In memoriam.ISMAIL KADARE!
Natyrshëm që kanë vërshuar shkrime për KADARENË, se ai është GJENI me shkrimet e tij dhe GJENITË paraprijnë.
Jam 82- vjeç dhe 41-vjet kam qenë mësues i GHUHËS dhe Letërsisë SHQIPE dhe kam të drejtën që të flas se si e njoh unë KADARENË dhe sa herë e “kam takuar” atë. Vazhdimisht,tërë jetës, kam lexuar dhe lexoj dhe,padyshim,që KADAREA gjithmonë është më i pranishmi,më i “paveluri” në shijen time letrare. Brenda SHQIPËRISË:i pakonkurueshëm. Në çdo konkurs letrar,dafina e lavdisë,së pari, varej në ballin e tij. I duhej,ndonjëherë,të hidhte”valle në gojë të ujkut” dhe”ujku që përgjonte me synë e madh të Polifemit” nuk ishte një metaforë apo rrezik pontencal,por real. Ai,”ujku” i rrezikut real, hëngri në pangopësinë e tij mitike,kryeministrin bashkë me pesë anëarë byroje dhe nuk kishte fare pengesë që të”hante” dhe KADARENË, Së pari,gjyslykët e KADARESË vështronin jo vetëm prapa perdeve,por dhe prapa maleve. Dhe,së dyti-dhe kjo duhet nënvizuar:”Ujkut” i duhej KADAREJA. E vetmja vlerë letrare dhe intelektuale që çante blokadën të atij vetizolimi made in “Qorrferman”, Ka ndodhur si me atë thënien proverbiale të Leninit që,kur flet për TOLSTOIN,thotë:”Dy carë ka Rusia.Njëri Car Nikolla dhe tjetri Car TOLSTOI.Car Nikolla nuk ka çfarë i bën Tolstoit”, Dhe është e vërtetë e paluajtshme:-KADAREA ishte aq vital dhe aq i njohur në botë,sa”ujku” kafshonte gjuhën. Ç’shkruaj deri tani,nuk është një mendim dhe kaq,,,,por
le të dalim nga “deti i aluzioneve,në sterrë”; si është e vërteta…
* * *
E sollën për”edukim”,se”kishte dalë nga vatha”,në fshatin “AGIM” të zonës së LIbofshës në rrethin e Fierit.Me porosi rezervatë(të kqyret?!!!). Por kryetari i kooperativës,i ndjeri ZOI GRËMI e”kqyri”:- Jo vetëm i krijoi kondita sa më të rehatshme,por edhe me pëlqimin e të rinjëve të fshatit,i vetmi televizor u hoq nga dhoma e kulturës dhe e vendosn në dhomën ku flinte,”i kqyruri”. Jo vetëm kaq:”Gazi i kryetarit” për çdo mëngjes e çonte “të kqyrurin” drejt e tek”Turizmi” i Fierit për të pirë kafen e mëngjesit. Dhe kjo”kqyrje” vazhdon dhe më tej: sa herë që KADARE do shkonte për Tiranë apo do kthehej(për edukim),”GAZI” qe në dispozicion. Nuk shkruaj me apriori,por,ju lutem,më ndiqni. Sado që qe”takimi” i parë, erdhi dhe takimi i dytë:ky,i dyti,qe sa dramatik,por dhe aq butaforik.
E njihja mirë,kryetarin e kooperativës,ZOI GRËMI,dhe,saj bisedës me të,shkrova esenë”Hija e rëndë errapit”. Se,mes tjerash,më tha:”KADARE është si rrap në letërsinë Shqipe,dhe rrapi,nga gjithë drurët,ka hijen më të rëndë”
* * *
“Takimi i dytë”. Ndodhi thagma: KADARE u arratis!!! Me gërma kapitale,gazeta “Zëri i popullit” e dha”mandatën”:-Ismail Kadare tradhëtoi!!! Unë në shkollë,drejtoj dhe bibliotekën (e pasur qe sa të duash) dhe ndodhi çudia: asnjë libër i Kadaresë nuk u hoq nga qarkullimi dhe unë e kolegët e mi,kudo në shkolla,demonstronim poezi e shkrimi të”këtij tradhtari të mirë”. Kështu nuk mbante ujë pilafi dhe ja”takimi i dytë”: u bë ballafaqimi( ia lanë “suazën frontit) dhe”shpurës së rrrehit(në Fier),i paraprinte,antarja e byrosë polotike,Lenka Çuko, Në”vije të trasha”,nuk e heqim KADARENË se e do rinia!!! Pra,me fjalëtë popullit,diktatura i bënte mashalla Kadaresë. Nëse përdor një metaforë të hiperbalizuar,KADARE ishte beton dhe diktatura qe vesë. A ka çfarë
ë i bën vesa betonit?
* * *
“Takimi i tretë”. Kisha shkuar në Amerikë(kam ndenjur atje 12-vjet) dhe një ditë”takova” KADARENË, Shetisja timembesë,Albën,atëherë gati 5-vjeçe,dhe imembesë shumë impulsive,rrëshkiste nga duarët e mia dhe u hidhej në kokë një çifti të moçëm amerikan,Ata e përkëdhelnin dhe më thonë:-sllave,latine apo greke është kjo vëgëlushe,?
-Është nga Shqipëria,- u them unë. U mundova t’u tregoja se ku ishte dhe Zonja (ishte çeke)më tha:- Është vend I Kadaresë. – Big man,-tha dhe i shoqi.
“Takimi i katërt”. Bosi i një ndërmarrjeje u mërzit me një punëtor shqiptar(ishte nga Pogradeci) dhe i tha:-Je i pushuar. I mërzitur,punëtori u qa tek një shoku i tij që dinte mirë anglisht. Ky,tjetri (por çfarë koincidence) e gjeti Bossi që po lexonte një libër të Kadaresë. E kapi demin prej brirësh dhe i tha:-Të lutem,ktheje në punë se është nga vendi i KADARESË!!!.Bosi e thirri dhe i tha:- Falndero Kadarenë! Pogradecari,kur mori rrogën,i tha mikut:-Ma bjerë Kadarenë për drekë se më shpëtoi…
* * *
“Takimi i fundit”.Shkroi librin”Mëngjeset në kafen”Ronstand” dhe unë jo vetëm e përpiva me një frymë,por i shkrova dhe”nënvizoja”:- Kukulla është tregim antologjik dhe një mrekulli KADARIANE. Qeshë i pari që i shkrova dhe më erdhi falnderimi nga KADARETË, Është”darovia” më e madh për gjithë shkrimet që kam bërë. Më erdhi mirë që “Kukulla” doli si libër më vete.E patëm lënë me Elenën që të pinim ndonjë kafe,por ne,pleqtë,nuk i mbajmë dot zotimet. Por,sidoqoftë,unë nuk i them dot lamtumirë KADARESË. Ai ësht aty,mes librave që kam dhe,pse mos e them,është nga të rrallët. E sa për ao “versionet” jo Nobel,pse s’e mori e të tjera:-Nobeli “u vra” qysh në vitin 1901,kur iu dha Prudhonit që askush nuk e njeh. Dhe vazhdmisht është lozur me të. A nuk i thanë BOB DILANIT:-Hajde se të kemi dhë NOBELIN. KADAREJA jo vetëm rron dhe aspak nuk është gabim që të thuash:-Jam nga vendi i Kadaresë!!!
Tiranë,3 korrik 2024