Dinakët përshkojnë rrymën si peshqët e bardhë
mbi kreshtën e ujit blu, përtej theqafjeve.
Dinakët, me qafat e tyre dhe vetulla e tyre dinake,
me qimet e tyre dinake në hundë, me të dyja këpucët e lidhura, të gjitha tragjeditë e anulluara,
me dhëmbë vezullues.
Dinakët nuk zbërthehen. Edhe vdekjet e tyre janë vdekje në katror, dinakë dinakë dinakë.
Kanë shtëpi më të mira, vetura më të mira, hingërizje më të mira.
Deri edhe makthet e tyre janë ëndërra të dalldisura.
Këta dinakë të ulen përballë, me një buzëqeshje të qashtër, që rrëmbushet, deri edhe flokët përhapin shkëlqim.
Sa kam njohur dhe sa kam parë.
E dini çfarë është vërtet vdekja?
Është një nga këta dinakë bythecë që të shtrëngon dorën dhe të përqafon.
E dini çfarë është vërtet vdekja?
Ejani të më shikoni teksa ia zgjas kartën e kreditit
kamarieres duke ju përçmuar. Ose më keq.
Komentet