VOAL – Me 17 Maj 2017, ish-Kongresisti dhe Presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi deshmoi ne nje Degjim Kongresional mbi Ballkanin para Nenkomitetit per Evrope, Evroazi, dhe Kercenime te Reja te Kongresit te SHBA-ve.
Joe e vendosi ne fokus te fjalimit te vet krizen politike ne Maqedoni dhe sulmin brutal te 27 Prillit ndaj Parlamentit Maqedonas nga perkrahesit e Kryeministrit Nikola Gruevski dhe partise se tij VMRO-DPMNE ku per qellim ishte vrasja e Deputetit Ziadin Sela, kryetar i Levizjes per Reforma te Partise Demokratike Shqiptare (LR-PDSH) si dhe udheheqes i Aleances per Shqiptaret qe tani eshte ne koalicion me Partine Social-Demokrate te Zoran Zaevit. Ky sulm, qe lendoi mese 100 persona, ndodhi si rezultat i zgjedhjet se Talat Xhaferit ne postin e Kryetarit te Parlamentit te Maqedonise, duke u bere keshtu shqiptari i pare i zgjedhur ne kete pozite.
Deklaratë e Hon. Joseph J. DioGuardi President, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane
Komiteti për Marrdhënie me Jashte i Kongresit
Nënkomitetit për Evropë, Evroazi, dhe Kërcënime të Reja
“
Ballkani: Kërcënimet për Paqën dhe Stabilitetin
”
17 Maj 2017
Ngjarjet e ndërlidhura me sulmin brutal ndaj Ziadin Selës si lider i reformës politike në Maqedoni
Me 27 Prill 2017, Talat Xhaferi u zgjodhë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë. Ata që përkrahën zgjedhjen e tij, të shqiptarit të pare të zgjedhur në këtë pozitë, u sulmuan brutalisht nga
deputetët e VMRO-DPMNE -se dhe banditët e paramiliatarët e tyre në një përpjekje për të futur frikë dhe terror në mendjet dhe zemrat e atyre që kanë vendosur të reformojnë qeverinë e
korruptuar maqedonase nën Kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka udhëheqë me qeverinë sikur të ishte një ndërmarrje kriminale për pesëmbëdhjetë vitet e kaluara. Ai totalisht ka kontrolluar
çdo aspekt të qeverisë maqedonase, duke përfshirë gjyqet, përmes korrupsionit, patronazhit, dhe taktikave tjera mafioze.
Për muaj të tërë, para ngjarjes trishtuese të 27 Prillit, Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës dhe Kryetar i Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare, LR-PDSH (që është në koalicion me Zoran Zaevin e partisë maqedonase LSDM, kundershtarë të VMRO-DPMNE-se), ishte cak i propagandës agresive që tentonte ta paraqiste atë si “armik të popullit”që duhej eliminuar.
Rezultati ishte një sulm brutal mbi Selën, në veçanti, nga njerzë të maskuar dhe police të forcave speciale, që u lejuan nga policia qeveritare maqedonase që të sulmonin Deputetët për mëse dy orë rresht pa asnjë intervenim të forcave policore që ishin present aty.
Ziadin Sela u qëllua shumë here në kokë, u rrëzua për tokë pa vetëdije, dhe u la për të vdekur nga 2 sulmuesit, kur u tërhoq nga kolegët e tij dhe u rikthye në jetë me ndihmë mjekësore. (Kjo mund
të shihet kjartazi edhe nga fotografitë e zmadhuara e te paraqitura këtu të Selës së përgjakur më 27 Prill që i kam sjellë këtu për këtë dëgjim.)
Z. Kryetar, përdorimi i paramenduar i dhunës për të futë frikë për të arritur tek qëllimet politike duhet të bëjë VMRO-DPMNE-në të njihet si organizatë terroriste nga Departamenti i Shtetit, njejtë siç është vepruar me grupe tjera politike që kanë promovuar terrorizmin.
Partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski përfaqëson një lëvizje të dhunëshme anti-shqiptare në Maqedoni VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevksi është kjartazi një parti politike e dhunëshme anti-shqiptare e cila në gjirin e vet ka shumë anëtarë me të kaluar kriminale, duke përfshirë edhe Deputet që janë denuar për krime të rënda, sic është rasti i Jovan Tarculovskit i cili me 2005 ishte dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Krime të Luftës në Ish-Jugosllavi për krimet e luftës të bëra ndaj njëqind shqiptarëve gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në mes të shqiptarëve etnikë dhe forcave të sigurisë së qeverisë maqedonase. Traculovski është tani Deputet nga rradhët e VMRO-së.
Kriza e tanishme politike dhe kaosi ekonomik në Maqedoni kanë pasur efekt shumë negative në jetën e popullatës shqiptare, e cila edhe ashtu ka një nivel të lartë të papunësisë, vecanërisht
në mesin e të rinjëve. Është e kjartë se diskriminimi ekonomik kundrejt shqiptarëve është përdorur si një instrument i institucionalizuar i spastrimit etnik, në mënyrë të ngjashme sic kishte
vepruar edhe tanimë diktatori i ndjerë serb Milosheviq në Kosovë nga 1989 deri më 1999 kur SHBA-të dhe NATO bombarduan Serbinë dhe e sollën Milosheviqin para drejtësisë
ndërkombëtare në Hagë. Milosheviqi ishte akuzuar për “krime kundër njerëzimit”— krime këto që tani po përsëriten nga racizmi dhe shovinizmi sllav nën drejtimin e Nikola Gruevskit edhe sot.
Duke e pare situatën e përkeqësuar ekonomike dhe politike në Maqedoni gjatë mëse gjashtëmbëdhjetë viteve pas Marrëveshjes së Ohërit që kishte për qëllim përfundimin e konfliktit
të armatosur në mes shqiptarëve etnik dhe maqedonasëve, tani shihet kjartë se rrënjët e këtij konflikti janë politike, jo etnike. Kriza e tanishme është përpjekj e për të marrë pushtetin dhe për
të kontrolluar resurset financiare nga VMRO-DPMNE dhe Nikola Gruevski, që po refuzojnë që në mënyrë paqësore ta transferojnë pushtetin tek Zaev dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM, të
cilët kanë arritur shumicën e kërkuar parlamentare sipas kushtetutës së Maqedonisë për të krijuar qeverinë e re qysh me 27 Prill. Frika kryesore që ka VMRO është nga akuzat kriminale që do
mund të ngriten ndaj udhëheqjes së partisë, duke përfshirë këtu edhe ndaj Kryeministrit Gruevski si dhe ndaj drejtorit të Shërbimit Sekret, sapo që ata të mos jenë më në pushtet.
