VOAL – Gazeta gjermane “Die Welt’ botoi sot shkrimin “Presidentja a e Kosovës flet çfarë ia do qejfi”, si më poshtë:
Çfarë i shtyn njerëzit nga Kosova të marrin rrugën e mërgimit? Kush mund të dinte më mirë se Presidentja Atifete Jahjaga t’ia bënte të ditur ZDF-së realitetin e largimeve nga vendi i saj dhe për perspektivat e popullit.
Jahjaga në një intervistë të shkurtër në “Morgenmagazin” herët në mëgjes thotë: “Në të vërtetë,” i përgjigjet ajo pyetjes për arsyet e largimit masiv të qytetarëve të saj, “që nga mbarimi i luftës ka bërë disa hapa vendimtarë.” Pra, është fare e qartë se Presidentja kurrsesi nuk është e prirur që të pranojë t’ia japë përgjigjen e duhur pyetjes. Ajo flet çka t’ia dojë qejfi dhe është e vështirë ta ndjekësh arsyetimin e saj.
Të rinjtë kanë ndjesinë se vendi po bën vendumëro, shpjegon ajo. Në një vend të tillë të jesh kaq i ri, kaq vital, kaq pasionant, krijohet shumë padurim. Sidomos në një mjedis me kaq shumë shembuj të suksesshëm të fubollistëve, popstarëve talenteve të tjerë të suksesshëm.
50 000 deri 80 000 kanë kërkuar këtë vit azil nga Kosva në Evropën Qendrore – sipas vlerësimeve të vendeve ku ata kanë shkuar. Arsyeja kryesor është “varfëria e rëndë”. Papunësia është 45 për qind. Investitorët, për arsye të situatës së rëndë të të drejtave të njeriut dhe korrupsionit të madh janë larguar nga vendi.
Moderatorja e “Morgenmagazin” Anja Heyde këmbëngul për një përgjigje të mirëfilltë. Por “Zonja Jahjaga” qëndron stoike. Ajo flet kodra pas bregut për arsyet kombëtare dhe ndërkombëtare të situatës së rëndë të vendit. Investitorët ikin, kriminelët vërshojnë. Njeriu nuk di nga t’ia mbajë, Po.
Por përsëri pa rezultat. Jahjaga flet pa ndalur më tej.
“Po! Por,” ngulmon moderatorja Heyde. Dhe pastaj, pas shtatë përpjekjesh, ajo e ndërpret Presidenten. Po ku kanë shkuar miliardat e ndihmave të Bashkimi Evropian që prej vitit 1999, kërkon të dijë moderatorja.
“Pikërisht,” sqaron Presidentja, prej 16 vitesh Kosova përjeton plagët e rënda të Luftës, me pasoja dramatike.” Pastaj ajo vazhdon me temën e liberalizimit të vizave, me proceset përkatëse, me mungesën e mundësisë për udhëtim të lirë.
Dhe më në fund moderatorja e “Morgenmagazins” e ZDF, pas gjashtëmbëdhjetë minutash e gjysmë, jep vetëm një “shumë faleminderit për informacionin”. Presidentja vazhdon të flasë e të flasë, derisa sinjali ndërpritet.
https://www.welt.de/politik/ausland/article144395433/Kosovos-Praesidentin-redet-worueber-sie-will.html
Komentet