Përshtati në shqip: Blertina Koka
Dietat e pasura në fibra ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e zhvillimit të artritit. Pas rishikimit që u bënë 2 studimeve të mëparshme, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që marrin dozën më të lartë të fibrave janë 61% më pak të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje, krahasuar me ata që përfshijnë shumë pak fibra në dietën e tyre.
Konsumimi i fibrave nga orizi kaf, patatja dhe perime të tjera mund të parandalojë gjithashtu përkeqësimin e dhimbjeve tek pacientët që vuajnë nga dhimbjet e gjymtyrëve.
Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Tuft (në Boston) dhe Universiteti i Mançesterit analizuan të dhënat e 2 studimeve të mëparshme, ku janë përfshirë rreth 6 mijë persona.
Mos humbisni: Doni të dobësoheni? Shtoni konsumin e fibrave tek dieta juaj! Ja ku mund t’i merrni
Në fillim të studimit shkencëtarët përcaktuan sasinë e fibrave që vullnetarët kishin përfshirë në dietë, si dhe mblodhën të dhëna për dëmtimin e kockave, mjekimet, përdorimin e alkoolit dhe aktivitetin fizik. Më pas ata u bënë eko për të përcaktuar nëse vullnetarët kishin simptoma të osteoartrtit (dhimbje, ënjtje).
Në studimin e parë ishin monitoruar pacientët çdo 12 muaj për katër vite. Këta pacientë kishin konsumuar mesatarisht 15 gramë fibra në ditë. Ndërsa tek studimi i dytë pjesëmarrësit, të cilët merrnin mesatarisht 19 gramë fibra në ditë, u monitoruan për 9 vite.
Rezultatet treguan se pacientët që kishin përfshirë më shumë fibra në dietë ishin 30% më pak të rrezikuar nga osteoartriti tek grupi i parë dhe 61% tek grupi i dytë, krahasuar me ata që kishin marrë sasi më të ulët të fibrave.
Këto rezultate treguan gjithashtu se konsumi i fibrave, sidomos nga drithërat, ul rrezikun e përkeqësimit të dhimbjeve të kyçeve.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al
Komentet