Në Iliri, krishtërimi u përhap me Apostullin Pal, si e thekson në letrën e tij të vitit 58 e.s, ku shkruan: “Nga Jeruzalemi deri në Iliri, kam predikuar ungjillin e Krishtit” (Letra Romakeve 15; 19). [1] Pra, pa mëdyshje, kisha iliro-arberore është apostolike. Këtë rrethanë historike e theksojnë At Farlato dhe At Koleti, në veprën “Illiricum Sacrum”, ku shkruajnë: “Bashkësia e krishterëve të Durrësit, është me e vjetra e Ilirisë, e themeluar nga apostulli Pali në vitin 58 erës sonë”. [2]
Në shekujt I – II e.s, krishtërimi ishte fè e ndaluar dhe perandoret nga Neroni e deri te Diokleciani, kishin dhene urdher te persekutoheshin besimtarët. Në këto rrethana, të krishterët mblidheshin në vende të fshehta, ose në shtëpitë e besimtarëve, të quajtura Domus ecclesia (shtëpia e bashkësisë), sepse ende nuk ekzistonin kishat. Krishtërimi u përqafua herët në provincat e banuara nga ilirët, si dëshmohet nga martirizimi i Cesarit dhe Astit në Durres; Hermesi, Ibasi, Feliksi dhe Peregrini në Apoloni; Terini në Butrint, Flori dhe Lauri ne Dardani etj. [3] Peshkopi i parë i Durrësit dhe i Epirit të Ri ishte Çezari (viti 70), i dyti Asti (vitet 98 – 116). [4] Shën Asti, peshkop i Durrësit, u arrestua ne vitin 116 e.s nga Agrikola guvernatori i Durrësit. Asti, nuk pranoi të nderonte perëndinë Dionis andaj romakët pasi e rrahën, e xhveshën, ia lyen trupin me mjaltë dhe e varën në një pemë, ku vdiq nga shoku anafilaktik, pas pickimeve të bletëve dhe grenzave. [5]
Krishtërimi u legalizua si fe në shkurt te vitit 313 e. s, me Ediktin e Milanos (Dekreti i Milanos), i njohur si Edikti i tolerancës, që garantoi lirinë fetare dhe e shpalli krishtërimin fè zyrtare. Me këtë dekret iu dha fund persekutimeve të krishterëve, që ishte ligjëruar me Ediktin e Galerio të vitit 311. [6]
Në shekullin IV, krishtërimi u kodifikua me Biblën, u krijuan institucionet fetare si ipeshkvitë dhe dioqezat, famullite, kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia: ipeshkëvët, kryeipeshkëvët, famulltarët, priftërinjt dhe abatët (murgjët). Bibla ishte e shkruar në gjuhët greke dhe aramaike, ndërsa në vitin 382 e. s, prifti ilir Hieronymus (Shen Jeronimi), e përktheu librin e shenjtë në gjuhën latine, i njohur me emërin La Vulgata. [7]
Në antikitetin e hershëm dhe të vonshëm, Epiri i Ri e përqafoi krishtërimin duke krijuar bashkësite fetare dhe në trevat e thella malore. Fshatarët e përqafuan krishterimin si kundervenie ndaj Costitutio Antoninana e njohur si Edikti i Karakallës e vitit 212 e. s, që u njihte citadinancën banorëve të perandorisë, por përjashtonte te quajturit dedittcii, pra populltën rurale (fshatarët). [8]
Banoret e Prinicpatës së Kunavisë, ishin ndër të parët, që përqafuan krishtërimin, me kishat e para ne fund te shekullit IV. [9]
Kishat ilire ishin në varësi të Romës, por nuk dihet viti i saktë kur u hapën te parat, andaj flitet rreth shekujve IV – VI e. s, periudhe kur u formuan bashkësitë e para të krishtera dhe u ngriten ndërtesat e para të kultit, si bazilika, baptistere (pagëzimore) dhe kishat e para në Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Apoloni, Tiranë, Kunavia, Elbasan, Ohër, Vlorë, Sarandë, Butrint, Gjirokastër etj.