Potenciali i Involvimit Rus në Maqedoni
Kjo ngre shumë mundësinë reale të involvimit rus në Maqedoni pasi që Gruevski do të mirëpresë çfarëdo lloj ndihme ruse për të kthyer krizën e tanishme politike në konflikt ndëretnik me implikime rajonale pasi që Maqedonia kufizohet me Shqipërinë dhe Kosovën, Greqinë e Serbinë. Dhe, ekziston rreziku i vërtetë se Rusia do të mund të përdorë pozitën e palakmueshme
të Gruevskit dhe VMRO-së për të nxitur një front të hapur ndëretnik në mënyrë që të fuqizojë pozitën e vet në Ballkan. Mundësia që kjo të ndodhë, duhet të jetë arsyeje e bollshme për SHBA-
në dhe BE-në që t’i kundërpërgjigjen ngjarjeve kaotike të 27 Prillit sa më shpejt që të jetë e mundur. Serbia vec ka paralajmëruar se po përgatitet për më të keqën në Maqedoni dhe se do të
intervenojë për të mbrojtur interesat e veta nacionale. Në një skenar të tillë, Rusia mund të shfrytëzojë armiqësitë ndëretnike për të zgjeruar influencën e vet regjion ale duke i ofruar
përkrahje Maqedonisë edhe Serbisë.
Marrëveshja e Ohërit është kompremetuar nga Shkupi 2014
Retorika anti-shqiptare e VMRO-se si dhe ekskluziviteti për maqedonët është bërë i kjartë me projektin Shkupi 2014 që qeveria maqedonase e ka implementuar duke ndërtuar muze,
ndërtesa qeveritare, dhe monumente tjera me figura historike të rajonit, duke menjanuar krejtësisht identitetin shqiptar nga e gjithë literature, arkitektura, dhe simbolet. VMRO-DPMNE
e ka bërë këtë, edhepse shqiptarët ishin shumicë e popullatës në Shkup nga 1800 deri më 1992, kur shumë prej tyre emigruan në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pas rënjes së komunizmit në
Shqipëri. Shkupi 2014 është dhunimi më serioz i Marrëveshjes së Ohërit, gjë që u bë e mundëshme përmes përuljes ndaj VMRO-DPMNE-së të partisë shqiptare në koalicion qeverisës,
Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të udhëhequr nga Ali Ahmeti, si dhe përmes heshtjes së SHBA-ve dhe BE-së.
Si rezultat, gjashtëmbëdhjetë vjet pas Marrëveshjes së Ohërit, shqiptarët në Maqedoni, që përbëjnë të paktën një të tretën e popullatës, kanë më pak të drejta dhe garanci sesa ato që iu janë
dhënë serbëve të Kosovës, të cilët përbëjnë më pak se pesë përqind të popullatës së Kosovës dhe janë të mbrojtur përmes një kushtetute moderne të përkrahur nga SHBA-të dhe BE. Një shtet që
ndalon përdorimin e gjuhës amëtare të një grupi kaq të madh të popullatës së vet, nuk mund tëkonsiderohet shtet legjitim. SHBA dhe BE janë bashkë-garantuese të Marrëveshjes së Ohërit, por
të dyja kanë dështuar të cojnë deri në fund implementin e saj, duke ia dhënë mundësinë Gruevskit që të thyej shpirtin e kësaj marrëveshje paqeje ndëretnike për shumë vite me rradhe.
Rrënjët e racizmit ndaj shqiptarëve në Maqedoni mund të gjenden në ish-Jugosllavi
Më 7 Mar s 1937, një memorandum i politikës së brendëshme u paraqitë në Beograd nga Dr. Vaso Cubriloviq, mentor i Ministrit të Brendshëm e brutal Aleksander Rankoviq, dhe
kriminelit të luftës Slobodan Milosheviq. Memorandumi, i titulluar “Shpërngulja e Shqiptarëve, kishte bërë spastrimin etnik por edhe gjenocidin strategji “të lejuara” për të përmbushë “largimin
masovik të shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre” [Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi] si “kursi më efektiv i veprimit.”
Në faqe 5, nga 19 faqe sa ka gjithësej memorandum, të cilin po e dorëzoj si pjesë së kësaj dëshmie, Cubriloviq deklaron se “shqiptarët nuk mund të hiqen qafe përmes metodës së
kolonizmit gradual; …mënyra e vetme për t’u marrë me ta është forca brutale e një shteti të organizuar, në të cilën ne gjithmonë kemi qenë superior ndaj tyre.” Dhe në faqe 7, “mënyra e
largimit të tyre” është përshkruar si më poshtë: “largimi masovik i shqiptarëve… është kursi i vetëm efektiv për ne… për të arritur zhvendosjën e një populli të tërë…. Parakushti i pare është krijimi i një psikoze të favorshme për ne… Prandaj, ne duhet të fitojmë kundrejt prijësve fetarë dhe njerëzve me ndikim të tyre, përmes parave apo kërcënimeve për të përkrahur zhvendosjen e
shqiptarëve…, dhe përmes agjitatorëve që e cojnë përpara këtë zhvendosje… Mënyrë tjetër do të ishte koercioni nga aparati shtetëror… ashtu që qëndrimi i tyre të bëhet i pamundur… Ne duhet
t’i japim edhe armë kolonistëve tanë…. Por, mbetet edhe një mënyrë, që Serbia e ka zbatuar me efekt praktik shumë të madh që nga 1878, dhe e cila është, djegëja secrete e fshatrave dhe
qyteteve shqiptare.”
