I njoh shumë mirë të dy rastet për të thënë se mund të konfrontohen. Nuk bëj konfrontim. Ajo që doja të thosha ështe se në të dyja rastet pranohet një situate për arsye oportuniteti, ne vend që të bëhet një zgjedhje sipas natyrës së drejtësisë apo të etikës.
PYETJE: Dje ne Keshillin e Europës u soll nje peticion me 250 mije firma, të firmosur nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat e konsiderojnë raportin tuaj të mbushur me shpifje, trillime dhe anti-shqiptar, çfarë mendoni për këto 250 mije firma zoti Marty ?
DICK MARTY: Nëse të gjithë këta persona do ta kishin lexuar raportin, mendoj, se do t’i kisha pranuar këto firma. Por dihet shumë mirë se ata nuk e kanë lexuar raportin; dhe dihet shumë mirë se pjesa më e madhe e shtypit e ka instrumentalizuar këtë raport, duke evidentuar pjesë të tij dhe duke fshehur pjesë të tjera, e pra kësisoj është e thjeshtë të mobilizohen njerëzit kundër një armiku të jashtëm.
PYETJE: Ju natyrisht që nuk jeni armik për shqiptarët, pasi në Zvicër jeton një komuniteti i madh shqiptarësh, prej 250 mijë vetësh, por ju për momentin nuk jeni në një pozicion interesant.
DICK MARTY: Edhe në Itali televizioni i Berluskonit, jep informacione të pjesëshme, që janë të denoncuara nga shumë drejtime: Ajo që dua të them ështe se nëse njerëzit janë me të vërtetë të informuar, do të kenë ndofta një reagim tjetër.
Unë kam një eksperiencë me shumë shqiptarë, të cilët më kanë shkruar. Dhe ata që më kanë shkruar pa më fyer, unë i jam përgjigjur gjithmonë. Dhe reaksioni interesant është, se te gjithë atyre që u kam kthyer përgjigje dhe u kam shpjeguar pozicionin tim, më kanë rishkruar përsëri dhe më kanë shpjeguar se nuk kishin ditur sa duhej, më kanë kërkuar ndjesë dhe më kanë shkruar, se tani ne prej teje kemi një ide ndryshe. Dhe kjo ka ndodhur veçanërisht pas intervistës që unë kam dhënë tek albinfo në Zvicër.
PYETJE: Pas konfliktit në Kosovë, menjëherë u deklaruan rreth 3600 shqiptarë të Kosovë të zhdukur, civilë, midis tyre gra dhe fëmijë. Gjatë këtyre 12 viteve pas konfliktit, janë zbuluar nëpër varrezat masive në Kosovë dhe Serbi, mbetjet e trupave të rreth 1800 viktimave, ndërsa vazhdojnë të mbeten të pazbuluara mbetjet e 1600 viktimave të tjera. Cili është opinioni juaj për këtë fakt tragjik dhe përse ju nuk e nisët raportin tuaj prej këtej zoti Marty, prej viktimave të Kosovës ?
DICK MARTY: Zonjë e nderuar. Unë nuk jam ngarkuar që të bëj një raport për gjithë situatën në Kosovë. Detyra ime ishte e kufizuar në deklarimet e bëra në librin e zonjës Del Ponte. Dhe nëse ju shihni titullin, ishte ky misoni im. Dua t’ju njoftoj se për Kosovën janë bërë prej kolegëve të mij një sërë raportesh, por raporti im specifik merrej me këtë tip akuzash. Kështu pra, detyra ime ishte shumë, shumë e kufizuar.
Ju thashë, se nëse lexohet raporti, nuk mund të thuhet se është proserb, sepse në rekomandimet tona ju themi dhe serbëve që të përmbushin detyrimet e tyre.
PYETJE: Po serbët nuk ua kanë dëgjuar rekomandimet tuaja aspak zoti Marty . Mlladiçi është i mbrojtur në Serbi.
DICK MARTY: Nëse ju më jepni adresën do të jem i pari që do të shkoj për ta gjetur.
PYETJE: Zonja Del Ponte e konsumoi madatin e saj si prokurore e përgjithëshme e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pa zbuluar asnjë fakt që ka lidhje me pretendimet që ajo do t’i reflektonte më vonë në trillerin e saj titulluar “Gjuetia – Une dhe kriminelët e luftës”, pretendime që nuk kanë asnjë vlerë për drejtësinë. Shqiptarët kanë mendimin se raporti juaj, nuk është gjë tjetër veç pjesa e dytë e trillerit të Madam Del Pontes. Cili është opinioni juaj zoti Marty ?
DICK MARTY: Pyetja juaj është tendencioze, sepse ju në vend që të flisni për libër, flisni për “triller”. Pra, ju tashmë e keni një gjykimin tuaj në pyetjen që më drejtoni, pra sipas meje, është një pyetje pak e pranueshme, sepse nuk është një pyetje objektive, pasi ju jepni gjykimin tuaj, të cilin unë nuk e ndaj.
Libri ështe shkruar nga një person që shkruan për eksperiencën e saj. Edhe unë jam habitur me faktin që zonja Del Ponte i ka shkruar këto gjëra në libër dhe nuk i ka thënë më përpara, por nëse e egzaminon mirë problemin, zbulon se e ka një shpjegim. Ishte ajo që i filloi hulumtimet. Ajo thotë se Shqipëria nuk ishte dakord për të vazhduar, sepse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk kishte kompetenca për territoret që nuk i përkisnin atyre të ish-Jugosllavisë, dhe se faktet lidheshin me periudhës pas konfliktit, kështu që nuk kishte kompetenca. Ajo ishte e shokuar për faktin se askush nuk ishte i interesuar rreth këtyre të dhënave, që kishin të bënin me trafikimin e organeve.
Unë jam shumë më tepër i saktë dhe e ridimensinoj akuzën. Unë flas për një numur të vogël rastesh, jo për qindra, por zonja Del Ponte është një profesioniste dhe të gjithë jetën e saj ka punuar si gjykatëse dhe nuk besoj se ka treguar simpatine minimale për serbët, apo të ketë demonstraur antipati për shqiptarët. Ajo është akuzuar gjithnjë si shumë antiserbe.
Dhe kjo është sipas meje situata. Unë besoj se Shqipëria, qeveria shqiptare, shoqëria shqiptare do të kishte interes që të bënte të pamundurën për të zbuluar të vërtetën, për faktin se nëse në territorin shqiptar kanë ndodhur krime, kjo nuk do të thotë se ky nuk është një krim i popullit shqiptar, nuk është një krim i shoqërisë shqiptare. Në Zvicër ndodhin çdo ditë krime, por nga kjo nuk do të thotë aspak që shoqëria zvicerane është kriminale. Besoj se duhet të dilet nga kjo gjendje mendore, sipas të cilës mendohet se kjo është një fyerje kundër vendit, kundër Shqipërisë.
Jo, simptia, vlerat, inteligjenca, mirësia e shqiptarëve nuk është prekur prej këtij raporti, në fakt kompromentohet nga këto qendrime për të mohuar gjithçka.

Komentet