Dije apo Alogjizma pa Dije qe e prejardhin Polifonine tone Popullore nga Sirenat dhe Muzika byzantine?
Qe ne fillim dua te pohoj se Vasil Tole ne kete liber eshte me dije te dyshimta mediocre dhe me alogjizma pa fund
Se pari e kendojne qeniet mitologjike? Vertet e beson Vaso shkencerisht se qeniet mitologjike kane kenduar si te ishin qenie njerezore reale, konkrete, qe kane egzistuar fizikisht, me gjak tru shpirt, korda vokale, laring, , dhe prej ketij absurditeti rjedh Iso polifonia? Mbi nje alogjizme te tille autori ngre nje liber plot te paverteta historike logjike gjeografike gjuhesore muzikore. Qe ketu keputet filmi.
Se dyti Autori thote : Grishje drejt viseve iso – polifonike te Epirit.
Pse Iso polifonike dhe jo Polifonike. Tashti na del nga Niko Mihali qe Iso Polifoni eshte emertimi zyrtar ne Unesco.Emertesen iso -polifoni e kane kundeshtuar te gjithe: Ramadan Sokoli , Spiro Shituni, Pirro Miso, Sokol Shupo Aleksander Peçi, Zhani Ciko, Limoz Dizdari, Ilirjana Dema, Pellumb Xhufi, Pascal Milo, Artan Fuga, Perparim Kabo, Fatos Klosi ,Marin Mema, Elvis Peçi,Fix, Fare, Ermir Dizadari, Krist Popa, Saimir Çili kryetaret e shoqatave polifonike Ago Nezha dhe Yzeir Llanaj, Bardhosh Gaçe, Fitim Çaushi dhe e gjithe shoqatat polifonike dhe shume emra nga me te medhenjte e kultures shqiptare te politikes e parlamentit qe kane firmosur rezoluten.. Argumentat jane thene e sterthene. Per dosien e derguar ne 2005 ne Unesco skane fare dijeni :
Istituti i kultures popullore , Universiteti Arteve, Komiteti Naconal i muzikes , qendra folklorike , shoqatat polifonike.
Se treti, sirenat jetonin sipas Homeri ne ishullin Anthemoezes midis Sicilise dhe Italise ndersa sipas Virgjili ne Sirenum Scopuli tek Capri sot. Sipas Toles Odiseu qe jetonte ne Itaca 60 klm larg prevezes skish digjuar kurre polifoni por duhej te shkonte ne Capri e çuditej me : iso -polifonine e sirenave. Komplet alogjizme.
Se katerti, jane 4 – 5 shekuj te erret nga 1200 deri ne 750 para Christ, ( Matheu Aref ) ku ska dokumentacion per egzistencen e Fenikasve dhe semito – egjyptianeve pra paraheleneve ne trojet e Pellazgjise. Por Homeri e kish shkruar Iiaden e tij para ardhjes se Afrikano verioreve e cila bashke me Odieu u perkthye nga helenet. Helenet shpiken Deukalionin qe çdo qyteterm pellazg para tyre te rafshohej dhe te fillonte me ta.
Se pesti “Mbi cilin mod kendonin sirenat ?Mbi pentatonite e Epirit, te Laberise, apo Toskerise? Apo mbi modet afrikano veriore e arabe. Kam pare mode fenikase egjyptine turke e arabe etc. Jane nje sistem modesh kryekeput qe skan kurfare lidhje me pentatonine e polifonise.
Kjo eshte alogjizme ne librin e Toles kur I etiketon Sirenat greke dhe iso – polifonia nis nga ato..
Se gjashti, Autori thote : sirenat magjepese qe embelsisht kenget ju fluturojne nga buzet e me nje muzike qe te deh shpirtin,pra( kjo nga Homeri ) ndersa Vaso thote Sirenat vajtore. Homeri nuk e thote “ vajtore “ çfare alogjizme: paralelisht dhe kendonin ne menyre magjepese dhe mallkonin dhe vajtonin.Dhe mbi kete alogjizme te ndertosh nje teze shkencore prej nga ku rjedh iso – polifonia?Ne traditen e popullit tone vaji fillon kur vdekja ka ndodhur edhte prezewnte, dhe vaji eshte homazh nderim per te vdekurin jo mallkim.Nuk ka asnje shembull te tille ne polifonine tone.
Asnjehere tek ne e kudo nuk fillon vaji per se gjalli. Odiseu ish gjalle, ndaj dhe kjo eshte komplet alogjike .