Si person që në mënyrë active ka ndjekur ngjarjet që sollën prishjen e Ish-Jugosllavisë qënga viti 1986, në cilësinë e Kongresistit atëherë, dhe që nga viti 1989 si një advokues për të drejtat njerëzore, politike, dhe qytetare të shqiptarëve në Ballkan, mua më është më e kjartë se kurrë më pare se ngjarjet e 27 Prillit 2017 tregojnë se Nikola Gruevski po ndjekë rrugën raciste
dhe shoviniste të tanimë diktatorit të ndjerë serb Slobodan Millosheviq, i cili, nëse nuk ndalettash, do të na shpije në tension ndërtenik më të lartë dhe dhunë politike në Maqedoni, me pasoja
të mëdha ligjore për të gjithë që sikur Gruevski shkojnë hapave të Millosheviqit, hapa këta të një rruge të tmerrëshme që e cuan atë në vdekje në celinë e burgut në Hagë, dhe përsëri nuk
pamundësuan realizmin e asaj që më së shumti i frigohej, pavarësinë e Kosovës.
Rekomandime
1) SHBA nuk mund të presin edhe më tutje për BE-në që të zgjidhë këtë krizë politike në Maqedoni, për arsyet e dhëna në këtë dëshmi, dhe duhet te marrin një rol udhëheqës tani
para se Maqedonia të futet krejtësisht në kaos si dhe para se kostoja e kaosit politik, financiar dhe humanitar të bëhet e papërballueshme për SHBA-të.
2) Një hap që duhet ndërmarrë menjëherë është për SHBA-të t’i përkushtohen implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohërit, tanimë pesëmbëdhjetë vjecare, për të siguruar të drejta të barabarta për popullin shqiptar në Maqedoni. Për të arritur këtë, Kongresi i SHBA -vë duhet të krijojë një Këshill Implementues për Marrëveshjen e Ohrit. Mosekzistimi i një mekanizmi të tillë është një nga arsyejet që ia kanë mundësuar VMRO-DPMNE-së të kontrollojë lidershipin e BDI-së, partnerit të vogël të koalicionit.
3)
SHBA-të duhet të kërkojnë përligjëjen e barazisë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve me Kushtetutë pasi që Kushtetuta e tanishme (1991) ngërthen në vete nene diskriminuese nga e shkuara jugosllave që trajtojnë shqiptarët në Maqedoni si qytetarë të dorës së dytë.
4)
Sulmi shokues i 27 Prillit 2017 mbi Parlamentin e Maqedonisë nga forcat speciale policore u mundësua nga furcat e policisë, të cilat lejuan që dhuna të vazhdonte aty për gati tri orë pa intervenuar fare. Si rezultat i kësaj dhe refuzimit të Presidentit Ivanov përt’ia dhënë mandatin për krijimin e qeverisë koalicionit të LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev ku përfshihen edhe partitë shqiptare (pra, me 67 deputetë nga 120 gjithësej), SHBA-të dhe BE-ja duhet që menjëherë të vendosin sanksione ndaj Maqedonisë.
Gazetarët e dislokuar në zonat e armiqësive mbeten civilë, ndaj ligji ndërkombëtar i njeh sulmet e qëllimshme kundër tyre si krim lufte.
Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve më 2 nëntor nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová. Teksti i plotë i dokumentit është publikuar në faqen e internetit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.
“Në Ditën e 10-të Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ne përgëzojmë gazetarët sidomos gazetarët e vijës së parë të patrembur që mbulojnë konfliktet, krizat dhe emergjencat. Puna e tyre është thelbësore për të ekspozuar shkeljet e të drejtave të njeriut, abuzimet dhe krimet e luftës që përndryshe do të mbeteshin të fshehura nga opinioni publik”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Viti i kaluar pa një rritje të paprecedentë të vrasjeve të gazetarëve, gjë që është “shkatërruese dhe e papranueshme”, theksojnë zyrtarët.
Kjo ndodhi në Gaza, në Liban, në Mianmar, në Jemen, në Sudan dhe në vende të tjera, ku gazetarët, pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse, kryen me guxim detyrën e tyre, duke dhënë lajme objektive nga toka për komunitetin ndërkombëtar, ekspozuan krimet e luftës dhe dokumentuan mizoritë e luftës.
“Gazetarët ukrainas vazhdojnë të jenë objektiva të dhunës, ngacmimeve dhe ndalimeve arbitrare nga Rusia dhe forcat pro-ruse… BE-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve dhe bën thirrje edhe një herë për veprim urgjent dhe efektiv për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e medias. Gazetarët dhe punonjësit e medias janë civilë dhe duhet të mbrohen në çdo kohë thanë përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Joseph Borrell dhe Věra Jourová u bënë thirrje të gjitha shteteve që të hetojnë incidente të tilla shpejt, në mënyrë efektive dhe të paanshme. Ata theksuan se dhuna ndaj gazetarëve, kërcënimet dhe ngacmimet nxisin një klimë frike, autocensurimi apo edhe mërgimi. Pa llogaridhënie, cikli i dhunës ndaj gazetarëve do të vazhdojë, duke zvogëluar më tej hapësirën për media të lira dhe të pavarura dhe duke dëmtuar të drejtën e qytetarëve për informim, përfundon deklarata.
Siç u raportua më herët, duke iu referuar Këshillit të Evropës, më shumë se 30 gazetarë ukrainas aktualisht mbahen ilegalisht nga forcat pushtuese ruse me akuza të sajuara.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një postim në rrjetet sociale, teksa ndodhet në burg, ka rikthyer një denoncim të bërë vite më parë për situatën kriminale në Shkodër.
Salianji bën thirrje që qytetarët të bashkohen me protestën e nesërme në qytetin e Shkodrës, në orën 12:00.
Në videon, e cila është bërë shtatë vite më parë, Salianji përçon mesazhin se situata kriminale në vend është e rëndë dhe se shqiptarët meritojnë një qeveri që e lufton krimin.
“Sidomos në Shkodër në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës. Këtë e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës. Edhe kjo e sotmja ende e pazbuluar. Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve dhe javëve të fundit në zonën e Shkodrës.
Në pak muaj, në zonën e Shkodrës ka pasur 6 viktima, dy të zhdukur dhe tre makina të djegura. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di. Edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn dhe nuk shoqëron askënd. Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar. PD garanton qytetarët se që në ditën e parë të saj në qeveri do të nisë shtypjen e bandave në çdo qytet ku operojnë”, tha Salianji.
Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shkodranë që të bashkohen në marshimin protestë të ditës së shtunë ora 12:00 para bashkisë së Shkodrës.
‘Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin’, tha në një deklaratë nga selia e PD-së së Shkodrës, Izmira Ulqinaku.
