Përurim libri në Bajram Curr:
Në qytetin Bjram Curri, (6.shtator,2017),në sallën e Muzeut Historik , u përurua libri i autores Rukie Rama,”Copëza jete”,në të cilin libër bëhet fjalë për jetën e autores, përjetimet dhe sakrificat nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.
Në këtë eveniment kulturorë,morën pjesë një numër i madh dashamirë të fjalës së shkruar,krijues nga Kosova e Shqipëria. Në sallën e Muzeut Historik në Bajram Curri,dukej një Shqipëri në miniaturë, një popull i bashkuar. Bashkë të gjithë,nga Durrësi,Tirana,Prishtina,Peja ,Prizreni ,Gjakova,
Klina, Malisheva e Theranda, nga Norvegjia (Hysen Berisha), Juniku,etj. Salla ishte shumë vogël për një takim me aq vlerë.
Zonja Rukie Rama e Lulzim Logu,gjatë aktivitetit letrarë
Në përurimin e librit”Copëza Jete” të R. Rama.
Kryetari i Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve Tropojë,zotëri Lulëzim Logu,me një fjalë rasti,për mirëseardhje dhe me konsideratë për autoren Rukie Rama, hapi ceremoninë e sotme përuruese të librit “Copëza jete”,në të cilin përfshihen pothuajse të gjitha vuajtjet dhe sfidat e një jete, që në moshë të re,nën kthetrat e një diktature shumë të ashpër enveriste.
Këtë takim kulturo-letrarë ,me një peshë të veçantë,e përshëndeten edhe strukturat e pushtetit vendor si zotëri, Mustaf Tahiri,nënprefekt,nënkryetari i Bashkisë së Bajram Currit, Astrit Margjekaj. Në vijim të këtij aktiviteti të bujshëm kulturo-letrarë,foli redaktori i librit,z.Halil Buçpapaj,i cili sqaroi vlerat e librit”Copëza jete”,duke veçuar momente plot dhimbje nga penda e autores Rukie Rama, si protagoniste e një drame plot sfida përballë një diktature e diktatori të tmerrshëm,nën sundimin e të cilit, populli shqiptarë kurrë nuk përjetoi gëzime e as perspektivë kombëtare,pos izolim,prapambeturi,injorancë e padije.
Një fjalë rasti,trajtim të veprës “Copëza jete”,e beri edhe shkrimtari i mirënjohur,mik i madh i Malësisë se Gjakovës,zotëri Shpendi Topalli nga Durrësi.
Z.Astrit Margjekaj duke uruar autoren dhe përshëndetur të pranishmit.
Ambasadori Lauka,fjala e tij,një ekspoze për Rukie Rama.
Për të folur për figurën e Rukie Ramës, fjalën e morën disa personalitete të jetës kulturore e politike të vendit,ndër të cilët edhe zotëri Lauka,i cili foli gjerë e gjatë për ca momente të kohës së vuajtjeve të mësueses e intelektualen Rukie Rama.
Nga momentet ma emocionuese gjatë ceremonisë përuruese, ishte çasti kur mori fjalën ish nxënësi i zonjës Rukie Rama, Kujtim Alush Hajdarmataj nga fshati Zogaj-Bytyq,i cili duke ia dhuruar një buçet me lule,ia rikujtoi disa momentet intime të jetës dhe punës së mësueses në shkollën e fshatit Zogaj.
Kujtim (Alush) Hajdarmataj,evokimkujtimesh për mësuesen tij,zonjen Rukie Rama. Momenti i dhuratës me buçet lulesh dhe fjala përshëndetëse,plot emocione…
Me këtë buçet lulesh, të përkujtoi se Ti ishe ajo që na tregove rrugën e dijës, të prosperitetit, të kalitjes dhe qëndresës, rezistencën në kohë të vështira,Ti mësuesja ime, Rukije, na tregove e mësove se si futet karakteri i fortë njerëzorë në sprovë jete dhe fitohet beteja me të keqën. Ti ishe dhe mbete sinonimi i rezistencës ngadhënjyese mbi të keqen diktatoriale, e cila, ne shumë raste lindë njerëz të mëdhenj si Ju, kur gjejnë rrugën e durimit deri ne fitore. Ti do jesh përherë e përjetë në kujtesë të brezave që kalite, je krenaria e Malësisë së Gjakovës shpi për shpi- tha Kujtim Hajdarmataj. Këto fjalë u priten me duartrokitje te gjata nga të pranishmit në sallën e Muzeut Historik në Bajram Curr të Tropojë.
Ne sallën e Muzeut Historik ne qytetin Bajram Curri,me vëmendje përcillet aktivitetit letrare.
Pastaj e morën fjalën edhe të tjerë të pranishëm, si shoqja e ngushtë e Rukies ,mjekja neurologe, Mira Hysenlekaj, përfaqësuesja e shtëpisë botuese Kristalina,znj. Hatixhe Hykaj, poetja bytyqase, Nafije Salihaj, drejtori i arsimit për Malishevë, zotëri Shefqeti, recituesja Edona, po nga kjo komunë e Kosovës.