Autori i shekullit VI, Kosmas, i përfshinë iliro-arbërorët në grupin e popujve të parë, që përqafuan krishteri-min. Durrësi dhe Nikopoja ishin qendrat kryesore, nga ku krishterimi u përhap në katër provincat ilire Preval, Dardani, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër. [10]
Një dëshmi bindëse e përhapjes të krishtërimit dhe formimit të kulturës së krishterë ndër iliro-arbërit në shekujt IV – VI e. s, është përdorimi i termave kishtare me origjinë nga gjuha latine, që shprehin shtresën më të vjetër të gjuhës shqipe kishtare. Moria e termave kishtare të shqipëruar, ose të përshtatura me mjeshtri në gjuhën iliro-arbërore, u përdorën në ritet fetare, në liturgji, në meshë, në rrefimet, pasi kësisoj kuptohej nga populli, i cili i përdori në të folurën e përditëshme, ashtu si u përdorën në letërsinë kishtare të shekujve XVI – XVIII dhe si përdoren në ditët e sotme. Terminologjia kishtare është identike për të dy kishat, çka dëshmon se u përkthye dhe u përshtat në gjuhën shqipe, para ndarjes të kishës, kur kisha iliro – arbërore ishte në varësi të Romës dhe përdorte gjuhën latine. Pa pretenduar t’i trajtoj të gjithe termat kishtare, në vazhdim po prezantoj disa me kryesoret:
Christus – Krishti, Abatum – abat, Abbazia – abacia, Aeternitas – amëshim, Amen – amin, Angelus – engjëll,
Batesimus – pagëzim, Benedictus – bekim, Calix – kaliçe, kupa; Calix sanctum – kupa e shenjte, këlshejt; Canticum – kanga, kënga, Caritatis – mëshirim, Campana – këmbana, kumbona; Campanillum – këmbanore,
Comunionum – kungim, Confesionum – rrëfim, Conventus – kuvend, Cresima – kreshma, krisma; Cristianus – i krishtere, Crucis – kryq, Diachone – dhjak, diakon; Ecclesia – kisha, Elemosinum – lemosha, Episcopatus – peshkopata, ipeshkëvia, Episcopus – peshkop, ipeshkëv; Evangelium – ungjilli, Fratum – frat, frati, Infernum – ferri, Litanum – litania, Iter – altar, Messario – meshari, Missa – mesha, Monaca – murgesha, Monachus – murg, Monastirum – manastir, Navitatis – Krishtlindja , Këshënella; Praedicant – predikoj, Paschalis – pashka,
Pecatum – mekat, Pretium – prift, Rosarium – rruzare, Rosalia – rrëshaja, Sacerdos – prift, presbyteros – prift i vjetere, Sanctum – i shenjtë, shenjëtor, Sacramentum – sakrament, Suora – motra murgeshe, Te Deum – (te falem Ty o Zot, Sancta Trinitas – Trinia e shenjtë (Triniteti), Spiritus sanctum – shpirti i shenjtë etj, etj.
Ritet fetare dhe liturgjia ne kishat iliro-arberore zhvilloheshin në gjuhen latine dhe greke antike, por perkthimi dhe pershtatja e termave latine ne gjuhen iliro-arberre, deshmon se katekizma, kungimet, pagezimi, rrefimi, mësimi i parimeve themelore të doktrinës se krishtere, zhvilloheshin në gjuhën amtare iliro-albaneze, pasi vetem kesisoj, kuptoheshin nga njerëzit e thjeshtë. Pra gjuha ishte faktori qe lidhi komponentët etno-kulturore me ato shpritërorë – fetarë, duke kontribuar ne formimin e individualiteti kombetar te arberve.
E njëjta dukuri ndodhi me emërat e shenjëtorëve apostolikë dhe të martirëve të hershëm krishtërimit, të cilët u përshtatën në gjuhën iliro-arberore, kësisoj Paulus u quajt Pal, Stefanus – Shtjefen, Andrea – Ndre, Giovanni – Gjon, Demetrius – Dhimiter – Mitër, Giacomo – Gjokë, Tomasso – Toma, Nikolla – Kola, Georgius – Gjergj – Gjel etj. Kjo praktike për t’i përshtatur emërat e shenjëtorëve në gjuhën tonë, vazhdoi dhe me shenjëtorët e shekujve të mesjetës së vonëshme, si me Shen Francesco, të cilin arbërit e quajtën Çesk dhe Fran; Shen Antonio – Shen Ndoj, Shen Ndou, Shen Noj, Sënoj etj, etj.