Se shtati.Po ndjek budallallekun ne aresyetim te Tole.Ne ishullin e sirenave as nuk hynte ndonje strukture polifonike e as homofonike sepse shndrohej ne kokalla, por edhe as nuk delte.Odiseu dhe varketaret ishin kalimthi Atehere nga dolen ato rathe koncentrike nga ishulli I tyre qe te perhapnin iso – polifonine,ne tere teritorin e Epirit dhe Arberor ? Kush ju a mesoi polifonine Sirenave njerezit qe sa mbriten u shndruan ne kokalla?. Po u deshen 600 vjete nga 395 kur u krijua Bizanti deri ne shek e 10 qe lindi kultura e kenges homofonike byzantine.dhe Sirenat ju a mesuan njerezve sipes Toles Polifonine. E konkludoni vete mungesen e logjikes elementare. Po polifonine se mesoi dot Tironsi qe ka qindra mijra vjet qe jeton 50 klm larg nga polifonia.Tironsi qe flet te njejten gjuhe me polifonikasit Arberore. Sepse eshte sistem I veshtire. Dhe ketu hyjne keto 2 raporte ngushtesisht te lidhura mes tyre : BASHKESIA DHE POLIFONIA dhe BASHKESIA DHE DIALEKTOLOGJIA. Vale – rathet koncentrike jane nje fenoment sa fizik( guri ne uje qe krion rathe ) aq dhe kulturor e gjuhesor. Pra Tole thote qe iso – polifonia nis me Sirenat.Ne I krijojme sirenat ( them une ) dhe sipas tij ato na mesuan polifonine Imagjinoni nje ishull i vetmuar ku as nuk hyn ndonje strukture parapolifonie, e as nuk del asgje, te jete zanafille as per ate qe quhet polifoni, e as per ate qe Vaso e quan iso -polifoni.
Se teti, e pse skane greket polifoni por gjithandej homofoni perveç se ne Epir. Po Epir,do te thote i Eperm pra shqip ) eshte Ipe ( çamet Ipe I thone shqipes ) eshte Iperi qe me pas behet Shqiperi .
Keto jane te vertetuara nga historian e gjuhetare, studiues
Homeri dhe as Apollodorus Tzetzes Eustathius Apollonius Hesiodi Suidas Hyginus Eustathius nuk thone qe Sirenat ishin kater dhe as kush nuk jep karakteristikat e tyre. Ndersa Vaso jep dhe karakteristikat qe ti pergjigjen artificialisht tezes manipulatore se kendonin Iso -polifoni. njera bente maresi tjetra kthyesi tjera hedhesi dhe tjera Iso. Keasj I thone te qeshesh e te qash me lot,me kete ndarje rolesh te manipuluar
Se nenti, ti ne 4 foto te gjetura ne vende te ndryshme arkeologjike autori ne faqen 28 shkruan si diciture ne sejcilen prej 4 fotove te ndryshme, Sirenat vajtore. Por kemi nga 1 sirene. Por jo Vasos i duhet domosdoshmerisht teza e Sirenave vajtore dhe e iso – polifonise , i duhet shumesi sepse shumezereshi perkthehet ne polifoni, njejesi eshte monodi homofoni. Ne sejcilen foto ku ka vetem 1 sirene autori thote sinenat vajtore.Pse keshtu behet shkenca duke sajuar e mashtruar.
Se dhjeti, tani po bej nje kalkulim: Tole na sjell ne liber kete structure polifonike: Kur vate/Kur vate/ Kur vat viti njezete. 36 vargje ne 1 faqe x 538 faqe gjithe libri = 15 678 vargje te Odiseu .Po ta kendosh me kete structure polifonike duhen disa vjet ta mbarosh Odiseu me iso – polifoni.E kuptoni se edhe me kete kalkul ja rezoj tezat vasos.Askush sot ne Bote prej mijra vjetesh nuk e ka percaktuar shkencerisht origjinen e polifonine. Ndersa akademik Vasil Tole shkruan nje liber I cili qe ne titull e deri ne fund eshte I gjithi mbushur me alogjizma pa dije e manipulime . Une nuk jam gjuhetar por duke qene se polifonia eshte nje gjuhe muzikore e lashte e popullit tone, atehere mendoj se tyneli nga duhet te kalojne studiuesit etnomuzikologet per te driçuar origjinen e polifonise nuk jane sirenat, por gjuha, eshte tingulli I cili ka lindur perpara fjales, eshte jeta bashkesia e cila flet nje gjuhe te folur si dhe nje gjuhe te kenduar dhe ashtu si tek Dialoktologjia e folur ka shume dialekte edhe tek Dialektologjia e kenduar, ka kaq shume dialekte nga njeri fshat, zone, krahine ne tjetren. Kjo eshte pasuri e madhe e jona.qe smun te leme te na e marrin greket.Polifonia eshte syri I kaltert I etnogjenezes sone kulturore.