Për zonjën Rukie Rama, në këtë ceremoni përuruese të librit”Copëza jete”, Bashkia e Bajram Currit, zotëri Dedushaj, kishte ndarë mirënjohje, të cilën ia dhuroi Astrit Margjekaj. Njëherit, Unioni Mbarëkombëtarë, kishte përgatitur një mirënjohje enkas për zonjën Rukie, të cilën ia dhuroi z.Can Tahiri. Ndërsa, Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve Tropojë,e shpalli anëtare nderi të Klubit.
PËRQIMI I MESAZHEVE FALËSE,FORCË DHE KULTURË INTELEKTUALE,KARAKTER E MORALE I PAPARË.
Fjala përfundimtare e zonjës Rukie Rama, përmbante mesazhin e forcës intelektuale e morale, të një gruaje të çeliktë,çelikosur bashkë me kohen ,e cila ia “ngrëni” rininë, moshën më të mirë që ka jeta njerëzore. Ajo, gjatë evokimit të jetës së saj, foli për torturat fizike e psikologjike të përjetuara, gjatë hetuesisë në dhomat(qelitë) e burgut, e cila shpesh cekte qelinë nr.7-të. Gjatë kohës sa rrëfente kronologjinë e vuajtjes,emocionet nuk e lenin të qetë,loti pa dashur zvarej nëpër faqet e rrudhosura,të cilat argumentonin për vuajtjet e saja në një kohë pa kthim. Kur Rukie Rama,ngriti dorën për ta treguar gishtin e thyer nga torturat fizike qelive të burgut hetues të kohës së diktaturës, emocionet preken edhe të pranishmit,ku një heshtje prekëse e gjatë,sikur u shkri bashkë me vuajtjet e mëdha të zonjës Rukie Rama. Loti nuk pyeste kah është rruga e ikjes nga dhimbja!…..Në këtë dhimbje,vazhdoi rrëfimin e sajë duke shprehur se “ të gjithëve ua falë veprimet e bëra,nuk gjykoj persekutorët, tani ja kam lënë Zotit ta shikoi atë punë. Sistemi i deformuar i cili solli vuajtje pafund për shqiptarët, posaçërisht për femrën e emancipuar shqiptare,e cila nuk pajtohej me zakonet dhe dogmat e vjetra, është e pafalshmja e shekullit që na katandisi si popull.
Përulem, para fshatarëve të Zogajve, për modelin e pa krahasueshëm të qytetarisë, fisnikërisë, bujarisë dhe mikpritjes. Mbi të gjitha falënderoj gjithë ata nxënës të mi që ndanë gjithë peshen e vuajtjes me mua. Ata edhe atëherë dhanë mundësinë e solidaritetit me mësuesen e vet,me mua. Gjithë banorët. Mbaj mend nënën e Kujtimit,kur bënte përshesh me tamel ne kusi dhe ma dërgonte në shkollë të drekoj. Kurrë nuk ia harroj asaj malësore koren e bukës ruajtur për mua…Për mua, tha Rukie Rama, fshati Zogaj, me banorët e tij, është fshati më i mirë në botë!…..
Me veprimet e veta te dinjitetshme, ngjeshur me karakterin e forcës, durimit e dijës, në kohë të duhur, plot rreziqe, njeriu sakrifikon vetveten ne emër të një kauze, që ia vlen për kohët që vijnë pas teje. Secili popull në botë,ka historinë e vet,të vuajtur nëpër flakët e diktaturave,ku me sakrificat e bëra, mbeten gjurmë krenarie,plot stoicizëm, kolektiv e personal,si vlera fondamentale njerëzore. I tillë është edhe populli shqiptarë,ndër më të vuajturit në Evropë,më i vonuari,ende i pa konsoliduar për te fituar atë që me shekuj vuajtëm. Nga personalitetet që meritojnë respekt, pa dyshim është edhe e përvuajtura, mësuesja, autore librash(sot),Rukie Rama,ajo që sfidoi jetën,triumfoi mbi të keqen. Ajo është sot një e moshuar, motër e mija bashkëvuajtësve në të dy shtete shqiptare,e cila me veprën e vet,ka hyrë në zemrat dhe shpirtin e secilës familje shqiptare,kudo. Edhe unë e kam motër nga nëna Vuajtje,ia di shpirtin e zjarrtë të sakrificës. Duhet ta respektojmë dhe ta nderojmë akoma më shumë veprën e saj,sakrificat,guximin e dinjitetin e kësaj motre.
Ia vlen autogrami i Rukies në librin e dhuruar si kujtim jete.
Faleminderit motër!
Gjakove-Bajram Curr,
7.shtator,2017
Urime Rukie Rames si autore e librit, urime Halil Bucpapajt si redaktor dhe mikut Bezhani si percjelles i kesaj veprimtarie te bukur.