Leonardo DiCaprio, ylli i mbijetesës në filmin “The Revenant”, është në mesin e fituesve kryesorë në edicionin e njëzetedytë të “Screen Actor Guild” që është mbajtur në Los Anxhelos.
DiCaprio e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë mashkull, për rolin e tij në filim që është edhe më i nomunuari për Oscar.
Ai tashmë është edhe favorit për titullin e aktorit më të mirë edhe në ceremoninë e çmimeve Oscar, që mbahet më 28 shkurt.
Çmimi “Screen Actor Guild” shihet si parashikues i çmimeve Oscar ku shumica nga ata që fitojnë në SAG, fitojnë edhe në Oscar.
Filmi “The Revenant” i ka fituar tri çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe që është mbajtur më 10 janar, duke përfshirë filmin më të mirë dramë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
Komentet