Dhe vdekja nuk do të ketë pushtet.
Dhe të vdekurit lakuriq do të jenë një
Me burrin në erë dhe hënën e perëndimit;
Kur kockat e tyre do të jenë rrjepur dhe zhbërë,
Do të kenë yje në gjunjtë dhe në këmbët;
Anipse të çmendur ata do të jenë shëndosh,
Anipse do të fundosen në det ata do të dalin sipër prapë;
Anipse dashnorët do të humbin dashuria do të mbetet;
Dhe vdekja nuk do të ketë pushtet.
Dhe vdekja nuk do të ketë pushtet.
Nën vorbullat e detit
Duke u dergjur gjatë nuk do të vdesin në erë;
Duke iu spërdredhur torturave do të qëndrojnë dejet,
Lidhur në një rrotë, prapë nuk do të copëtohen;
Unaza do të bëhet më dysh në ato duar,
Dhe njëbrirëshi mëkati do t’i përshkojë tejetej;
Copëtuar në të gjitha anët ata prapë nuk do të çahen
Dhe vdekja nuk do ta ketë pushtetin.
Dhe vdekja nuk do ta ketë pushtetin.
Kurrë më pulëbardhat nuk do të mund t’iu këlthasin në veshët
As dallgët nuk do t’iu përlasen të tërbuara në brigjet;
Aty ku lulja çeli asnjë lule më kurrë
Nuk do ta ngrejë kokën nën rrebeshet e shiut;
Anipse çmendur dhe vdekur si gozhdët,
Kokat e atyre të tillëve do të godasin mes margaritave;
Do të hyjnë në diell derisa dielli të bjerë,
Dhe vdekja nuk do ta ketë pushtetin.
Komentet