Deklarata e PD së Shkodrës:
Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të gjithë prindërve që kanë vendosur të rrisin dhe edukojnë fëmijët në këtë qytet, të bëhen bashkë në marshimin protestë, ditën e shtunë me datë 2 nëntor, ora 12:00, para Bashkisë Shkodër.
Shkodra qyteti i artit e kulturës, qyteti i këngës e humorit, sot është transformuar në kopjen e shëmtuar te Palermos.
Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin.
Pasiguria ndihet kudo!
Situatën nuk e zgjidh dot Rilindja e as banda e policisë. Ata janë palë në fushata, për të ruajtur njeri tjetrin.
Ky terror që po instalon Edi Rama në Shkodër, do ti kthehet shpejt në boomerang!
Ditën e shtunë, ne do të marshojmë për liri.
Do të marshojmë kundër kthetrave të krimit.
Do të marshojmë për ti kthyer lavdinë Shkodrës; për ti kthyer qetësinë banorëve të saj.
Do të marshojmë për rendin e sigurinë e munguar.
Bashkohuni me ne, të shtunën, në pedonale para bashkisë, ora 12:00, në marshim!
Kaloi pa u vënë re në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë betimi i dy deputetëve Andrea Nesti Mano PD dhe Erjon Shërbet Meka PS gjatë seancës plenare të së Enjtes 31 Tetor, 2024. Lista e lajmeve të ngjeshura dhe ngarkesa e tyre prej Kuvendit ku opozita protestonte ndërsa Ambasadori i BE dorëzoi “Raport Progresin 2024”, ngjarja e rëndë e vrasjes së dy personave dhe një të plagosuri në qytetin e Shkodrës, qëndrimi në Gjirin e Durrësit E ANIJES ende të pa përpunuar me ngarkesën e 2100-ton mbetjesh toksike, bënë që të humbte rasti i parë i njohjes me publikun i dy përfaqësuesve zgjedhor respektivisht të qyteteve të rëndësishme si Korça dhe Durrësi.
Duke e monitoruar këtë zhvillim vlen të nxjerrim në dukje ato shqetësime që kanë dalë edhe më parë dhe tani janë formuar si një normë “e pranueshme”. Raporti i pushtetit me mediat dhe propaganda në veprim për të ndalur mendimin kritik dhe thelbin e së vërtetës jo vetëm që janë bërë agresive, por edhe vetë një komision për dezinformimin në kuvend nuk arrin t’i drejtpeshojë këto situata.
Më 27 Shtator Ervin Salianji (PD) merr gjykimin për “kallëzim të rremë” dhe nis kryerjen e dënimit me 1 vit burg. Arrestohet 10 ditë më parë ish presidenti Ilir Meta, president i PL i cili vazhdon masën e sigurisë ku deri në pritje të vendimit nga Prokuroria e Posaçme SPAK i është komunikuar akuza për korrupsion, pastrim i produkteve dhe mos deklarim i pasurisë. Deri këtu ngjarjet janë pritur si goditje politike nga njëra anë, por edhe si vendosmëri e drejtësisë për të zbatuar ligjin në zyrtarë të dyshuar për shkelje dhe korrupsion nga ana tjetër.
Si për të mos i lënë fare vend dhe hapësirë njohjes me dy deputetët më të rinj të sapo pranuar në Kuvend dhe të dalë nga listat shumë emërore të zgjedhjeve për në Kuvend të datës 25 prill 2021, por ishte kryeministri Rama që nga një studio televizive i mëshoi të dyja çështjeve sipas interesave të tija. Për Salianjin Rama u shpreh se: -“…do të uronte që ai vendim të bëhej mësim për të tjerë që vazhdojnë dhe bëjnë shpifje katastrofike”, ku sipas tij u përdor mandati i deputetit për të degjeneruar publikisht kundërshtarin politik. Ndërsa në rastin për Ilir Meta duke shprehur si zakonisht tërheqjen për të mos bërë komente u shpreh se: -“Unë po flas në parim, nuk po merrem me rastin konkret, policia nuk arreston por ekzekuton vendimin e gjykatës. Policia nuk ka asnjë tagër as të njoftojë as të zgjedhë, si kur dhe qysh pasi quhet dekonspirim ka një operacion”.
Vjen rasti të pyesim se a jetojnë tashmë në dy realitete të ndryshme shqiptarët?
Një për opozitën dhe kundërshtare të pushtetit dhe tjetri për elitën e partisë shtet.
Duhet kuptuar se po, pasi propaganda dhe media e imponuar me lajmin e rremë dhe e pa fuqishme për të mbrojtur të vërtetën e ka kaluar fazën e evidentimit të bashkëjetesës dhe të trajtimit pushtet dhe opozitë në dy standarde të ndryshme. Standardi i ndryshëm është normë, ndërsa sundimi i pushtetit pa kontrollin e opozitës është një realitet.
Për ta krahasuar vetëm përmes lajmit zyrtar të shtetit shqiptar ATSH trajtimi mbetet i shkruar dhe i dokumentuar sipas linjës propagandë të pushtetit. Paragrafi i fundit shënon;”Andrea Mano zuri vendin e Ervin Salianjit, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit ndërsa Erjon Meka vendin e Jurgis Ҫyrbjes, i cili dorëzoi mandatin e deputetit “për arsye shëndetësore”.
Ky parashtrim i fakteve me tendencë shtrembër të bën të kuptosh standardin e dyfishtë që jetohet sot si dy realitete të ndryshme.
Salianji me “kallëzim të rremë” 1 vit burg.
Pra theksohet ndëshkimi, kurse Jurgis Ҫyrbja, pas disa aktesh teatrale me hyrje dalje në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i merret masa e sigurisë pasi është shfuqizuar nga cdo lidhje me Partinë Socialiste ose sipas ATSH-s dhe Komisionit të Mandateve “për arsye shëndetësore”.
Në një kohë kur në vetë lajmet e saj ATSH-ja ka të detajuar procedimin penal Nr. 93 të vitit 2023 që Jurgis Ҫyrbja ka konsumuar veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Kjo e fundit ne na sjell në të kuptuarin e progresit që sjell bashkëveprimi i shtetit të korruptuar me krimin. Dy renditje më poshtë në listën shumë emërore se vetë kreu i Rilindjes Socialiste për Durrësin për zgjedhjet e 25 Prillit, 2021, fillimi i mandatit të tretë.
Të vërtetat flasin vetë ndërsa propaganda e pushtetit fsheh dhe shtrembëron realitetin duke ndërtuar perceptime edhe më të gabuara për detyrat e përfaqësuesve në Kuvend të zgjedhur nga populli. Në çfarë shkalle duhet të mbërrijë për t’u parë korrupsioni. Këtë e gjen dhe e justifikon me mos përgjegjësinë e vet kryeministri dhe njëherazi kryetari i Rilindjes Socialiste. Ai nuk flet më për mandatin e katërt sepse fuqia e kartonit në një Kuvend pa opozitë po i krijon të gjitha kushtet e mbrojtjes. Progresivizmi në këtë rast jo ai i Raportit Vjetor të BE-së, por i strategjisë për ta mbajtur përjetësisht pushtetin është kthyer në mbivlerësime personale dhe autoritare. Të bërjes politikë e cila shkon deri në auto-vlerësime filozofike ku propaganda çmon, shquan dhe ngre figurën e një lideri që tani shkollon dhe certifikon të rinj dhe të reja në Akademinë e Partisë Socialiste, një përpunim ideologjik progresist që ka në qendër pushtetin dhe sundimin e përjetshëm.
31 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit.
Siç tregojnë të dhënat e grafikut të mëposhtëm sektori i industrisë përpunuese që dominohet kryesisht nga fabrikat e tekstilit dhe këpucëve vitin që shkoi pësoi rënie me – 6.1% dy herë më shumë se vitin e krizës pandemike 2020. Teksa këtë vit rënia pritet të jetë edhe më e thellë. Në 6 –mujorin e parë rënia vjetore është rreth-8,3 për qind, teksa fabrikat duket se nuk janë optimiste për ndryshim të situatës.
Mungesa e punonjësve, rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit, por mbi të gjitha rënia e kërkesës nga jashtë, po thellojnë humbjet nga muaji në muaj. Vitin e kaluar, eksportet e tekstilit në vlerë shënuan 126 miliardë lekë, me rënie rreth 6.5%, ndërsa në 9-mujorin e 2023, rënia u thellua me rreth 12%.
Skënder Pashaj, i cili drejton kompaninë “Fital”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të këpucës, pohon se përpos situatës së vështirë nuk ka shpresa për rikuperim. Rritja e kostove të jetesës pas luftës në Ukrainë, në shumë vende të Europës me të cilat vendi ynë eksporton, e ka ulur kërkesën për veshje dhe këpucë. Gjiganti global i veshjeve sportive “Nike” njoftoi se më 2024, shitjet me pakicë në rang global do të pësojnë rënie me 10%, kundrejt pritshmërive të tyre për rritje. Teksa tregu i këpucëve është në krizë prej dy vitesh, në të njëjtën situatë dhe për të njëjtat arsye po vuajnë edhe fabrikat shqiptare vitin e fundit.
Panairet e modës së pranverës u përballën me rënie të madhe të porosive, teksa shpresat për rikuperim janë bërë të vështira. Të dhënat nga bilancet e kompanive të mëdha tregojnë se numri i punonjësve, në shumicën e tyre, është shkurtuar me mbi 35% më 2023. Nëse situata e tregut ndryshon, fabrikat e kanë shumë të vështirë të rikthejnë punonjësit, pasi ata janë integruar në sektorë të tjerë. Kriza e fabrikave duket se është bërë e qëndrueshme për shumë arsye, një pjesë e të cilëve buruan nga tregu i brendshëm.
Rënia e Euros në mënyrë sistematike vitet e fundit uli fitimet e fabrikave dhe nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në prill 2022 në 40 mijë lekë në fund të 2023 ushtroi presion te kostot, duke bërë që shumë klientë të ikin nga Shqipëria drejt çmimeve më të lira në vende të Azisë dhe Afrikës./Monitor
“Opozita mund të luajë dhe do të luajë rolin e saj brenda në parlament”, kështu ka deklaruar pas daljes nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , ambasadori i BE Silvio Gonzato që u detyronte të përshkonte rrethimin e gardës përpara dyerve të Kuvendit.
“A” qëndron për Autokracinë e shtetit Shqiptar në BE apo për Albania në rendin alfabetik në rradhët e BE.
Vaksina e re deri në zgjedhjet në Shqipëri u ofrua!
Duke qenë se vjeshta është stina e mbrojtjes nga epidemitë, çështja është se kundër kujt duhet të mbrohemi deri në zgjedhje; 1- Kundër Demokracisë?… apo 2- Kundër Korrupsionit të partisë-shtet?
E para, lidhet me fushëbetejën e re që u krijua nga sot dhe kjo është beteja institucionale e opozitës e cila nuk mund të shmanget nga protestat e pandërprera sepse përndjekja dhe ndëshkimi politik janë hedhur në veprim që prej një viti. Burgosje të drejtuesve politikë dhe përjashtim nga kuvendi i 27 deputetëve.
E dyta flet më qartë, ndërsa për pozitën ndëshkimi “shpërdorim detyre”. Mbi 11 vite shpërdorim detyre në çdo pushtet të kapur, por edhe mbi 11 vite “reforma të mirëqeverisjes” për të mbajtur një elitë të Rilindjes Socialiste në pushtet.
Shqiptarët duhet të përgatiten se me mirëqeverisjen e partisë shtet do të shkojnë në BE. Thënë ndryshe do të shkojnë me stabilitetin e autokracisë.
A do ta topisë ky vaksinim opozitën për të qenë e përçarë karshi realitetit që korrupsioni ka krijuar dhe ku misioni i saj është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?
Në të dy rastet si nga ambasadori i BE-së Gonzato dhe kryeministri Rama këshilla për mos ngutje për konkluzione pa e lexuar raportin lë për të dëshiruar për shkak të dy faktorëve.
1-Ose media ka mbetur në terr gjatë gjithë kësaj kohe.
2- Ose media dhe analistët kanë bërë propagandën për dhe kundër qeverisë.
Duke “pranuar kritikat dhe mbushur boshllëqet” sipas kryeministrit Rama, por edhe që “vetëvrasja politike është legjitime”, burokracia e procedurës për në BE do të ndeshet me mungesën e opozitës si frymë. Boshllëku do të mbushet me opozitë fasadë dhe do të institucionalizohet ndërsa opozita e përçarë dhe nën presionin e përndjekjes do të synohet për t’u demoralizuar si forcë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.