Se Njembedhjeti, Zera te kundert me Autorin e librit Sirenat e Odiseut :
Çabej: Ilirishtja eshte gjuhe pellazgjishte ne kuptimin me te gjere. Me keto teza Hahni te Iliret I percakton si te paret e shqiptareve dhe perfshin edhe epirotet dhe maqedonet.
Kostandin Kristofori dhe Gjuha shqipe vazhduese e drejtperdrejte e ilirishtes ndersa ilirishtja nga pellazgjishtja.
Petro Zheji. Nga libri I tij shqipja dhe sanskritishtja po citoj ç’thote Sami Frasheri te Shqiperia çka qene çshte e çdo te behet. ( faqe 26 )Shqipetarete flasin nje nga me te vjetrat e te bukurat gjuhe te dheut. Shqipja eshte shoqe me sankritishten, gjuhen e Indise se vjeter, me Qeltishqene, gjuhen perse se vjeter . Por ato quhen gjuhe te vdekura e shqipja gjuha jone q’eshte me e vjeter nga ato eshte e gjalle e flitete sot si ne kohet te Pellazgeve.Emrat e perendive qe u faleshin Pellazgete e prej te cilave I ka marre mythollgji e Grekevet dhe e Romakevet
Mathieu Aref :Fale disa autoreve te lashte nder ta Homeri Hesiodi Hakate I Miletit Herodoti arrihen te njohen me mire Pellazget, banoret e pare te botes ballkano – danubiane si dhe Egjeut qe ishin aty perpara mberritjes se grekeve.
PROF. DR. PIRRO MISO*Sajuesi i termit “isopolifonia”, të cilit nuk i njihet as edhe një ekspeditë e vetme në terren e që nuk po lë as edhe një gur pa lëvizur kohët e fundit me ndikimin e tij, të kontaminojë institucionet kulturore me të pavërteta shkencore, ato studimore. Injektimi i helmuar i termit “isopolifoni”, ka cenuar e po cenon sistematikisht atë që konsiderohet kauzë e shenjtë për bartësit, për identitetin e trashëgimisë muzikore, për standardet e gjuhës të një prej zhanreve më origjinale të kulturës muzikore shqiptare. sajesa “isopolifonia”, veç të tjerash, nuk konsiderohet si term. Ky “term” nuk gjendet as edhe në një nga fjalorët e gjuhës shqipe, Madje është i pagjetshëm edhe në fjalorët themelorë, më të zgjeruarit e muzikologjisë botërore.
Spiro Shituni . Nocioni Iso -polifoni nuk e karakterizon shkencerisht thelbin e kultures muzikore shumezereshe te kombit shqiptar.
Zhani Ciko Pas tjetërsimit të emërtimit Polifonia jone popullore shume gjë e çuditëshme dhe e misterëshme, se si ky emërtim u regjistrua ne Unesco
Sokol Shupo poshte nentitullit : Shen Vasili I Akademise dhe kuleçet e tij me kacidhe kallpe vijon Termi Iso polifoni eshte abuziv.
Klik ne internet SCCOTLAND PIPES te digjoni tonin baze. Ata nuk I thone burdon SCCOTLAND PIPES as ISO SCCOTLAND PIPES.
Polifonia eshte nje Bunker i mbyllur per ata popuj qe se njohin kete kulture, nuk e kane kete gjuhe te foluri me tinguj, eshte nje gjuhe qe nuk e mesuan dot prej 7 mije vjetesh.
Polifonia eshte nje hapesire e hapur per ata qe e kane kete gjuhe e mesojne qe ne barkun e nenes dhe dine te ndertojne, dhe nena bashke me sisen I sep femijes edhe sisen polifonike.
Polifonia eshte pasuri e njerezve me shpirt dhe intelekt te pasur.Duhet mençuri shume e madhe te krijosh nje strukture shumezereshi polifonik. Iliro arberoret qe krijuan mozaike fantastike, qytete me kate kate polifonike si Gjirokastra Berati, sigurisht qe do te ishin te afte ti krijone kete shumezeresh polifonik horizantalo vertical me kate kate
Se dymbedhjeti, argument shume I forte qe s’ka kurfare lidhje me muziken byzantine eshte : Liria Pagane e grupimeve polifonike te cilat kane nje shperthim pagan shume e shume kohe parakristian, dhe elementi Zot pothuajse eshte inegzistent ne to. Kjo Liri pagane I ka bere kenget polifonike te mos kene kurfare lidhje me religjonin.