Hershmërinë e krishtërimit shqiptar e provojnë gjithashtu një sërë emrash vendesh që u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shek. IV-VI, madje kishat e para iliro – arbërore kishin emërat e tyre. Në antikitetin e vonshëm dhe në mesjetën e herëshme, në trojet tona, u krijuan toponome të reja, me emërat e shenjëtorëve dhe të martirëve të krishtërimit të kishave ilire – arbërore, madje emërat e rinj u shqipëruan dhe u përdorën si emëra lagjesh, fshatrash, krahinash e malesh, për pasojë disa fshatra humbën emërin origjinal dhe morën emërat e shenjëtorëve të kishave, te ipeshkevive e te katedraleve të dioqezave sufragane, ndër të cilët po rendis:
Shtish – e mori emërin nga Sanctus Matheus.
Shengjergj – Sanctum Georges.
Shirgj dhe Shirgjan – Sanctus Sergius.
Shijak – Sanctus Joachinus.
Stefaniaka – Shtjefen – Sanctus Stefanus.
Shëmri – Sancta Maria.
Shupal dhe Shpal – Sanctus Paulus.
Shijon, Shengjun – Sanctus Johannes.
Shiroka – Sanctus Rocco (Roko).
Shënlli, Shendellia – Sanctus Ilia.
Shënpremte – Sanctus Veneranda.
Shmili, Shumilli – Sanctus Mehilli.
Shubak – Sanctus Bakus.
Shënkoll, Shinkoll, Shënik – Sanctus Nikolla.
Shëndekla – Sanctus Tekla.
Shëndre – Sanctus Andrea
Shëmitër – Sanctus Demetrius
Shënandoj, Snoj, Ndoj – Sanctus Antonio etj., etj.
Shenavlash – Sanctus Vlasus
Shtuder – Sanctus Teodorus
Shkallnuer – Sactus Januaris (Shen Kallnueri)
Kjo shpeshtësi dhe shtrirje e gjërë e toponimisë së krishterë në trevat shqiptare, tepër e rrallë në vendet e tjera ballkanike, dëshmon se populli yne, besimin e krishterë e perqafoi, e përceptoi dhe e zbatoi në gjuhën amëtare, në gjuhën iliro – arbërore. Kjo kulturë e krishtere shprehet dhe ne treven e Martaneshit, ku ende ruhen toponime te krishtera si Shemtrina (Shen Miter), Shenkoll (Shen Nikolla), Shen Premte, Shelleshi (Shen Aleksanderi), Shumili (Shen Mehilli), Shen Martini, Martinida, Kroi i Kishes, Fushë Kisha, Gjoni (Shen Gjoni), Shkiara (Shen Kiara), Kisha e Dedës, Shqema e Kishes, Gurra e Murgut, Kisha e Hidrait, Arat e Kishës, Kroi i Krishtit (Kostenje), si dhe emëri i fshatit Peshk, me origjinë nga forma e shkurtuar e emërit Peshkopata, njelloj si Peshkopia ne Diber, Peshkepia ne Vlore, Peshkepia ne Sarande etj.
Farlato, Eubel, Makuŝev, Gams etj, theksojne se ne fund te shekullit IV, banorët e Kunavisë në Epirin e Ri, e përqafuan krishtërimin, por vetëm në fund të shekullit e V, kishat dhe manastiret e kesaj treve u organizuan ne Dioqezen shufragane te Kunavise, ne varesi te ipeshkevise se Durresit. [2, 11, 12]
Në “Illyricum sacrum” rezulton se kisha e pare në qendër të trevës, në antikitet mbante emërin e Shen Dhimitrit, e cila në shekujt V e.s u bë katedrale e dioqezës shufragane te Kunavisë. [2]
Ne shekujt V – VI, Kunavia ishte seli peshkopale: Diociesi Chuanviense. [13]
Ne relacionin e viti 519, i deleguari i Papes Hormisdas, pasi vizitoi trojet iliro-arberore, shkruan se kryepeshkopi i Durresit dhe peshkopet e dioqezave sufragane te Stefaniakes, Kunavise, Krujes etj, vareshin nga Kostantinopoja, ndersa Dioklea, Lezha, Skampa, vazhdonin te ishin te lidhura me Papen e Romes. Nga ky relacion kuptojme se Epiri i Ri kishte dioqeza te lidhura me Romen, dioqeza te lidhura me Kostantinopojen, por dhe dioqeza “te perziera”, si ajo e Kunavise, me kisha te lidhura me Romen dhe disa te lidhura me Kostantinopojen.[14] Gjate shizmes te Akacit, dioqeza e Epirit te Ri kaloi në varësi të Patrikanës të Kostantino-pojës. Kete periudhe historike e spjegon historiani Pellumb Xhufi, i cili shkruan: “Arberit, ne mesjeten e hereshme, perqafuan te njejtin besim fetar me Bizantin. Perhapja e fese se krishtere ne trojet tona, konfirmohet me faktet, se duke filluar nga shekulli i IV, prania e selive Peshkopale ne Arbanon si te peshkopa-tave Skampa, Stefaniaka, Kunavia, Kruja, ne varesi nga Metropolia e Durresit, kishin kisha te mirestrukturuar. Vlen te theksohet se, ne ndryshim nga provincat fqinje Praevalis, Dardania, Epirus Vetus, kleri i provinces Epirus Novus, u lidhen me Kostantinopojen, kesisoj ne momentin kur ndodhi “kriza akaciana” me Romen, u arrijt deri ne perplasje te hapura per te fituar kishen Ilirike”.