Indirekt pakënaqësia mund të shpjerë në bojkotin e zgjedhjeve, rezultati i njohur i së cilës të dalë nga njohja e një procesi zgjedhor pas kësaj do të kurorëzojë vendosjen e partisë-shtet me mandatin e katërt të elitës së Rilindjes Socialiste. Dhe për herë të parë një parlament pluralizëm politik dhe një shtet në duart e një autokrati do të tentojë të futet në BE.
Në qoftë se takimet për çeljen e detyrave u mbajtën në një kohë zemërimi dhe propaganda zbeh protestat kundër keq qeverisjes, varfërisë, korrupsionit dhe nivelet më të ultë në arsim, shëndetësi, mbrojtje të natyrës etj. kjo tregon për pakënaqësinë ndaj regjimit dhe nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes për procesin në tërësi. Me apo pa opozitë.
Interesi për t’u bërë anëtarë i BE është i të gjithë shqiptarëve. Analiza duhet thelluar më tej për të kuptuar se kush po shkon ë BE edhe sikur ky kufi kohor të jetë 2030-a apo më përtej apo edhe më afër.
Raporti do të lexohet dhe do të studiohet pa diskutim, por deri tani asnjë nga institucionet shqiptare nuk e ka publikuar në faqen zyrtare përkthimin shqip, ose linkun në internet. Dokumenti ju dorëzua, presidentit, kryetares së kuvendit dhe kryeministrit.
Le t’i lexojmë dhe analizojmë. Por një fakti nuk mund t’i shpëtojmë.
U pohua se Shqipëria ka diasporën më të madhe në Evropë dhe botë krahasuar me ritmet e shpërnguljes së tanishme.
Në qoftë se hemorragjia e shpopullimit nuk ndalet, fuqia punëtore e moshës së re nuk ka front prodhimi dhe truri po largohet, atëherë BE të pranojë se do të mirëpresë elitën e një partie politike si Rilindja Socialiste që punon për mirëqeverisjen dhe ku drejtësia ndëshkon me sukses dhe shkëlqyeshëm “shpërdorimin e detyrës” pasi korrupsioni i përket vetëm opozitës.
31 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.
Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës. sn
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë kundër korrupsionit në institucionet vendore.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.
Ai kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për vjedhje dhe krime zgjedhore.
POSTIMI I PLOTË:
Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë.
Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet!
Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë.
Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore.
Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka publikuar një listë me emra, anëtarë dhe drejtues të strukturave të PD, të cilën thotë se e la bërë policia e Fierit duke e akuzuar pë presione dhe shoqërime.
Baçi i bën thirrje policisë dhe ministrit Hoxha, të mos luajnë me zjarrin dhe të mos i provokojnë, pasi protesta në Levan ishte e ligjshme.
POSTIMI I PLOTË
Drejtoria e policise Fier, ka “publikuar” (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listen e anetareve dhe drejtues te strukturave te partise demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqerimet dhe presionet ndaj tyre!
Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!
I bej thirrje policise se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e lugjshme dhe nuk ka ndodhur asnje incident, shume qytetare qe qarkullonin ne rruge u bashkuan me protesten dhe shperndarja u be qetesisht!
Ne qofte se ndaloni demokratet dhe beni presion mbi ta atehere protesta do te zhvendoset te drejtoria e policise, ose ne, ose ju!bw
Mjaft befasuese ishte dalja në një konferencë shtypi e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për Antikorrupsionin, Fatmir Xhafaj.
Duke formuar qartazi kornizën e pritjes vetëm të një pyetje për secilin nga gazetarët e pranishëm, Kryetari i komisionit Xhafaj nuk hezitoi të theksonte se ai do të përgjigjej vetëm rreth temës që lidhej me daljen nga mbledhja e komisionit në të cilin opozita nuk mori pjesë.
ATSH-ja në lajmin zyrtar me gjithë mospjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës dhe e nënvizoi ngjarjen e ditës si: “Xhafaj: Reforma në Drejtësi e pakthyeshme, kontribut në dhënien fund të pandëshkueshmërisë”, një forcim mesazhi që buron nga frika dhe nxitimi i politikës së njëanshme të Rilindjes Socialiste që jo vetëm se e ka pronësuar tërësisht kauzën e reformës në drejtësi, por atë e sheh si mjetin për rimarrjen e mandatit të katërt. Një trofe elektorale me të cilën kërkon të ecë përpara edhe si një forcë e vetme politike. I skajshëm dhe i prerë ishte zhvillimi i konferencës për Komisionin që mban një emër serioz; “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. Terminologjia që synonte të shpjegonte kryetari për median dhe ajo t’ia bënte të kuptueshme më pas publikut, ishte kaq e hermetike dhe e papërshkueshme sa ky komunikim nga dëgjimi i drejtpërdrejtë mbante peshën e vendimeve që dukej se dilnin nga gjuha ideologjike e burokratëve të aparatit të komitetit qendror të farkëtuar në Shkollën e Partisë së Punës.
Jemi më 2024 dhe po flitet për një reformë në drejtësi në fundin e 34 viteve tranzicion dhe ku ende gjuha politike moniste duket e pandryshuar dhe e huazuar për demagogji.
Do t’ua përshkruajmë pa nuanca*, por ndërtimi i fjalive dhe terminologjia e zgjedhur në këtë paraqitje janë sa imponuese në mënyrën se si po adresohet përmbajtja e një projekti reforme sa që politika pa dialog dhe sidomos vetëm njëra forcë politike që merr përsipër reformën i japin përmbajtjes së saj jetë-shkurtësinë. Pjesa tjetër e cila parashikon se do të përthithë kontributin e profesionistëve të fushës dhe institucioneve për interes të publikut mbetet jashtë dhe ka nxitim afatesh kohore pikërisht se zgjedhjet parlamentare po afrojnë.
E para çështje që duhet konsideruar është se kjo reformë po bëhet pa opozitën.
Që këtu premisa e reformës bie pavarësisht kufirit të largët BE 2030.
