VOAL – FIER – Mbi 300 mijë rrënjë ullinj dhe vreshta si dhe një hektar e gjysmë tokë në fshatin Radostinë në Fier, u përfshinë nga flakët ditën e shtunë. Fenomeni shqetësues rikthehet çdo stinë vere, me djegien e mijëra hektarëve toka dhe pyje në jug të vendit.
Zjarri i sotshëm në Radostinë, i mbajti disa orë nën tension banorët e fshatit, të cilët po rrezikonin jo vetëm tokat e tyre por edhe banesat. Edhe zjarrfikësit e patën të vështirë të ndërhynin për të marrë nën kontroll situatën për shkak të terrenit të vështirë për automjetet zjarrfikëse.
Oficerët e policisë gjyqësore mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e zjarrit. Banorët e fshatit Radostinë shprehen se janë çobanët e staneve ata që vendosin zjarret qëllimisht pasi kërkojnë të hapin kullota të reja për bagëtitë. shekulli
Komentet