Ne dhomen e sigurise ne pallatin tim
Takova per here te pare disa komshinj
Disa nuk i kisha pare e takuar kurre
Ndonese me njërin prej tyre me ndan
vec një mur.
Filluam te bisedojmë për jetën ,për gjendjen ne pergjithësi
E papritur zbulova se cdo njeri prej tyre…. ishte flori.
Te marr fryme thelle dikush me mesoi
Kur sirena filloi te ulerinte e ankthi me pushtoi.
Aty nĕ një kënd nje baba me zë te ëmbel kendonte
Që vajzen e tij të vogel ta qetësonte.
Ishte aty nje tip, nje djale i panjohur
Qe mu duk nje tip shume i ndrojtur.
Dhe nje cifti i ri i sapo martuar qe
muajin e mjaltit e anulluan.
Gjithashtu nje grua me temperament te gjallë
e cila na tha se banon ne katin e shtate
Na ftoi te gjitheve sa ishim per darke
Qe se bashku te ishim per shabat.
Madje dhe ai fqinji i moshuar
Ai tipi antipatik
Pasi shkembeu ca receta gjellesh e embelsirash
Mu duk simpatik.
Dikush me sy te mbushur me lot
përmendi te rrëmbyerit
Pastaj u dha te gjitheve nga nje biskotë
S’ke c’ben tha, kohe lufte është
Duhet tĕ jemi te fortë.
Nje tjetër perqafonte qenin e vet
I shkreti, nga zhurme e raketave dridhej porsi purtek.
Nje cift i lezetshem tregonte se sapo ishin kthyer nga jashte,
kishin jetuar dy vjet ne Japoni
E se shtepia e tyre ishte komplet rremuje
domethene tha gruaja: nje baterdi.
Dhe ja minutat keshtu kaluan
Dhe njerezit sikur pak u harruan
Dhe kur gjendja e qetësua e cdo gjë mori fund
Asnjë nga vendi nuk u tund.
Vazhduam keshtu llomotitjen dhe c’eshte e verteta na pati lezet
E me vete thashe
Qenka per se mbari ky milet.
Mu ngroh shpirti e pa fjale mbeta
Se edhe kur mbi koke na fluturojne raketa
e armiku mendon se nuk do te na mbaje me zemra
Se nuk mund te durojme dot më
E kunderta po ndodh
Na beri te jemi bashke e te jemi një.