E dyta, kur përveç dokumentit që del, përgjigja ndaj pyetjeve të gazetarëve ndjek terminologjinë e papërshkueshme dhe togfjalësha si pakthyeshmëria, kuadri ligjor, tre shtyllat, 15 komponentët, 140 ligje, rritja e efiçencës etj. Dhe kur pretendimi bëhet se ky material do të publikohet në ‘faqet online’ së shpejti me po këtë ngurtësi termash propagandistikë mund të pranojmë se dogma dhe rudimenti i trashëguar i ideologjisë moniste nuk mund të rienergjizojë reformën. Publiku ka të drejtë të informohet se përse kjo shpejtësi (nxitim), për kohën dhe përse arritja e përfundimit të një reforme në drejtësi pa opozitën po kryhet. Të mos harrohet se një pjesë e mirë e saj, rreth 27 deputetë vazhdojnë vuajtjen e dënimeve për shkak të protestave të ushtruara ku ndëshkimi në bllok me fuqinë e kartonit që bën mazhoranca socialiste të rrëzojë apo të favorizojë çdo ligj për interesat e partisë-shtet.
E treta, është kur besimi në dogmën ideologjike pa mendimin kritik dhe dialogun mes palëve të shpie në përfundime të gabuara. Këtë mund ta ilustrojmë me një nga pyetjet e konferencës për shtyp të kryetarit Xhafaj kur Gjykata Kushtetuese është përgjigjur me shkrim se nuk do të jetë pjesëmarrëse me përfaqësues/ ekspertë të saj. Pyetja që u drejtua se përse është ky refuzim Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, Fatmir Xhafaj u përgjigj se fjala refuzim është fjala e papërshtatshme në këtë rast: -“Nuk bëhet fjalë për refuzime. Sepse nuk refuzohet Kuvendi. Jemi Republikë Parlamentare. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Sovrani i ka besuar pushtetin. Nga kuvendi gjenerojnë gjithë pushtetet. Ashtu sikurse Kuvendi nuk refuzon drejtësinë. Drejtësia nuk refuzon Kuvendin. Fjala refuzim është fjala e papërshtatshme në këtë rast”. Në qoftë se do ta merrnim të mirëqenë pohimin duke lënë me një anë konfliktet e interesit, vetingun e figurës së deputetëve, fuqinë e kartonit të mazhorancës për krijimin e mosmarrëveshjeve institucionale dhe kur presioni i politikës ka rezultuar me mos përfillje të pushteteve të pavarura, atëherë një gjë duhet kuptuar se pa opozitën, pa dialogun dhe pavarësinë e institucioneve nga politika ky proces është i dështuar.
Sovrani në rastin e besimit të pushtetit, është i ndërgjegjësuar dhe i ndjek ato proceset që e zhvillojnë ekonominë dhe janë në dobi të shoqërisë dhe mirëqenies së individëve dhe i ndan ato qartazi nga korrupsioni dhe keq qeverisja e pushtetit. Dhe kur një pushtet i korruptuar kërkon që të qëndrojë më gjatë, është vota e lirë dhe integriteti i saj që do të vendosin për të sjellë ndryshimin.
Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.
Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.
Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.
Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”.
Opozita po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë. Këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00. Opozita proteston kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën e saj për qeveri teknike.
Zhvillimet minutë pas minute nga mosbindja civile e opozitës
Ora 19.20 Hapet për qarkullimin e automjeteve rrethrrotullimi i Bradasheshit Opozita ka mbyllur protestën te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Në këto momente ka rinisur qarkullimi i automjeteve i ndërprerë prej orës 17.00.
Ora 19.15 Përplasje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët fitojnë terren te ish-sheshi “Shqiponja” Ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë te Sheshi Shqiponja në Tiranë. Gazetari Osman Stafa raportoi për News 24 se ka pasur përplasje dhe shtyrje mes të dyja palëve. Policia është vënë përballë protestuesve, që të pengojnë marshimin e tyre. Në protestë është Flamur Noka, Albana Vokshi, Tedi Blushi etj. Duke qenë se policia ka fituar terren ndaj protestuesve, këta të fundit kanë shtyrë efektivët. Raportohet se përplasje ka edhe në Brandashesh.
Ora 19.04 Asllan Dogjani-policëve: Në orën 20.00 do largohemi vetë, mos ndërhyni me forcë Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka kërkuar nga forcat e rendit të mos ndërhyjnë për të liruar rrugën me forcë. Duke iu drejtuar policëve, Dogjani tha se protestuesit e opozitës do të largohen në orën 20.00 siç edhe kanë njoftuar.
Ora 19.00 Opozita dy orë mosbindje civile dhe bllokime rrugësh nga veriu në jug
Prej dy orësh vijojnë të jenë të bllokuara akset kryesore rrugore në vend. Opozita po zhvillon mosbindjen civile të paralajmëruar disa ditë më parë nga ora 17.00 deri në 20.00. Policia po kërkon në këto momente të lirohen rrugët në 6 kryeqëzimet ku po zhvillohet mosbindja civile.
Ora 18.51 Flamur Noka: Policia të mos ndërhyjë, ndryshe destinacioni ynë do të jetë Surreli
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ka kërkuar policisë të ish-sheshi Shqiponja që të mos ndërhyjë për të liruar rrugën. Opozita vijon prej 2 orësh mosbindjen civile duke bllokuar 6 akse kryesore rrugore nga veriu në jug. Noka tha se në rast ndërhyrje nga Policia, protestuesit do të shkojnë drejt Surrelit, fshati ku banon kryeministri Edi Rama.
Ora 18.40 Lisandër Hoxha nga ish-Sheshi Shqiponja: Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër…
I deleguari i PD në Degën 4 në Tiranë, Lisandër Hoxha nga Sheshi Shqiponja në mosbindjen civile tha se siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër, nëse nuk ka qeveri teknike. Hoxha kishte edhe një thirrje për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke thënë se ai nuk duhet të sillet si ministri i fundit i diktaturës. “Siç bllokohen rrugët sot, do bllokohet qeveria nesër nëse nuk plotësohet kërkesa për qeveri teknike. Kam një thirrje për ministrin e Brendshëm. Mos të sillet si ministri i fundit i diktaturës. Nuk kemi dalë të bllokojmë qytetarët, por të bllokojmë qeverinë”, tha Lisandër Hoxha.
