Maradona lind më 30 tetor 1960 në lagjen e varfër Villa Fiorito në rrethinat e Buenos Airesit. Futbolli që fëmijë është buka e tij të përditshme, si të gjithë djemtë e varfër të qytetit të tij shpenzon shumë kohë në rrugë duke luajtur me top. Janë të vogla hapësirat ku mund të luash, mes makinave, këmbësorëve dhe çdo gjëje tjetër, të cilat e mësojnë atë për ta manovruar topin në mënyrë mjeshtërore.
Tashmë idhull i shokëve për talentin e tij të mahnitshëm, atij menjëherë i jepet pseudonimi “El Pibe de Oro” (djali i artë), i cili do të mbetet i tillë edhe kur ai do të bëhet një njeri i famshëm. Talentit i tij merr rrugën e futbollit profesional: filloi karrierën e tij në ‘Argentinos Juniors’, për të shkuar më vonë tek “Boca Juniors”, gjithnjë në Argjentinë.
Aftësitë e tij të jashtëzakonshme nuk mund të viheshin re dhe ashtu si paraardhësi i tij i madh braziliani Pele, kur është vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç ka fatin të luajë në kombëtaren e Argjentinë kombëtare, duke i djegur rrufeshëm në këtë mënyrë të gjitha fazat. Por Menotti, trajneri i Argjentinës në atë kohë, nuk e thërret për Kupën e Botës 1978, duke thënë se është ende shumë i ri për një sfitë të tillë të fortë dhe të rëndësishme si ajo.
Argjentina nuk duket të pranojë lehtësisht vendimin e Menottit: të gjithë mendojnë, sidomos shtypi vendas se Maradona është krejtësisht i aftë për të luajtur në këtë Kupë të Botës. Nga ana e tij, Pibe de Oro hakmerret duke fituar kampionatin botëror të rinjve.
Që nga ajo kohë ngjitjet e kampionit janë të pashmangshme. Pas provave të hatashmë në kampionatin vendës, fluturon për Botërorin e Spanjës 1982, ku i jep jetë një kombëtareje të jashtëzakonshme me dy gola, edhe pse në momente kyçe të lojrave me Brazilin dhe Italinë, nuk mund të shkëlqejë si duhet, duke bërë madje edhe ta dëbojnë nga loja. Është shndërruar pothuajse në mit: lojtari i vetëm që do të ishte po aq i popullarizuar dhe i dashur sa të eklipsonte Pelenë, yllin e përkryerjes së futbollit, të adhuruar nga pothuajse të gjithë pa përjashtim.
Pastaj blerja rekord nga Barcelona e bindi atë që të largohet nga Boca Juniors. Për fat të keq, me ekipin spanjoll luan vetëm tridhjetë e gjashtë ndeshje në dy vjet, për shkak të një aksidenti shumë të keq, më të keqin e karrierës së tij. Andoni Goicoechea, mbrojtësi i Athletic Bilbao, ia thyen kaviljen e majtë dhe ligamentin.
Aventurë tjetër është ndoshta më e rëndësishmja e jetës së tij (përveç finaleve botërore, sigurisht): Pas negociatave të shumta shkon në qytetin që e shndërron në flamur të tij, i cili do ta ngrejë në lartësinë e idhullit të paprekshëm: Napoli. E ka deklaruar vetë Pibe de Oro vazhdimisht se Napoli është bërë atdheu i tij i dytë pas Argjentinës…
Sakrifica e kompanisë ishte e madhe pa dyshim, duke e paguar me një shumë kolosale për atë kohë, por ky shpenzim do të shpërblehet edhe nga loja e Diegos, i zoti ta bënte dy herë ekipin kampion të Italisë. Iu kushtua një këngë e hatashme, e cila i krahason të dy mitet, e kënduar me zë të lartë nga tifozët ulëritës “Maradona është më i mirë se Pele”.
Diego Armando Maradona preku majën e karrierës së tij në Kupën e Botës në Meksikë 1986. E bën Argjentinën ta fitojë Kupën e Botës, duke shënuar gjithësejt pesë gola (dhe duke ofron ndihmën për pesë të tjerë), e do të çmohet si lojtari më i mirë i finaleve. Përveç kësaj: në çerekfinale me Anglinë realizon golin e hyrë në histori si goli nga “dora e Zotit”, një “tallje” të cilën ende nuk e ka harruar futbolli (Maradona shënoi me kokë i “ndihmuar” me dorë për ta futur në portë).
Pak minuta më vonë, megjithatë, realizon golin kryevepër, me atë “balet”, që e fillon nga mesfusha, duke mashtruar gjysmën e ekipit kundërshtar dhe duke e depozituar topin në rrjetë. Një gol që është votuar nga një panel i ekspertëve si më i bukur në historinë e futbollit!
Së fundi, praktikisht vetëm e prin Argjentinën në fitoren 3-2 kundër Gjermanisë Perëndimore në finalet e Kupës Botërore.
Pas atij suksesi, Maradona e çoi në majë të futbollit europian edhe Napolin: siç u përmend, fituoj dy tituj të ligës, një Kupë Italiane, një UEFA Cup dhe një Italian Super Cup.
Pastaj erdhi Italia ’90, pothuajse në të njëjtën kohë, rënia e kampionit të idealizuar në të gjithë botën. Argjentina në këtë botoror arrin në finale, por humb kundër Gjermanisë nga një goditje dënimi të cilën e ekzekuton Brehme. Maradona shpërthen në lotë, duke u ankuar më pas: “Ishte është një konspiracion, fitoi mafia.” Janë vetëm shenjat e para të paqëndrueshmërisë emocionale dhe një brishtësi që askush nuk do ta dyshonte prej një njeriu si ai, i mësuar të mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Një vit më vonë (mars 1991) u gjet pozitiv në një kontroll dopingu, me pasojë pezullimin për pesëmbëdhjetë muaj.