Se trembedhjeti, edhe ky argument shume I forte. Po ato gure super te medhenj pellazgjike mbi themelet e te cileve jane vene gure greke romake veneziane me tulla ( Butrint e kudo )a tregojne per nje qyteterim pellazg. Po a mund te çbehen ata gure pellazgjike te vendosen lart, e poshte tyre te vendosen guret greke romake veneziane???? Me teknologjite me te sofistikuara te koherave smund te ndodhi. Kete ka bere Tole guret e rende pallazgjike te polifonise sone I ka ngritur lart dhe poshte tyre ne themeli ka vene sirenat dhe muz byzantine.Qeshni o lexues shkrihuni gazi.
Se katermbedhjeti, ështe krijuar ne google nje GJEMBAÇERI ku me dhjetra e dhjetra artikuj mbi Iso – polifonine e dhjetra postime Saz’iso’.Klikon polifonia shqiptare nuk gjen asnje artiull te del.
Jane fshire te tera. Çka ndodhur nuk e di. Dhjetra gjembaçe me iso – polifoni dhe saz’ iso . Çfare eshte kjo : “ Aaaaaaa… I kane ngjitur nga pas diskut ndonje italanke -(batuta tek Gjeneral Gramafoni ) Por eshte shndruar ne nje fenoment, ne nje diversion, ne nje fushate, dhe kjo ka ndodh vetem brenda 20 vjeteve dhe sigurisht qe pergjegjesa ka. Po çdo te ndodhi pas 50 -100 – 200 vjetesh? Çfare kerkoni ju shqiptaret dhe iso dhe polifoni s’eshte tuaja e kemi krijuar ne greket.Kur ata pak greke te Epirit qe e kendojne, kendojne nje variant muzikor arberor, por greqisht, sepse e gjithe Çameria flet e kendon shqip.Ose dhe ata qe kendojne greqisht jane shqiptare por qe ndruhen te kendojne shqip, fenomen I njohur ky, e kam hasur vete dhe ne Maqedoni.
Se pesembedhjeti, Tole mbasi ja hoqi vendabanimin Sirenave, atje ku I kish vendoaur Homeri dhe Virgjili ne Itali, perdor termin “ sipas te gjitha gjasave “ dhe I sjell sirenat dhe Hadin ne Himare.
Po çfarë i duhet Vasos vendndodhja e Hadit per origjinen e polifonise.Vendodhja e Hadit eshte nje term- mitologjiko – gjeografik, dhe jo zanafillnor I polifonise. E shpjeguam qe as sirenat as Hadi nuk jane qenie njerezore qe te kendojne, jane mitologji. Bota e nedheshme – mbreteria e Hadit eshte nje gjeografi kaq e stermadhe, siç eshte qielli per Zeus, Deti per Poseidon, Dielli per Helius. Ta piketosh ne harte Hadin ne Himare, eshte si nje kolonel ushtarak ai I Gjeneral gramafoni qe vinte piketa ne nje harte. E pas tyre fshihej nje 7 prill 39. Perandoria nëntokësore e Hadit fshihej në thellësitë e tokës dhe në të kurrë nuk depërtoi rrezja e dritës së diellit ( pra shenimi im, jo ne bregdet, se ne bregdet Dielli te vret syte Ndersa Tole i sjell ne Himare. Pse? Harta e sirenave dhe Hadit te Toles nuk korespondon as me harten e Homeri e as harten e Virgjili . Po ska gje se dijetari I manipulon hartat si do vete ndaj Shupo ka plotesisht te drejte kur I thote Shen Vasilit te Akademise manipulime te porositura.
Se gjashtembedhjeti, Vaso vuan nga nje semundje e rezikeshme qe quhet MANIPULOMANIA.E dini se sa dhjetra e shembuj kam une edhe ne maredhenie personale qe e faktoj kete semundje MANIPULOMANIA te tij.