Ora 18.30 Policia nis të lëvizë te Mbikalimi i Kamzës, kërkohet lirimi i autostradës Tiranë-Durrës Gazetari Osman Stafa raporton se FNSH është vënë në lëvizje pranë Mbikalimit të Kamzës. Mësohet se uniformat blu kërkojnë lirimin autostradës Tiranë-Durrës e cila vijon të jetë e paralizuar prej orës 17.00.
Ora 18.20 Policia kërkon lirimin e rrugës te rrethrrotullimi i Bradasheshit Rrethrrotullimi i Shkozetit është bllokuar nga protestuesit e opozitës prej orës 17.00. Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga bllokimi i rrugës, policia ka kërkuar nga organizatorët e protestës të lirojnë rrugën. Protesutesit kanë refuzuar thirrjet e policisë dhe vijojë të mbajnë të bllokuar autostradën në drejtim të Tiranës por edhe Durrësit, Kavajës e Rrogozhinës.
Ora 18.10 Policia në Shkozet thirrje protestuesve: Lironi rrugën Policia e Durrësit ka bërë thirrje për lirimin e autostradës në drejtim të Tiranës. Protestuesit kanë injoruar thirrjet e uniformave blu.
Ora 18.03Ivi Kaso: Edhe Rama bllokon rrugët për çdo aheng të tij Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso, në mosbindjen civile të Partisë Demokratike, iu përgjigj gazetarëve në lidhje me faktin që bllokimi i rrugëve është vepër penale. Kaso tha se policia duhet t’i kujtojë këtë gjë kryeministrit, që bllokon rrugët për çdo lloj ahengu që zhvillohet në vend.
Ora 17.50 Luçiano Boçi: Në vijim do ndërmerren akte që do të zgjasin me ditë…
Protesta e sotme do të zgjasë 3 orë, por nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, një nga pikat ku po protestohet, tha se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim, që mund të zgjasin edhe me ditë të tëra. “Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.
Ora 17.40 Mosbindja civile, Paloka: Bllokimi i rrugëve, ky ishte qëllimi sot…
Deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, tha për News24 se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.
Ora 17.35Pamjet në këto momente te Mbikalimi i Kamzës dhe ish-Sheshi Shqiponja
Ora 17.30 Paralizohet qarkullimi te rrethrrotullimi i Levanit
Mosbindja civile e opozitës në Levan vijon pa incidente, prej orës 17.00 kur u bllokua qarkullimi i automjeteve. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News24 se rruga që të çon në drejtim të Fierit dhe Tepelenës, Beratit e Gjirokastrës është e bllokuar. Aksi është bllokuar në të dyja anët.
Ora 17.29 Rrethrrotullimi i Shkozetit, protestuesit i vënë flakën gomave Në rrethrrotullimin e Shkozetit, një nga 6 pikat ku po protestohet, mbështetës të opozitës, i kanë vënë zjarrin disa gomave. Gazetarja e News24, Klodjana Haxhiaj raportoi se një grup protestuesish kanë vendosur gomat në asfalt dhe për pasojë u kanë vënë flakën.
Mbështetës të opozitës kanë bllokuar akset rrugore në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan. Protesta ka nisur rreth orës 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00, sipas njoftimeve zyrtare. Ndërkohë që deri më tani nuk janë shënuar incidente apo përplasje, një qytetar në Milot ka zgjedhur të protestojë hipur një kalë. Video e mëposhtme e siguruar nga gazetari i News24 Renaldo Salianji tregon momentet kur ky qytetar, i veshur me kostum popullor dhe hipur mbi kalë i është bashkuar protestës në Milot.
Ora 17.20 Noka nga Sheshi Shqiponja: Jemi në mosbindje civile, vijojmë me akte të tjera Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur nga ish-sheshi Shqiponja për mosbindjen civile që po zhvillon opozita. Noka tha se Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën e saj. Sipas Nokës, PD është në mosbindje civile, duke shtuar se do të vazhdohet me akte të tjera.
Ora 17.18 Bllokohet lëvizja e automjeteve te rrethrrotullimi i Rrogozhinës
Në këtë aks rrugor bëhet lëvizja e automjeteve në drejtim të jugut, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Prej orës 17.00 protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin. Gazetari Igli Çelmeta tha se deri në këto momente nuk janë shënuar incidente.
Ora 17.16 Flamur Noka “parkon” automjetin në mes të rrugës Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka mbërriti te ish-sheshi Shqiponja, aty ku protestuesit e opozitës bllokuan rrugën. Noka fiku automjetin e tij në mes të rrugës duke iu bashkuar mosbindjes civile.
Ora 17.15Paralizohet qarkullimi te rrethrrotullimi i Bradasheshit Rrethrrotullimi i Bradasheshit është bllokuar nga protestuesit e opozitës. Në këtë momente, raporton gazetari i News24, Fatmir Popja nuk lejohet qarkullimi i asnjë automjeti në drejtim Tiranës apo dhe Elbasanit. Sikurse nuk ka lëvizje as në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës apo Belshit.
Ora 17.12 Protestuesit ulen këmbëkryq në rrugë, bllokohet aksi Thumanë-Milot Është bllokuar edhe rrethrrotullimi i Milotit në të dy korsitë e rrugës. Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin. Gazetari Renaldo Salianji raportoi se në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
Ora 17.10 Protestuesit i hapin rrugën 2 autoambulancave te Mbikalimi i Kamzës Edhe pse rruga ishte bllokuar, protestuesit e opozitës kanë lejuar qarkullimin e dy autoambulancave te Mbikalimi i Kamzës.
Ora 17.05 Policia devijon trafikun te Mbikalimi i Kamzës
Pas bllokimit të aksit kryesor Tiranë-Durrës nga protestuesit e opozitës, policia ka devijuar qarkullimin e makinave. Gazetari Osman Stafa raportoi se drejtuesve të automjeteve iu është kërkuar nga policia të ndjekin itinerarin Tiranë-Kashar nga rruga e vjetër, paralelisht me autostradën Tiranë-Durrës, për të shmangur protestuesit dhe bllokimin aty për tre orë me radhë.
Ora 17.00Nis mosbindja civile,rrugët që u bllokuan
Mbikalimi i Kamzës
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Rrethrrotullimi Milot
Ora 16.40Ndarja e deputetëve te rrugët që do bllokohen Te Sheshi Shqiponja, do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.
Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.
Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.
Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te ish-sheshi “Shqiponja” në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Komentet