Kisha ilire ne fundin e shekullit VI bëhet e njohur nëpërmjet korespondences se Papës Gregori i Madh, i cili me dy qarkoret derguar klerit te Ilirise, ndriçon disi gjendjen fetare dhe gjendjen e popullit të rraskapitur nga sulmet sllavo-avare dhe prirjet per t’u lidhur me kishen bizantine. Papa i tërheq vëmendjen kryeipeshkëve te Durresit dhe ipeshkeve te dioqezave shufragane te Stefaniakes, Krujes, Lezhes dhe Kunavise, qe te punojne per forcimin e lidhjes me kishen e Romes. [15]
Ne rgjistrin kishtar te viteve 905 – 907, te hartuar nga perandori bizantin Leo VI Sapiens (886 – 912), renditet dhe eklezia Chonubiensem (Kunavia), e cila ishte ipeshkevi shufragane e Metropolise se Durresit, qe ate kohe ishte zgjeruar dhe kishte ne varesi ipeshkevite shufragane te Stafaniakes, Krujes, Kunavise, Lezhes. Kunavia ishte dy kishtare, pak kisha te varura nga Roma dhe shumica ne varesi te Patriarkanes te Kostantinopojes. [16] Kjo eshte arsyeja pse Farlato dhe Koleti, autoret e “Illiricum Sacrum”, kur flasin per dioqezen e Kunavise per shekujt IV – X, thone se Propoganda Fide, nuk ka dokumenta te hollesishme, pasi kjo dioqeze ishte ne varesi te Kostantinopojes.
Perandori bizantin Jan Cimiskes (John Tzimiskes – me origjine armene) ne vitin 976 shkruan se Metropolia e Durresit shtrihej nga Tivari ne Vlore dhe kishte ne varesi 15 peshkopata sufragane: Antivari, Ulqini, Shkodra, Drishti, Dioklea, Pulti, Elisoni, Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Benda, Amantia, Apollonia, Vlora etj. [17, 18]
Në vitin 1022, Papa Benedikti VIII, ia hoqi Durresit ipeshkevit e Tivarit dhe Ulqint dhe ia kaloi kryeipesh-këvisë së Raguzës, ndersa dioqezen e Kunavise e la perseri ne varesi te Metropolise se Durresit.
Ne shekujt X – XI, ipeshkevite e Tivarit, Shkodres, Drishtit, Pultit dhe Ulqinit ishin ne varesi te Romes, ndersa dioqezat e Durresit, Krujes, Kunavise, Stefaniakes.
