Bardhyl Mahmuti i drejton letër të hapur politikanit të njohur zviceran Dick Marty, të cilën zoti Marty e konsideron jo korrekte për arsyen si më poshtë që ia komunikon zotit Mahmuti:
“Zotëri,
Ende nuk e kam lexuar librin tuaj thjesht për arsye se kam qenë i sëmurë dhe nuk kam pasur ende kohë.
Ju keni thënë se nuk keni mundur të më kontaktoni,
por ju e keni pasur adresën time të emailit dhe pos tjerash ju keni mundur t’i drejtoheni botuesit,
siç e kanë bërë dhjetëra persona të tjerë.
Ju keni preferuar ta publikoni një letër të hapur para se të më drejtoheshit personalisht.
Me sa shihet juve ju intereson propaganda.
Unë nuk e luaj këtë lojë.
Prandaj ju lus të mos më kontaktoni më.
Me përshëndetjet e mia të veçanta,
Dick Marty”.
Komentet