Se shtembedhjeti, Pyes Tolen pse nuk hyri turku per 500 vjet tek polifonia jone? Por sepse jane sisteme krejt te ndryshme te modeve.Ska krfare lidhje pentatonia as e sistemet modale turke, arabe, egjyptiane, fenikase. Duket sikur Tole futet ne nje rjete merimangash, me sajesa te tilla, alogjizma pa dije e nje gjembaçeri me iso -polifonizma , qe te le nje shijen e hidhur, sikur ka mare nje mission persiper.Ate te heqjes se Atesise se polifonise shqiptare dhe tu a jepe heleneve si autoktone ne keto troje kur gjithe historia boterore ka vertetuar se jane te ardhur nga fenikasit e semito -egjypitianet
Pra per Siren marresin Vasil Tole zv/ Kyetar i Akademise se shkencave , Sirenat ne Himare, Hadi ne Himare, Chimera ne Himare, harta qenka bere,qenka studiuar kaq mire, perfekt perputhet dhe me harten e pretendimeve teritoriale te Vorio Epirit, dhe tani ça mbetet, tja marrim nje avazi iso -polifonik me saz ‘iso dhe tu kendojme bemave ne librin e tij
Kesaj i thone ta Ç’Arber-rizosh qe ne renje, polifonine tone arberore, dhe tu biesh sirenave per nje fillese sigurisht false nga sirenat dhe muzika byzantine.Termin Arberore une e perdor ne sensin kulturor, gjuhesor, etnik,dhe jo gjeografiko – shteteror te kesaj Shqiperie 28 mije klm 2 Ç’kombetarizimi eshte blere ne antikitet, eshte blere ne mesjete, dhe ndaj Shqiperia eshto kjo qe jemi, e pse te moj blihet ç’kombetarizmi dhe sot?
Por une gjykoj se shteti dhe institucionet e tij, nje kauze tjeter duhet te blejne e kundervene Kauzen e kombetarizimit dhe Nderkombetarizmit te kultures shqiptare.Unesco eshte per proteksion te vlerave.Terma diversioniste qe e prejadhin Polifonine Arberore nga Sirenat dhe muzika byzantine duhet te qendrojne jashte juridiksionit te saj,dhe te korigjohen.
Vetem ne ministrine te kultures me keta lloj shqiptaresh ndodh qe Unesco-s ti serviret nje dosie e manipouluar
Perseri ngre nje dyshim tjeter se a kane lidhje keto me nje tjeter çeshtje, pra me mos paraqitjen ne kohe te dosies se lahutes ne Unesco ?Pergjegjesia bie tek personat qe e mbulojne kete sektor ne ministri kulture
Letersia jone I ka trajtuar mjaft here keto tema: Sjell ndermend Kapuçionet e zinj te Kadare,djegja e librave ne manastirin e Ardenices, dhe grabitja e thesareve arkeologjike.Mos valle dhe grabitja e Atesise se Polifonise eshte e njejta gje?
Te fusesh ne kurth Unescon duke I dhene polifonise nje Atesi tjeter, e dini çdo te thote ti japesh botes nepermjet Unescos nje tjeter atesi te polifonise sone Arberore, njesoj si ti ndrosh atesine nje njeriu dhe per kete te marresh vulen e Unescos? Njesoj si dikur ne konferencen e ambasadoreve me vulen e kesaj conference, me vulen e Europes, teritore arberore mbeten jashte Shqiperise.
Te mos duash te dalesh nga kjo llogore, eshte njelloj si ai qe gelltiti nje luge çorbe te prishur, (ju kujtohet kjo batue e kinemase tone ) dhe e vjell gjithe jeten. Te gjithe e dime etjen e grekeve per ti pervehtesuar atesite dhe per ti publikuar europianisht e per kete jane te afte ti infektojne dhe gazetare te njohur. Kujtoni pak debatin e forte Sgarbo – Ceka reth atesise se Bylisit, kujtoni Deuklionin qe çpiken helenet per te rafshuar çdo gje pellazge
Alogjizmat e Vasil Tole ne librin Sirenat e Odiseut dhe dosien e Unescos mbeten dhe I pari qe duhet te reflektoje, korigjoje,kerkoje ndjese publike, tu thote Sirenave isombajtese bizantino iso – polifonike qepeni gojen, boll, eshte pikerisht Vasil Tole.
Dhe ndjese jo vetem ne emer personal, por ndjese edhe Unescos si ish drejtor I Trashegimise popullore ne Ministri Kulture,ne 2005 si hartuesi I dosies kur i eshte bere propozimi Unescos dhe si zv/ kryetar i Akademise se Shkencave.. Do ta beje ai kete ? une mendoj se duhet ta beje. Por dyshoj se a ta beje.
Prof Aleksander Peci
Prof Titullar I kompozicionit
Mjeshter I Madh
President I Pianodrom Internacional Festival
Dir Egzekutiv I Fondacioni per zhvillimin e kompozicionit
Anetar I Shoqates se kompozitoreve SACEM – PARIS
Qytetar Nderi I Permet