Sipas arkimandritit Nil Dhoksopatri, ne vitin 1143, nga 15 dioqeza, qe kishte pasur ne varesi, Metropolise se Durresit, i mbeten vetëm 4 dioqeza: Lezha, Kruja, Stefaniaka dhe Kunavia. Keto tre te fundit, ishin ne territoret e Arberise dhe administrativisht te lidhura me Durresin. [19]
Dobësimi i pushtetit qendror te Bizantit dhe decentralizimi i tij, në fundin e shekullit XII, ndikuan që Arberit, te krijojne nje strukture administrative te pavarur, me tipare të qarta shtetërore, e cila shpejt u kristalizua ne një dinasti sunduese me fisniket vendas. Ne vitin 1190 princi Progon themeloi Principaten e Arberit, i pari shtet ne historine tone mesjetare Principata feudale e Arberit, me kryqender Krujen e ruajti në mënyrë të qëndrueshme shtrirjen Drin-Shkumbin, duke krijuar nje komunitet arberor te forte politik, adminis-trativ dhe fetar. Princat e dinastise Progoni, i forcuan lidhjet me Vatikanin. Papa Inoçenti III, ne letren derguar ne vitin 1208 princit Dhimiter Progoni, te cilin e quan “nobili viro Demetrio albanensi principi” dhe “Judex Albanorum”, i kerkon te braktisi fene bizanatine dhe te kaonte ne rradhet e popujve katolike. Ne vitet e Shtetit te Arberit, filloi kthesa, shumica e ipeshkevive kaloi ne varesi te Romes, mes tyre dhe ipeshkevia e Kunavise, madje nga viti 1210 dhe ne vazhdim, 41 ipeshkevet e dioqezes se Kunavise ishin te gjithe katolike, te emeruar nga Papa. Dhespoti i Artës Mihal Engjell Komneni, ne letren e dates 20 qershor 1210, permend dy burra fisnike, Simonin peshkop i Kunavise (Chunaviensem episcopum) dhe Theodhorin peshkopi i Cernikes (Cernicensem episcopum). Dok. 35, Acta Diplom. vol. I. [18, 20]
Forcimin e kishes katolike ne Kunavia e pershkruan Papa Inoçenti IV, ne letren e 8 gushtit te viti 1250, qe i dergon Urdhrit të Predikatorëve në Hungari, te cileve u ben thirrje, që ndër te tjera “të kujdesen ne veçanti për Kunavinë, sepse atje, disa peshkopë dhe shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës tone të shenjtë Romane“. (Šufflay, Acta diplomatica A, I, faqe 199). [18]
Anonimi i Gorkes, ne vitin 1308, shkruan se ipeshkevite e Arberise se mesme Kunavia, Stefaniaka dhe te Arberise veriore (Pulti dhe Dibra), “nuk jane as katolike dhe as shizmatike, por po te ishte dikush qe t’i u pro-pozonte fjalen e zotit, ata do te behen katolike te paster, sepse i duan latinet”. [21].
Ne vitin 1332, kryepeshkopi i Tivarit Gulielmo Adae, ne informacionin per mbretin e Frances Filipi VI ne Avinjon, shkruan se te gjithe banoret e Albanise jane katolike. [22]
Pavaresisht nga keto mosperputhje, rendesi ka se ne shekullin e XIV, albanezet u lidhen me kishen katolike, si tregon dhe M. Šufflay per ipeshkevine e Skampa e cila ne shekujt XI – XII ishte dioqeze bizantine, ndersa ne shekullin e XIV shfaqet si dioqeza katolike e Vregut (Vregensis, Bergarensis, Bregarensis). [18].
Ndonese Regnum Albaniae u shpall zyrtarisht në vitin 1272, ne dokumentat papale, per here te pare eshte përmendur ne vitin 1317, ne dy bulat e Papa Gjoni XXII dhe te dyja te lidhura me dioqezen e Kunavise.
Dokumenti i parë i kancelarise Papnore, është bula e Papes Gjoni XXII, e 10 maj 1317, qe i drejtohet Imzot Guljelm Montegrano, ipeshkëvi i Kunavise, ne kryeipeshkevine e Durrësit te Regnum Albaniae, i cili urdhero-hej te paraqitej në Avinjon, ku ne kete kohe ishte transferuar selia Papale. Kjo bulë, eshte me vlera te medha historike kombetare, si per faktin se eshte i pari dokument, me te cilin Papa e njeh zyrtarisht Regnum Albaniae, por dhe sepse lidhet me historine e treves se Kunavise, qe ishte pjese e Mbreterise se Albanise dhe te dioqezes, ku ishte forcuar kisha katolike. Rruga nga Kunava në Avinjon ka zgjatur rreth 20 ditë, sepse në bulën tjeter te dates 18 maj 1317, Papa e urdheron Imzot Gulielm Montegranon, të paraqitet urgjentisht e personalisht brenda 20 ditëve “infra viginti dies se coram pontifice personaliter sistat”, çka na ben te supozojme se ka arrijt ne dhjete ditet e para te qershorit, por nuk dime sa kohe qendroj ne France. Rendesi ka, se pasi u kthye, Imzot Montegrano u be inspiruesi dhe organizatori i kryengritjeve antiserbe ne Kunavi, Trafandina (Miredita), Mati, Kruja, Stefaniaka, Benda, Dibra etj.
