Pikat e shiut,
drumbullijnë pareshtur në dritare, si poplat e dheut në një varrim
përmbi qivur.
Që nga ky çast, çdo gjë që shkon dhe ikën, shkrihet nëpër dyrrokëshin
Dikur, Dikur, Dikur?
Dikur kam pirë ujë në një krua lot të kthjellët.
Dikur kam folur miqësisht me Darin (Plakun) e Keopsin
Dikur kam dashur një biondinë me sy të qiellta.
Dikur kam mbjellë trëndafila mbi rrënojat dhe kaosin
Dikur, Dikur, Dikur …
Pikat e shiut,
Po rrahin xhamat mizorisht, si poplat e dheut që hedhin varrëmihësat
mbi
qivur.
Që nga ky çast, çdo çast që ikën, shkrihet nëpër dyrrokëshin mizor:
Dikur, Dikur, Dikur…
Bernë, 5 Gusht 1997
Komentet