Një ditë të bukur iu shkrep Zonjës Dhelpër
ta ftojë lejlekun në shtëpinë e saj të hajë.
Dreka ishte krejt e varfër dhe modeste,
në të vërtetë thuajse nuk kish asgjë në pjatë.
I gjithë shërbimi dhe mikpritja në fakt
u kthye në diçka fare transparente
më shumë ujë se supë. Për shkak
të atij sqepi të gjatë më kot rrekej,
lejleku nuk mund të hante dot i ziu.
Por në një çast Zonja Dhelpër gjithçka përpiu.
Për të marrë hak për këtë mashtrim
edhe lejleku e ftoi shoqen e saj dinake,
të cilën gjithsesi ajo e pranoi pa ngurim.
Dhelpra, e cila nuk ka mungesë oreksi,
u bë gati për t’iu përgjigjur ftesës.
Ajo e dhe e lavdëroi gjellën e shërbyer,
prerë në copa në një salcë të trashë,
e cila mbante një aromë të veçantë.
Por dreka u shtrua nga inati i madh
në shtambë me qafë të ngushtë e të gjatë.
E lejlekun gjithë lezet sqepin e tij
brenda grykës e fuste,
por dhelpra kurrsesi,
për shkak të turinjve të rrumbullakët që nuk bëjnë
për shtambën e ngushtë.
Me barkun bosh dhe e turpëruar,
që andej ajo kafshë grykëse u largua
bishtin midis këmbëve dhe e dëshpëruar
si një skile plakë dhe mashtruese
që ndihet e zënë në grackë prej një pule.
Kush nga kjo përrallë të mësojë dëshiron
është se kush bën, patjetër e pëson.
Komentet