Mbreti Karli I Anzhu, ishte katolik, kesisoj perkrahu e favorizoj forcimin e kishes katolike, si rezullton ne nje kronike te vitit 1295, te Galvano di Levante, i cili tregon kthimin ne katolike te shume familjeve fisnike si Skura, Matranga, Blinishti, Topia, Vrana, Martaseos i Martanas (Martaneshit), Dukagjini, Zakaria etj dhe si kuptohet dhe popullsia e ketyre trevave, ndoqi shembullin e fisnikeve.
Bula e dyte e Papës Gjon XXII, e 17 shtator 1317, i drejtohet Imzot Ndreut (Andrea Croensis – Andrea Krutani), ipeshkevi i Krujes, i cili krahas detyrave te tjera, ngarkohej nga Papa të konfirmonte emerimin e At Gjon Rubeut në famullinë e kishës së Shën Nikolla në Petrosa të dioqezës se Kunavisë, pra flitet per kishen e fshatit Lena te sotem. At Gjon Rubeu, eshte i vetmi prelat i famullive te Kunavise, qe rezulton ne dokumentat e kohes, çka sugjeron se duhet te kete qene klerik i rendesishem, per derisa ishte permendur ne bulen e Papes. Sipas M. Šufflay, famullia e Shen Nikolla ne Petrosa, ishte shumë e pasur. [18, 23]
Nga shekulli XIII, Dioqeza e Kunavise kishte Katedralen e Shen Gjon Pagezorit, nje ndertese madheshtore e ndertuar me mermer te latuar, si e pershkruajne Farlato dhe Koleti, ne vepren “Illirici sacrii”.
Ne nje dokument (Acta concistorio) te vitit 1420, rezulton se katedralia e dioqezes sufragane e Kunavise, ne antikitet mbante titullin e Shen Demetrii: “Sed nomine S. Demetrii antiquitus ornatam fuisse indicant acta; nec constat, quo tempore haec mutatio contigerit. Ecclesia Canoviensis titulo San Joannis Baptistae, nunc dicata est”, por me pas, u konsakrua me titulln e Shen Gjon Pagezorit, por nuk dihet viti i sakte kur e ndryshoi emrin. [2]
Me siguri emri iu ndryshua pas termetit te rende te vitit 1275, qe shkeputi nje pjese te shkembit perballe, qe e demtoi ndertesen ekzistuese, ndersa katedralia e rindertuar u konsakrua Shen Gjon Pagezori, mbrojtesi i i barinjeve, bujqeve dhe nga fatkeqesite e natyres.
At Farlato dhe At Koleti, ne “Illirici sacrii” shkruajne: “La Chiesa Canoviense è intitolata a San Giovanni Battista, verso il quale gli abitanti sono affetti da grande venerazione; il tempio della cattedrale è ancora integro, costruito di blocchi tagliati di bel marmo. Ne katedrale kishte afreske, ikona dhe shtatore shenjeto-resh, natyrisht u shkaterruan nga barbaret turq, kur e pushtuan kete treve, por banoret e Martaneshit kane ruajtur dhe nje statuet te Jezu Krishtit, e derdhur ne bronx dhe padyshim prodhuar ne vend ne farkat e Batres e gjetur ne rrenojat ne Fushe Kishe te Theknes dhe e ruajtur nga malesoret martaneshas.
Bazuar ne dokumentat e Propogandes Fide, At Farlato dhe At Koleti ne veren madhore “Illirici sacrii”, theksojne se ne sheujt XIII – V, dioqeza e Kunavise kishte 23 famulli: “Da esso dipendevano 23 parrocchie, fra cui da notare una chiamata da Santa Maria “de Numenalta”, dove un tempo fu un celebre Monastero dell’Ordine Benedettino”. Duke theksuar se ky kuvend eshte nder me te hereshmet i themeluar nga urdheri Benedektin, te cilin Farlato dhe Koleti e quajne “Numenalta”, ndersa Cordignano e sqaron se eshte “Shume e Nalta Shën Maria Hyjlindëse e Martaneshit. [24]
Malesoret e Kunavise e nderonin kultin e Shen Merise, si deshmon gjetja ne fshatin Gjon e nje ikone te pikturuar ne dru, me permasa 12 x 7 cm, e cila mbahej e varur ne qafe nga grate. Ne kete ikone eshte pikturuar Shen Maria dhe apostoli Shen Gjoni me librin ne doren e majte, hartues i Ungjillit, por ndofta simbolizon dhe scriptorium te manastirit ku murgjit shkruanin dhe lidhnin libra.
