Voal – Voal.ch shkruan se Tom Brady dhe Gisele Bündchen ndjekin një dietë të fortë, që i përjashton domatet, specat, patëllixhanët . Ata pinë shumë smoothie për detoksim, vakti më i pasur i ditës është dreka, ndërsa darka është e lehtë fare, nuk i hanë kurrë bashkë drithërat dhe ushqimet me proteina. Dieta është 100 % organike, e përbërë kryesisht nga perimet, pa sheqerna, pa miell, pa kripë, pa lektozë dhe pa kafe siç tregon Allen Campbell, shefi i guzhinës në shtëpinë Bundchen-Brady për boston.com.
Shefi i guzhinës është një biokimist dhe nutricionist i famshëm amerikan, që ka punuar nëpër hotele lluksi si Boston Harbor Hotel, prej disa muajsh u përgatit për të ngrënë çiftit Brady–Bündchen: «Ble ushqime biologjike, absolutisht jo OGM duke menduar për të ardhmen e planetit dhe qënieve njerëzore. Filozofia ime është se një dietë me bazë bimore ka fuqinë që t’i parandalojë sëmundjet. 80% e atyre që hanë Tom e Gisele janë perime të freskëta dhe organike. Drithërat, të gjitha organike dhe integrale: janë orizi, quinoa, miglio, fasule. 20% janë mishra pa dhjamë: biftekë organikë, mish pate dhe mish pule. Sa i përket peshkut, zakonisht salmon. Si vaj të gjallë përdor vajin e ullirit, për të gatuar vajin e kokosit. Përdor kripën rozë të të Himalajës dhe kurrë kripën me jod».
«Tomi nuk ha shumë fruta, po i pëlqen banania smoothie, 90% të ushqimeve e gjithë familja i ha njëlloj. Gatuaj edhe për fëmijët, një drekë për Benny, që ia çon në shkollë Gisele. Për fëmijët gatuaj shpesh sushi vegjetarian me oriz integral, avokado, karrota, kastravec dhe soia. Lëngje frutash u përgatis banane, ananas, alga të kaltra. Ushqimet i gatuaj sipas stinëve. Në dimër gatuaj më tepër mish të kuq, supra me barishte të kopështit me rrënjë, në verë, më tepër ushqime të freskëta dhe sallatëra. Në mëngjes bëj pazar tek Whole Foods (zinxhir supermerkati amerikan ku nuk shiten ushqime me ngjyrues dhe gjithçka është organike dhe integrale). Mishin e ble shpesh tek The Butcher Shop. Drekën e shërbej në ora 12:30, darkën midis 17:30 e le 18. Në orën 19:00 e mbaroj ditën e punës tek Brady-Bündchen», përfundon Allen Campbell.



Komentet