Në kuadrin e javës të të drejtave të njeriut, nga 11 deri më 15 nëntor, në Universitetin e Gjenevës do të mbajë një ligjëratë Dick Marty, që është edhe Doktor Honoris Causa i këtij universiteti.
Në ftesën e përgatitur nga ky Universitet, është shkëputur një prononcim i Dick Marty për të drejtat e njeriut si më poshtë:
“Ne kemi ditur gjithmonë se si ta dallojmë atë që është e mirë nga ajo që është e keqe. Për shekuj kemi shkruar tekste të mrekullueshme për respektimin e dinjitetit njerëzor. E megjithatë! Djep i qytetërimit tonë, Mesdheu është bërë varreza për mijëra fatkeqësi, nën indiferentizmin e më të pasurve. Të drejtat e njeriut nuk mund të reduktohen në një katalog të të drejtave subjektive, pretendime individuale, ato kanë kuptim vetëm nëse shoqërohen nga një politikë, një mjedis, një kulturë dhe një projekt shoqëror dhe ekonomik që siguron respekt për dinjitetin e personit në një frymë solidariteti. Të drejtat e shpallura nga tekstet e mëdha ndërkombëtare kanë kuptim vetëm nëse ato janë efektive dhe nuk janë të rezervuara për një rreth të privilegjuar. E drejta e shprehjes, për shembull, ka pak ose aspak hapësirë nëse popullsia lihet në errësirë, nëse informacioni është prerogativë e disa grupeve ekonomike. Në fakt, nuk mund të ketë të drejta themelore pa drejtësi të vërtetë në kuptimin më të gjerë të termit. Por një botë më e drejtë kërkon një angazhim të përhershëm, një mobilizim kundër indiferencës dhe, po, gjithashtu një rezistencë aktive kundër ligjeve të padrejta “.
Dick Marty është një politikan i respektuar me një karrierë mbresëlënëse, studiues në Institutin Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Penale dhe Kriminologji, më pas radhazi, prokuror në kantonin e Tiçinos, Këshilltar Shtetëror dhe Anëtar i Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ai kryesoi Komisionin për të Drejtat e Njeriut, për të cilin kreu anketime të ndryshme me rezultate marramendëse që e bënë atë të njohur në skenën ndërkombëtare. Një njeri i angazhuar me bindje të formuara, ai ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta në Zvicër dhe jashtë saj, përfshirë një doktoratë nderi nga Universiteti ynë, shkruhet në ftesën e përgatitur nga Universiteti i Gjenevës me këtë rast.
Ndërkohë Z.Dick Marty, është edhe përpilues i raportit mbi trafikimin e organeve gjatë luftës në Kosovë 1998-’99 nga ana e UÇK-së.
Për cilindo që është interesuar, ligjëratën e tij Z.Dick Marty do ta mbajë të martën më 12 Nëntor 2019 në orën 18:00 në Uni Dufour/ Auditori U600/ Rue du Général Dufour 24 1204 Genève. Jeni të mirëpritur.
Mardi 12 novembre 2019 | 18h30
Uni Dufour | Auditoire U600
Rue du Général Dufour 24
1204 Genève

Komentet