Fragment i statuetes te Jezu Krishtit i kryqezuar, e derdhur ne bronz,
Prodhim ne shekujt VI – X.
Ne manastrin e Hyjelindeses Shen Maria, pas lutjeve, murgjerit kalonin kohe te gjate ne dhomat e shkrimit scriptorium monasticum, shkruanin, kopjonin e faqosnin libra. Me duart e tyre kane shkruar ungjille, kodikë, mesharë, inkubula, letra, tekste katekizme, formula pagezimi dhe celebrimi martesash ne kisha e treves. Keto doreshkrime shkruheshin ne latinisht, ne greqishten antike dhe ne gjuhet sllave, por pa me te voglin dyshim, ndonje eshte shkruar dhe ne gjuhen albaneze, per deri sa kjo ishte gjuha liturgjise dhe e sherbimeve ne 23 kishat e Kunavise dhe ne ato arberore.
Shen Maria dhe apostulli Shen Gjoni me librin ne doren e majte.
Ikone e shekujve VI – X
Studiuesi Valter Shtylla shkruan se Abacia e Shën Mërisë në Martanesh ishte një Kuvend katolik, qendër e rëndësishme fetare e familjes së Kastriotëve, të cilën Gjoni me Vojsaven dhe me femijët e vizitonte shpesh me dhurata dhe të holla. Manastiri, ka shërbyer si shkollë për përgatitjen e priftërinjve të rinj, prej ku më pas vazhdonin studimet per teologji në Padova. [25]
Ne Manastirin e Shen Marisë Hyjelindese, ndodhej dhe varri i Stanisha Kastriotit, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1446. [26]
Ndermjet 23 famullive te dioqezes se Kunavise, shquhen katedralia e Shen Gjon Pagezorit, Manastiri i Shen Maries Hyjlindëse, abacia e Shen Aleksandrit ne Val, ku mendohet se ishte varrosur Vojsava Kastrioti, famullia e Shen Nikolles dhe Sehn Andrea ne fshatin Lene, manastiri i Shen Martinit dhe kisha e Shen Premte ne fshatin Peshk, kishat e Shen Gjergjit, Shen Kiara (ne Malcu), Shen Gjonit, Shen Mehillit ne fshatin Gjon, Kisha e Qytezes ne Val, etj, etj. Si rezulton nga kronikat e mesjetes, Gjergj Kastrioti adhuronte Shen Mehillin, andaj shkonte shpesh ne kete kishe te fshatit Gjon, per te asistuar ne meshat dhe ceremoni te ndryshme fetare.
Nje aspekt tjeter interesant, e pershkruan von Hahn pas vizites ne Val ne vitin 1853. Ne librin e tij botuar ne Viene, tregon historine e kembanes te katedrales se Shen Gjon Pagezorit: “Martineshi ruan deri ne ditet e sotme nje kambane te madhe te kishes. Ajo perdorej per te thirrur mbledhjen e komunitetit. Ne kohen e vdekjes se Sulltan Mahmudit, ora e qytetit te Elbasanit u dogj dhe kambana u shkri. Qytetaret e Elbasanit kerkuan te blejne kambanen e Martineshit, por kjo kerkese iu refuzua nga malesoret, kesisoj atyre iu desh te blenin nje te re ne Trieste”. “Diese Gebirgsansicht bildet den westlichen Eingang zur alten Candavia, Martinesch in der Nachbarschaft von Molajesch bewahrt bis anf den heutigen Tag eine grosse Kirchenglocke; sie wird jetzt dazu benutzt, um die Gemeinde zur Versammlung zu rufen. Als zur Zeit des Todes von Sultan Mahmud der Stadtuh-rthurm von Elbassan abbrannte und dessen Glocke schmolz, verlangten die Städter die Glocke von Martinesch zu kaufen, sie wurden aber abschläglich bedeutet, und mussten sich eine neue von Triest verschreiben”. [27]
Si shihet dhe ne gjysmen e dyte te shekullit te XIX, historia shume shekullore e dioqezes se fameshme te Kunavise dhe e katedrales se Shen Gjon Pagezorit, ishin ende te gjalla, terheqese, inspiruese me misteret dhe
mistiçizmin, te admirueshme me pasurine e tyre historike, fetare, kulturore dhe patriotike.
