Voal – Kujtim Dobruna, ekonomisti dhe udheheqesi i Nismes Ekonomike per Kosoven, ECIKS në Vjenë, si dhe këshilltari i ish-presidentës së Kosovës Atifete Jahjaga përgëzon SHSHA-në në Çikago për organizimin dhe për punën po bëjnë lidhur me sensiblizimin e kaheve të reja të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë. Këto komente z.Dobruna i bëri nga Vjena me rastin e organizimit të pritjes së presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani në Odën Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago dhe takimi me bordin e drejtorëve dhe të Federatës Hebreje ku u bisedua për heroizmin e popullit shqiptar për shpetimin e hebrejve nga dora vrastare e nazi-fashizimit.Është inkurajuese thuhet më tej në letrën e Kujtim Dobrunës,që brenda më pak se një vit, SHSHA-ja në Çikago me programin dhe projektet kombëtare keni arritur ti keni musafirë kryetarët e të dy shteteve shqiptare Atifete Jahjaga dhe Bujar Nishani në aktivitetin ekonomik në OEAI-së që shpresoj se do të kurorëzohet me nisjen e investimeve nga Amerika.
Kujtim Dobruna është drejtor i Institutit Ekonomik ECIKS dhe udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën ECIKS, në Vjenë që në disa takime nëpër Evropë ka afruar një projekt atraktiv me argumente shkencore se Kosova i ka resurset e pasura natyrore dhe njerëzore për të afruar investitorët nga Evriopa dhe SHBA për strategjinë e zhvillimit ekonomik me standardet e sotme të ekonomisë e të tregut të lirë.Përvojën që ka marrë në Universitetin e Vjenlës e të Harvardit,Kujtim Dobruna premton se do të bëhet një ekonomist i përmasave të kohës moderne me një qasje për të ardhmen e ekonomisë së Kosovës.
Ndërkohë SHSHA është duke organizuar një manifestim madhështor në Çikago, ku në Muzeun e Holokaust në Skokie, Çikago do të vendoset Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin:Prania dhe shpetimi i hebrejve Shqipëri-Kosovë. Shoqata i ka nisur përgatitjet me një program të përbashkët të SHSHA-Oda Ekonomike Amerikë-Izrael si dhe Muzeumit të Holokaustit në Çikago!
“Ekonomisti dhe udheheqesi i Nismes Ekonomike per Kosoven, ECIKS, Kujtim Dobruna…”
Komentet