Diçka mbi kriminalogjinë dhe psikopatologjinë e përditshme sociale, profesionale, institucionale dhe funksionale në Kosovën e pasluftës…!
Njëherë ose dikur, një të ashtuquajturit “redaktori” të gazetës “Bota Sot” i cili së bashku me dajen e tij të cilin e njihja për llaskuc të poshtër, dallavergji dhe antishqiptar të madh, ia dërgfova një letër interne dhe tepër miqësore në emrin dhe adresën e tij në Zvicër, duke ia tërhequr vërejtjen për gafet ose gabimet e tij trashanike në drejtshkrim si dhe në rregulla ose disiplina të tjera gramatikore, profesionale etj. Dhe, “tipi” ose “redaktori” në fjalë i cili së bashjku me dajen e tij i thonin vetit edhe “drr-mr” etj., i tmerruar, xhindosur dhe skandalizuar tej mase nga vërejtjet e mia ndaj analfabetizmit, mediokritetit, antiprofesionalizmit dhe paditurisë s tij në gazetën ku paguhej ose merrte pagë të majme mujore, me dërgon një letër personale në Gjermani, duke me thënë se ndjehej i kërrcnuar nga unë i cili ia kisha thënë privatisht analfabetizmin ose joprofesionalizmin e tij! Shih ti “redaktorin” e “Bota Sot”….!
….!
Vërtetë është për të ardhur keq për gjendjen e rëndë (alaramante) në shumicën e medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovën e pasluftës. Sidomos për “platformat” ose “politikat” e ndryshme editoriale, redaksionale dhe të tjera të tjera të disa medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovë të bëra ose hartuara kryesisht nga personat ose individët e ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj. Për të mos thënë këtu nga filisterët, mizantropët, paranoidët, psikopatët, demagogët, hipokritët ose maniakët e ndryshëm depresivë, infantil dhe patologjikë që i menaxhojnë ose i kanë në dorë, jo vetëm shumicën e gazetave ose medieve të shkruara ose elektreonike, por edhe shumicën e mekanizmave ose institucionëve shkencore, kulturore, shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike në Kosovën e pasluftës. Kjo përmes formave ose metodave tashmë të njohura udbiste, rankoviqiste, mercenare, kameleoniste, kolaboracioniste, komplotiste, komnspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të shantazhit, komplotit dhe interesave të përbashkëta të personave, grupeve, klanëve ose tarafëve të ndryshme nëntokësore, paranormale, parapolitike etj. Duke ua lënë në dorë kulturën dhe informimin skribomanëve, anonimusëve, dallkaukëve, volonterëve, analfabetëve ose gjysëmanalfabetëve të ndryshëm stupid, nebuloz ose mediokritë të cilët si të thuash ia humbasin të “virgjërit” analfabetizmit ose ‘tabula rasës’ së tyre nepër faqet e ndryshme të “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Koha Ditore”, “Kosova Press”, “Zëri i Ditës” etj. Kështu që sot nuk është aspak e habitshme ose e rastësishme që edhe shoferët e autobusave ose taxistët e ndryshëm, kamarierët, gipserët, muratorët ose anonimusët e ndryshëm me kokë viçi dhe kaqik hiçi t´i keni si “komentatr, analist politik, kulturorë” etj., nepër gazetat ose agjensitë e lajmëve kosovare! Sepse, shkruajnë pa pagesë ose gratis si në rendet ose sistemet e pandryshuarta natyrore, ordinare, mesjetare, skllavopronare ose feudaliste, madje sipas porosive të redaktorëve ose kryeredaktorëve të ndryshëm nebuloz, mediokrit ose komplotist që ndodhën në marëdhënie ose obligime të ndryshme mercenrare, komplotiste ose kolaboracioniste me nëntokat e ndryshme kriminale, politike ose parapolitike. Ndërkohë që hajnat (hajdutët), demagogët, hipokritët, analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe fuknksional, nga bordet editoriale ose redaksionale të gazetave ose mediumëve të ndryshme kosovare, paguhen ose stimulohen materialisht dhe në çdo formë tjetër për shkrimet (pordhët) e tyre editoriale ose autoriale në gazetat ose mediumet e tyre. Sepse, turku do zor, thotë populli.
Ndaj, në duart e kujt ndodhën sot mekanizmat ose institucionet e njohura shtetrore, nacionale, informative, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftëës ? Në duart e hajnave (hajdutëve), profiterëve, matrapazëve, demagogëve dhe hipokritëve të ndryshëm analfabet ose gjysëmanalfabet? Në duart e kriminelëve të ndryshëm ordiner ose ambulant? Në duart e bijve dhe bijave proletare dhe internacionaliste të “narodit jugosllav” të “konvertuar” në “popull të ri kosovar”?; Në duart e këlyshëve dhe zagarëve të Serbisë, Rusisë, Malit të Zi etj…?, në duart e etikës dhe estetikës së vdekur në embrion?, në gërsherët e censurës ose mediokracisë forumiane ose kabinetike?, në duart e psikopatëve ose maniakëve të ndryshëm asocial, jokurrizor, infantil dhe patologjik që jetojnë mbi kurrizin e të tjerë, gjegjësisht, duke i shfrytëzuar të tjerët, apo….?
Pak “fiskulturë psikologjike”:
Siç e kemi thënë ose cekur shpeshherë : çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti– mendja(truri) dhe trupi i njeriut.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Mëqe, psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?”, “dual apo jodual”, “a është i vdekshëm, apo i pavdekshëm shpirti i njeriut?”, “në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët ai me trurin (mendjen) dhe trupin e njeriut?” dhe kështu me radhë... Atëherë do cekur në vazhdim se sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë, mendja (logjika), koshienca ose intelekti i lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm edhe “logosi” është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, “logosi” është ‘organ’ ose ‘enërgji e gjallë‘ që levizë ose penetron vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. “Logosi” pra në radhë të parë është ‘ligjë‘ ose një ‘princip i lartë universal’ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të ‘fizikës’ dhe ‘kimisë‘ ose ‘ biokiminsë së brendshme’ të trurit dhe shpirtit të njeriut.
Atëherë ç´është inteligjenca ose intelegjenca në kuptimin e plotë të fjalës…?
Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‘interlligere’, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve, raporte mes raporteve ose lidhje midis lidhjeve. Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjenca) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij. Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë me njeri tjetrin në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij operative ose funksionale: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.
Komentet