Literatura
- Angelo Ranon. San Paolo. Vita e lettere. Introduzione al nuovo testamento II. Messaggero. Padova 1991.
- Daniele Farlato et Jacopo Coleti. Illyrici Sacrii: Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis et
Sirmiensis cum earum suffraganeis, 1751 – 1819. Tomo 7
- Andrea Llukani. Krishtërimi në Shqipëri. Botim:T. Xhagjika” Tiranë, 2014, faqe 8- 11
- Moikom Zeqo. Kulti i Shën Astit, Gazeta Shqiptare, 26. 04. 2001
- Lutfi Alia. Kunavia I, Zemrashqiptare.net. 2012
- Arnaldo Marcone. Pagano e cristiano. Vita e mito di Costantino, Roma-Bari, Laterza, 2002
- Lutfi Alia. Shen Jeronimi i Ilirisë. Zemrashqiptare.net. 2012
- Dione Cassio, Vita dei Severi, 77, 9, 5
- Makuŝev. O Slavjanah v Albanie. Vavsavskij Univers. Izvestija. 1671. Heft 3, f. 128
- Cosmas Indicopleustes christianae topographiae prologus, hypothesis, pinax. Traduttore Holstenius
Lucas, 1596-1661, Topographia Christiana
- Konrad Eubel, Hierarchia Catholica Medii Aevi, vol. 1, p. 218; vol. 2, p. 141; vol. 3, p. 175]
- Pius Bonifacius Gams, Series episcoporum Ecclesiae Catholicae, Leipzig 1931, p. 408]
- Indice generale alfabetico delle materie del dizionario di erudizione storico-ecclesiastica. Cav. Gaetano
Moroni Romano, aiutante di camera dei sommi pontefici Gregorio XVI e Pio IX. anno 1878. Canovia
già sede vescovile d’Epiro. Vol VII, pag. 198
- Collection Avellana 81, Corpus Scriptorum Ecclesiasticorum Latinorum, XXXV ediz,
Wien 1895 – 1898, f. 225 – 229
- Gregoire, Epistolae, MGH, Ep. : L.Hartmann, II, Reg. VIII – XIV, München 1978 (597 – 599:
(Ep. VIII, 10), (Epistolae IX, 156)
- Darrouzès Jean. Notitiae episcopatum ecclesiae Constantinopolitanae: texte, critique, introduction et notes
- Inst. Franç. D’Etudes Byazantine. Paris 1981
- Xhufi P. Dilemat e Arberit. Shtëpia botuese “Pegi”, Tirane 2006. f 477
- Tholloczy L, Jiricek J, Sufflay: Acta et diplomata rex Albaniae mediae aetatis illustrantia.
Volume II Vindobonae 1913-1918
- A. Ducellier, L’Albanie entre Byzance et Venise, Xe – XVe siècles. – London 1987
- Migne. Patrologia Latina. Vol.215. Roma. 1864; col. 1343 – 1344
- Descriptio Europae Orientalis, a cura di O. Górka, anno MCCCVIII; Crakowie. Symtibus Acadeniae
Litterarum. 1916
- Gulielmus Adae. Directorium ad passgium faciendum per Philippum regem Franciae, in terram sanctam
anno 1332. Paris 1906
- Gjon Berisha. Arberoret, ndermjet kishes perendimore dhe asaj lindore ne shekujt XI – XV. Prishtine 2015
- Cordignano Fulvio. Geografia ecclesiastica dell’Albania dagli ultimi decceni del secolo XVI alla metà del
secolo XVII. Orientalia christiana periodica. Roma 1938
- V. Shtylla, Gazeta Shqiptare. Shkurt 2018
- Forschungen Vol 1, f. 142
27. Johann George von Hahn. Albanesische Studien” BD 1-3 Jena 1854
“Martineshi ruan deri ne ditet e sotme nje kambane te madhe te kishes. Ajo perdorej per te thirrur mbledhjen e komunitetit. ÇFARË MË METI NË MBAMENDJE JANË MALËSORËT E MARTANESHIT QË NUK E SHITËN KISHËN , KJO TREGONN SE MALËSIA E JONË KRENARE ME XHELOZI I KA RRUAJTUR TIPARET E TË QENIT NJERI NË PLOTËKUPTIMIN E FJALËS.U KËNAQA DUKE LEXUAR JU FALEM NDERI PROF LUTFI ALIA- BEKIMI MBI FAMILJENN TËNDE DHE FAMILJET SHQIPTARE