Mijëra qytetarë janë mbledhur në Nju Jork kundër pjesëmarrjes së Ramës në takimin e tij me diasporën atje. Shumë prej tyre e kundërshtojnë vizitën e Ramës dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe përçmimit që iu bën pensionistëve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë.
Aktivistja Flutura Zavalina shprehet se para se të hynte në poliktikë, Edi Rama ka qenë pa bukë e shtëpi duke kërkuar lëmoshë në Francë, ndërsa sot përçmon pensionistët me pensione tejet të ulëta.
Sipas aktivistes, largimi i Ramës është nevojë për shkak se siç tha ajo, vendi u kanasbizua në vend që të ndërtoheshin fabrika për punësimin e njerëzve në nevojë.
Zavalina tha se Rama duhet të marrë shembull Albin Kurtin në Kosovë që nuk I trembet Serbisë, për të ruajtur sovranitetin e saj.
Kur shoh pensionistët që me 120 mijë lekë kalojnë muajin është e dhimbshme, ndërsa Rama lëviz me charter privat. Pa bukë pa shtëpi, harroi që kërkonte lëmoshë kur ishte në Francë. Ku ëhstë SPAK, pse nuk heton Ramën, PPP, më keq akoma. Më 2013 kam qenë aty e më tha më mbështet, bashkë me Veliajn, një kryehajdut. Tani ëhstë Erion Veliaj, ku shkojnë milionat kur s’ka incinerator.
Kam prindër, motra e vëllëzëert atje, s’kanë bukë të hanë, s’ka fabrika ndërsa Shqipërinë e mbushi me kanabis. Rama duhet të largohet nga qeveria, e shkatërroi Shqipërinë e ndau në copa copa. Shqipëria është shtet laik, jo fetar, ç’janë ato ide. Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetit, ai e mbron. Sot nuk e mbështes, Shqipëria i ka të gjitha, por ka një kryeministër pa mend në kokë që s’e do Shqipërinë. Do paret për t’u dukur në botë. I miri i botës i keqi vetes. Shikoje Kosovën, Albin Kurti dhëmb për dhëmb me serbin. Të shikojë pensionistët, nëna, baballarët e motrat tona. Shoqet e mia s’kanë bukë atje, me dy fakultete. Do t’i shkruaj edhe kongresit, t ë gjithëve.