Denoncimet e Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, vazhdojnë të sjellin reagime të shumta në politikë dhe media.
Edhe pse me urdhër të Edi Ramës, mediat vasale të tij kanë heshtur deri më tani, jo të gjithë gazetarët janë të kapur nga lidhjet e pushtetit.
Gazetari Klodian Tomorri shkruan me ironi në një postim në Facebook se, SPAK tani ka për detyrë të shfajësojë Ramën, që të mos i nxjerrë andralla vetes.
Tomorri bën të ditur se, për biznesmenin që ka shoqëruar Rama në Bolzano të Italisë duke paguar edhe destoksikimin e tij dhe të Lindës, janë firmosur leje për resorte në Dhërmi dhe leje për kulla në Tiranë.
Dhe këto veprime, sipas gazetarit Tomorri janë korrupsion i drejtpërdrejt ku është përfshirë vetë kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:
E ç’i polli belaja këta të SPAK-ut.
Do dalin prapë do thonë e verifikuam atë punën e hotelit që të heq toksinat në Itali. Nuk e gjejmë dot kush ka qenë, por jemi të sigurtë që nuk ka qenë kryeministri. Siç e bënë për atë punën e Xibrakës.
Se kjo ka zarare të mëdha nga mbrapa. Janë ca vendime në KKT për kompaninë e atij biznesmenit, resorte nëpër Dhërmi, leje nëpër Tiranë e kështu me radhë, me firmën fap e fap poshtë.
Këta juristët thonë që po pati veprim dhe kundërveprim mes biznesmenit dhe zyrtarit quhet korrupsion i drejtpërdrejtë.
Veprimi detoksifikimi. Kundërveprimi firma fap e fap.
Yyy sa punë hap kjo. Mosdeklarim, fshehje, pastrim i produkteve, hetim pasuror, ligj antimafia. sn