Mbrëmjen e së martës, Joe DioGuardi, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, gjithashtu dhe “President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro –Amerikane” paraqiti librin e tij “Kongresi i Papërgjegjshëm”.
Joe DioGuardi, në fjalën e tij përshëndetëse përmendi me krenari origjinën e tij shqiptare, si një arbëresh që nuk harron kurrë prej nga i ka rrënjët, madje theksoi: “Të jesh shqiptar, detyrimisht je dhe republikan. Nuk ka asnjë shqiptar që mos të pajtohet me këtë që po them. Nuk është deklaratë politike sesa origjina e vërtetë e shqiptarit që ndër shekuj ka qenë konservator, ndaj jam i lumtur që sonte jam përballë jush, përballë të gjithë shqiptarëve që janë miqtë e mi”.
Aktiviteti u mbajt në një ambient të njohur republikan në Bruklin të Nju Jorkut. Të pranishëm ishin zyrtarët më të lartë republikanë të NY dhe përfaqësuesit më në zë të komunitetit shqiptar në SHBA. DioGuardi po mbështet Trump në garën e republikanëve për President të SHBA dhe po bën fushatë me shqiptarët e Amerikës, për ta mbështetur atë.

Komentet