…Siç dihet, dominimin e keltëve në pjesët ose rajonet kryesore të Europës Qëndrore ose Kontinentale dhe më gjërë, asokohe e kishin stopuar ( ndërprerë) ose pamundësuar dy faktor të rëndësishem ose kryesor. Faktori i njohur romak dhe ai gjerman. Respektivisht, romakët dhe germanët (gjermanët) të cilët për shumë shekuj me radhë do e mbulonin dhe dominonin si të thuash pjesën më të madhe të historisë së përgjithshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me larg.
Ndërkohë që pas triumfit të njohur epokal ose historik të ushtrisë gjermane ( nën komanden supreme të Peter Arminie Hersukut)-kundër ushtrisë së fuqishme romake (të Jul Cezarit dhe Publie Kuintil Varit) në betejen e famshme në Malin dhe Kështjellën e njohur të Teutonburgëve në shekullin e nente ( 9 ): Shteti dhe kultura e atëhershme romake nuk ia kishin dalur ose arrirë kurrë të depertonin në pjesën më të madhe të hapësirës ose territorit të njohur gjermane. ( lëxo: kufirin ose ” limesin” e njohur gjermano-romak) Kjo duke filluar që nga Ana e Djathte e Lumit të lumit Rin ( Rhein), për të vazhduar kështu deri në Mainc (Mainz), gjegjësisht në Pjesën Veriperëndimore të Lumit Main (Main), në Juglindje të Lumit Visla ( Krakovë, Poloni), në Petrassa ( Rumani) si dhe në hapësira ose teritore të tjera gjithandej Evropës Qëndrore, asaj Juglindore, Rusisë ( Prusisë Lindore), Detit të Zi, Brianisë së Madhe etj., ku ishte zhvilluar dhe kishte lulëzuar kultura e njohur gjermane. Kujto shkrimet, mitet, eposet ose legjendat e njohura mbi prijësin dhe strategun e madh Arturin (Artusin) së bashku me analet ose kronikat e njohura mbi fiset e mëdha gjermane të anglëve, saksonëve, jutëve, umbreve dhe të tjerëve në kuader të ” 7 mbretërive” ose ” principatave të vogla” të Kentit. Respektivisisht, ndikimet, interferimet dhe reflektimet e fuqishme të grupëve ose fisëve të ndryshme gjermane në krahinat e njohura të Essexit, Sussexit dhe Wessexit në Britaninë e Madhe së bashku me kronikat ose shënimet e njohura mbi misionarin dhe eksploratorin e shquar gjerman, Winfrid Bonifatiusin, ato mbi “Sutton Hoo ” (Suvolk ose Suffolk) dhe kështu me radhë.
Ndonëse, pa i harruar edhe kronikat ose interpretimet e shkëlqyera të Kornel Publie Tacitit në kuader të veprës së tij të njohur me titull ” Germania Libera” së bashku mbi personfikimin dhe unifikim e njohur hyjnor ose profetik të Perëndeshes ose Hyjneshes së njohur gjermane “Nertha” ose ” Nerthus” me Zotin ( Hyjin) dhe Tokën, mitet, eposet ose legjendat e njohura mbi Ulfilin ( Wulfilin)- Ipeshkvin (Peshkopin) e shquar të Gotëve të Perëndimit, i cili pos tjerash do mbahet mend edhe si përkthyesi dhe ekploratori i parë ose kryesor i Bibles në Evropë dhe më largë (Lëxo: ” Codes Argentenus” në gjuhen gjermane ose gotike i cili edhe sot e kësaj dite ruhet në Universitetin e njohur të Upsales, nëSuedi), ato mbi Karlin e Madh ( Karl de Große ose Carolus Magnus ), Mbretin legjendar të Frankëve dhe Langobardëv e, babain e tij, Karl Martelin dhe kështu me radhë… Ku kultura dhe historia e njohur e popullit ose kombit të madh gjerman kanë lënë gjurmë të thella dhe tëpashlyera pothuajse në pjesën më të madhe të historisë së gjithëmbarshme të kontinentit të vjetër dhe më gjërë.
Se këndejmi, gjithënjë sipas dëftesave, shënimeve, analeve dhe kronikave të njohura shkencore ose historiografike: Duke filluar nga shekulli 1 dhe 2 : fiset e njohura gjermane të swebëve, alemanëve, markomanëve, semnonëve, tiringëve,burgundëve, gotëve tëlindjes, gotëve tëpeërndimit ose vizigotëve , frankëve, langobardëve dhe të tjerëve , do i ndërpresin ose stopojnë sulmet, invazionin dhe dominimin shumëshekullor të hunëve, keltëve, avarëve dhe të tjerëve në truallin evropian . Kështu, pjesëtaret (ushtarët) e njohur të fisit të madh gjerman të vizigotëve (nën komanden e Alarichut)- atëbotë në Antikë do depertojnë trimumfalisht në Greqi, Romë si dhe në gadishullin ballkanik. Duke i pushtuar Greqinë dhe Romën në vitin 41o dhe 455, si i dhe duke depërtuar në Gali ( Francën e sotme) dhe Spanjë.
Ndërkaq, fisi tjetër gjerman i vandalëve, gjegjësisht, vizigoteve ( nën komanden supreme të Geiserichut)-përmes gadishullit të njohur Iberik ( Spanjës) në vitin 429 do depertonin në Afrikë ku do e ngrisnin ose themelonin mbretërinë e njohur të vizigotëve e cila do qëndronte në fuqi gjer në vitin 534.
Burgundët, Aleamanët dhe Frankët dhe Langobardët ndërkaq, do depertonin thellë në Rhön (Francë), Lombardi, Sicili, Romë, Napoli dhe rajone tjeta të Italisë etj.
Përderisa, fiset e lartëpërmendura gjermane të anglëve, saksonëve, jutëve, britëv e etj., permes kanalit të njohur të La Manchit , në vitin 4OO kishin depertuiar dhe ishin vendosur (njëherë e përgjithmonë) në Britanine e Madhe. Por, pa i harruar këtu edhe shënimet, kronikat, analet ose legjendat e njohura të Gergur Tourskit mbi mbretin e njohur gjerman, Hilderikun ( Babain e Klodevigut dhe të birin e Merovechut ose Merovingut), ato mbi ” varrin e trimit dhe gruas së re” në ” korin e varrezave” të panjohura pranë Katedrales së Kelnit ( Kölner Dom), të tjerat mbi ” varrin e Arnegundes” në Katedralen e “St. Denisit” në Francë etj. etj. (fragmente)
Komentet