Pas premierës më 1 mars në Tiranë të Koncertit nr.5 per piano dhe orkester GEA 2551 të Maestro Aleksandër Peçit, vlerësimet e mëposhtëme nga kompozitorja Dana Ziu:
———————–
Në çdo vepër artistike është pranishëm elementi subjektiv…dhe fillesa subjektive në art rrit vlerat e tij vepron me forcë , dhe të afron tek e vërteta artistike, të sjell një vizion individual, e zbulon botën me të panjohura.
Në veprimtarinë kompozitorit Aleksandër Peçi ka për të shkruar shumë madje duhen analizuar dhe shkruar pafundësisht !…..
Por po mendoj të shpreh impresionin tim pas një koncerti,pasi si një vepër premierë absolute ,më dha emocionin e duhur mjaft bukur !
më impresionoi muzika e shkruar bukur, jo thjeshtë , (vështirë teknikisht )po natyershëm shumë profesionalisht
Një vepër me përmasa të mëdha, në hapësirën e mendimit më krijoi emocion në menyren e ndërtimit të veprës si nje udhetim në kohë më çoi vërtet larg kohës sot. në perspektivën e së ardhmes .
Peçi një kompozitor , mjeshtër e ka shkruar mjeshtërisht do thoja me forcën e mendimit krijues, ka evidentuar strukturen kompozicionale në funksion të arritjes të së tërës në përmbajtje në dramacitetin e saj në harmoninë tërësisht në mjetet shprehëse në gjithçka bukur !
Dua të theksoj se harmonia në tërësinë e veprës ishte shprehje e shkallës së lartë të përsosmërisë në një gjuhë moderne !
Struktura e veprës,kohezioni ndermjet strukturalizmit dhe tematizmit, stili personal i Peci,kauza e tij per nje smart and spirit composition, drejtimi muzikor qe ka sjelle ne fund te shek 20 dhe shek 21 KABAIZMI, teknikat personale qe ai perdor, levizja Crousele dhe eliptike e ngjyres,tabela matematike e produksionit cartesian me 27 permautacione ritmike, nje strukture tonesh me relacione cantusi te brendshem, si edhe rendesa e disa fushave manjetike qe i japin forme Poligravitetit te Peci, jane dimensione madhore te muzikes se tij.
Koncerti n5 ishte një mrekulli
Magjia dhe madhështia e pianistit Francez …PASKAL GALLET isht NO COMENT brilant një pianist ku interpretimi solli perfeksion në gjithçka , në konceptimin e veprës me interpretim virtuoz! Super bukur!
Atje ku gjithçka gjykohet duke u nisur prej materjes përmbajtja dukej më e thjeshtë por në të vërtetë shkrimi kompo zicional në koncertin për piano / orkestër lidhet me vështirësitë të cilat nuk mund të kuptohen në se nisemi prej teorive të “rehatisë “tonale!
Konkretisht më tingëlluan bukur tingujt në shkallën kromatike mënyra e të shkruarit që dëshmoi se në origjinë si shkallë ka qënë vetëm një shkallë me shtatë tinguj dhe me pesë tinguj të tjerë të (ngritur apo të ulur) dhe natyrisht gradët ndërmjetëse kromatike mes tingujve të shkallës sollën gjithçka të re ku indendifikuan ” tonalitetin ” dhe ” funksionin”! Në pikpamje të historisësë dhe siç ndodh shpesh në historinë e zhvillimit njerzor vepra ishte e përkryer , në të tërën si vepër,harmoni ,orkestracion deri në atë shkallë për shumë breza të tjerë më pas !
Një Orkestër Simfonike e Forcave të armatosura që tashmë po krijon një individualitet cilësisht të dukshmëm , po krijon fizionominë e saj ,me një repertor shumë të zgjedhur dhe kjo një vlerë dhe meritë e padiskutueshme ,shumë këmbngulëse e Muzikantit ARTIST të njohur tashmë në shumë nga koncertet e bëra me Orkestrën ..OSFA dhe me mjeshtëri nga drejtori artistik i kësaj orkestre ARBEN SKËNDERI 👏👏👏🎼🎶🎹⭐️⭐️⭐️🇦🇱🇦🇱🇦🇱
ish bukur dhe do jetë një e ardhme në atë …çka ne na ka munguar !
Një vlerë për orkestrën drejtuesi Arben Skënderi !
një vlerë për Kombin tonë OSFA🇦🇱
Bukur !
Super bukur orkestra
mjeshterisht bukur
dirigjenti shunë i talentuar HARLEN NIKOLLI
Bravo!👏👏👏
Dhe për ta mbyllur dua të theksoj publikun spektatorin që ish i pranishëm deri në fund në sukses të koncertit të OSFA 🎵🎶🎼🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Të jetosh mes artit në magjinë e ëndrrës për të jetuar me kulturë!