Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike
Albini ruan një sekret që të gjithë e dinë se çfarë është në të vërtet. Kushdo që nuk merr informacion nuk mund të marrë përgjegjësi. Kushdo që merr informacion nuk mund të shmangë marrjen e përgjegjësisë. Në rastin konkret, për herë të parë jam shumë dakord me fjalët (reagimin) e sotëm të opozitës. Me z Walker, si gjithmonë po.
***
Syri i së vërtetës është i turbullt dhe shformues. Vetëm nëse mungon lakmia, vetëm nëse nuk kemi konflikt interesi, vetëm nëse pikësynimi ynë shndërrohet thjesht në vëzhgim çelet shpirti
realist e bukuria.
Të gjitha llojet e asociacioneve (zajednica serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë.
Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.
Dhe, Kosova na la…
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
“Dialogu”!!!
Ishte një bisedë e gjatë, zgjati gati tridhjetë vjet.
Të përballesh, veçanërisht me dy ndërmjetësit e këqij të BE-së, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe që simpatizojnë sulmuesin nazist, është e vështirë. Ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur nëse doni të bëni një bisedë, sepse “ndërmjetësit” fals e të korruptuar, kërcënojnë viktimën në favor të fashistëve- terroristëve duke kërkuar me këmbëngulësi një Republikë Serbe në mes të Kosovës, të kamufluar në “asociacion”. Është e pamundur dhe e pakuptimtë të vazhdohet “dialogu” (shpërbërja e Kosovës si shtet). Prit pak. Harrova të them se Serbia de facto do ta njohë Kosovën. Kështu “garantojnë” vdekatarët e rëndomtë të botës demokritike. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo bisedë e ndyrë, aq më shumë tokë dhe kompromise kërkojnë nga ne.
I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një somnambul. Dashuria vëllazërore, bashkimi i fortë dhe i pandashëm që mbështetet në qëllime dhe interesa të përbashkëta kur vendi kërcënohet nga pushtuesit terroristë, është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes, e brishtë si një fije kokrrizë, e fortë si një litar shpëtimi.
Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e
tyre.
***
Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës…
Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.
Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre…
Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.
• A e pranoni asociacionin?
• A jeni kundër asociacionit?
***
Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.
***
Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë. Çdo njeri që mban një magji të fshehtë dhe të rrezikshme në fytyrën e tij; do të ngjall gjithmonë dashurinë e dikujt, por edhe urrejtjen e dikujt!
Kombi shqiptar është në buzë të greminës, përballë shkatërrimit. Ne jemi të varur nga një fije e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë.