe ne Shqiperi, vizita e juaj ne Tirane nevojite nje shpjegim racional, por eshte e veshtire te shpjegohen deklaratat ose heshtjen ndaj disa ceshtjeve te tjera me rdndesi per ate vend dhe per marredheniet shqiptaro-amerikane.
Megjithekete, kam thene shpesh se marredheniet amerikano-shqiptare ishin dhe duhet te mbeten popull me popull dhe jo te favorizojne nje person ose nje parti politike. Keshtu i duan shqiptaret marredheniet e vecanta me Shtetet e Bashkuara.
Per fat te keq, vizita e Sekretarit Blinken ne Tirane me la nje shije te keqe se ndoshta ne fakt dhe ne realitet ne syte e Washingtonit zyrtar aktual, nje krah politik , pasardhsit e familjeve komuniste ne Shqiperi jane te preferuarit e pllitikes aktuale amerikane, disa te nenes e disa te njerkes. Vizita juaj Z. Blinken vetem perforcpi kete ndjenje reale ne radhet e shqiptareve, ne Shqiperi por edhe ne radhet e komunitetit shqiptaro-amerikan. Kjo eshte e demshme per marredheniet mis dy kombeve tona.
Nuk eshte sekret se ne Shqiperi flitet per te “favorizuarit” e Washingtonit. Nuk do te kishte gje me te rrezikshme per marredheniet e mira dypaleshe midis Washingtonit dhe Tiranes se mbeshtetja e njeres ose tjetres pale politike shqiptare nga diplomacia amerikane. Shqiptaret kane nevoje per pajtim dhe jo per nxitje te percarjeve, si rezultat i animeve politike ne favor te pushtetit ne fuqi, ose personave te caktuar, nga diplomacite perendimore, sidomos nga Washingtoni zyrtar. Nje gabim shume i rende qe eshte perseritur dhe sic duket vazhdon te zbatohet nga miqte e shqiptareve perendimore, duke sjellur ne ate vend rreziqe te brendshme te pa parashikueshme per stabilitetin e nje jete politike normale ne Shqiperi.
Deri sot kam paralajmeruar se ne Shqiperi “Demokracia nuk pret”. Duke pare zhvillimet e fundit politike ne ate vend, perfshir zhvillimet ne parlament, me duket sikur ka skaduar ekperimenti me demokracine ne Shqiperi. Kam droje se Demokracia e vertete ne Shqiperi ka pesuar nje goditje te rende vitet e fundit, me pasoja te pa parashikueshme per paqen dhe stabilitetin ne ate vend dhe ne rajon! Vendi eshte ne prak te nje monizmi autokrat — qe i ngjane nje vendi te botes se trete ne zhvillim se sa nje vendi anetar te NATO-s.
Uroj qe te mos kemi arritur ne nje gjendje qe ne vend qe te festonim marredheniet e mira shqiptaro-amerikane me rastin e vizites se Sekretarit te Shtetit Blinken — te ngushellojme njeri tjetrin per vdekjen e demokracise shqiptare, si perfundim i mos perkrahjes se vendeve perendimore te proceseve demokratike ne Shqiperi dhe si rrjedhim i nderhyrjeve te tyre te pakeshillueshme ne zhvillimet e brendshme politike te marredhenieve midis dhe brenda partive shqiptare. Shqiperia ka nevoje per pozite dhe opozite!
Megjithe shqetsimet serioze te mia dhe te tjerve, une vahdoj te besoj se nuk ka asnje parti as ndonje individ sado i plotfuqishem te jete, qe mund te largoje ose te distancoje shqiptaret e te gjitha rrymave politike nga dashuria per Ameriken dhe amerikanet. Kete s’mund e beri as Enver Hoxha megjith propaganden e tij anti-amerikane prej gjysem shekulli. Miqesia 100 vjecare shqiptaro-amerikane –popull me popull— do jetoje nder shekuj! Politikanet dhe diplomatet aktuale, nga te dy palet, jane te perkoheshem ndersa dy popujt tane dhe marredheniet midis tyre jane te perhershme.
I Madhi Zot e bekofte Ameriken tone te dashur dhe Kombin shqiptar te vuajtur — ne dite te mira dhe te veshtira!
Frank Shkreli