Skandali e pushton atë, lumenj boje shpenzohen për të analizuar rastin e tij. Rënia duket të jetë e pandalshme; vijnë problemet njëri pas tjetrit. Nuk mjafton dopingu, hyn edhe “demonia e bardhë”, kokaina, të cilën Diego, siç thonë mediat, e konsumon rregullisht. Së fundi, ka probleme serioze me tatimet, të cilit i bashkohet edhe problemi i një djali të dytë të cilit nuk ia jep atësinë asnjëherë.
Kur historia e kampionit dukej se po shkonte gati në një përfundim të trishtuar, ja ku vjen mrekullia e fatit, ai thirret për SHBA-’94, ku shënon një gol të mahnitshmëm kundër Greqisë. Tifozët, bota, shpresojnë se kampioni më në fund ka dalë nga tuneli i tij i errët, dhe është prapë ai që ishte, por ai ndalet prapë se ka përdorur ephedrine, nje substance e ndaluar nga FIFA. Argjentina është në shok, ekipi humb motivimin dhe vendosmërinë e kështu eliminohet. Maradona, i paaftë për të mbrojtur veten e tij, bërtet për një komplot tjetër kundër tij.
Në në tetor 1994 Diego punësohet si trajner nga Deportivo Mandiyù, por përvoja e tij e re përfundoi pas vetëm dy muajsh. Në vitin 1995 trajnon skuadrën e Racing, por dha dorëheqjen pas katër muajsh. Pastaj kthehet për të luajtur për Boca Juniors dhe mbështetësit e organizojnë një festë të madhe dhe të paharrueshme në stadiumin Bombonera për kthimin e tij. Mbetet në Boca deri më 1997 kur, në gusht, u gjet përsëri pozitiv në një kontroll për doping. Në ditëlindjen e tij të tridhjetë e shtatë, el Pibe de oro njoftoi dorëheqjen e tij nga futbolli.
Pas mbylljes së karrierës së tij të futbollit Diego Armando Maradona duket se do të ketë disa probleme të “vetëkontrollit” dhe imazhit: mësuar të idhujtohej nga turmat, dhe të duhej nga të gjithë, duket se nuk mësohet me idenë se karrierën e tij kishte perfunduar, dhe gazetat nuk do të flisnin më për të. Do të flasin për bëmat e tij më shumë se për aspektin e futbollit (disa dalje në televizion, disa përleshje të papritura me gazetarë të bezdisshëm që ndjekin atë kudo), ai vazhdon të flasë për vete.
Në vitin 2008, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij, Diego Armando Maradona është emëruar trajner i ri i ekipit të futbollit kombëtar Argjentinës, pas dorëheqjes së Alfio Basile, i cili kishte rezultate të dobëta në eliminatoret për Kupën Botërore 2010.
Maradona e çon Argjentinë në mesin e protagonisteve të Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut.
—
Shpërblimet e karrierës:
1978: Golashënues kryesor i Campeonato Metropolitano.
1979: Golashënues kryesor i Campeonato Metropolitano.
1979: Fitoi kampionatin kombëtar.
1979: Junior World Champion me Argjentinën.
1979: “Olimpia de Oro” për Futbollistin më të Mirë argjentinas të vitit.
1979: Zgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit në Amerikën e Jugut.
1979: Merr Topin e Artë si lojtari më i mirë i momentit.
1980: Golashënues kryesor i Campeonato Metropolitano.
1980: Fitoi kampionatin kombëtar.
1980: Zgjedhur nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit në Amerikën e Jugut.
1981: Fitoi kampionatin kombëtar.
1981: Merr Trofeun Gandulla si lojtari më i mirë i vitit.
1981: Kampion i Argjentinës me Boca Juniors.
1983: Fiton Copa del Rey me Barcelonën.
1985: Emërohet ambasador për UNICEF.
1986: World Champion me Argjentinën.
1986: Fiton “Olimpia de Oro” të dytë si futbollisti më i mirë argjentinas i vitit.
1986: Deklarohet Qytetar nderi i qytetit të Buenos Airesit.
1986: Merr Këpucën e Artë nga Adidas për lojtarin më të mirë të vitit.
1986: Merr Penën e Artë si lojtari më i mirë në Evropë.
1987: Kampion i Italisë me Napolin.
1987: Fiton Kupën italiane me Napolin.
1988: Golashënues kryesor në Serinë A me Napolin.
1989: Fiton Kupën UEFA me Napolin.
1990: Kampion italian me Napolin.
1990: Merr Premio Konex të Brillante për korrektësinë e tij.
1990: Vendi i dytë në Kupën e Botës.
1990: Emërohet Ambasador i Sportit nga Presidenti i Argjentinës.
1990: Fiton Italian Super Cup me Napolin.
1993: Futbollisti më i mirë argjentinas i të gjitha kohërave.
1993: Fiton Kupën Artemio Franchi me Argjentinën.
1995: Merr Topin e Artë për karrierën e tij.
1995: Vlerësohet si “Mjeshtër Frymëzues i Ëndrrave”, nga Universiteti i Oksfordit.
1999: “Olimpia de Platino” e Lojtarit më të Mirë të shekullit.
1999: Merr nga AFA çmimin e sportistit më të mirë të shekullit në Argjentinë.
1999: Sllallomi i vitit 1986 kundër Anglisë zgjidhet si goli më i mirë në historinë e futbollit./Skënder Buçpapaj
Komentet