BAROMETRI DIPLOMATIK
-Sepse historia ka dëshmuar se Rusia është “nëna” e Serbisë, kurse kjo “vajza” e saj. Ndaj, për këtë ndërlidhuri biologjike-historike tradicionale, deri sot Moska asnjëherë nuk ka pasur nevojë të vendosë kurrfarë detanti për komunikim ndërshtetëror me Beogradin, sepse nuk kanë pasur mosmarrëveshje dhe përpalsje mes tyre, duke qenë se i përkasin të njëjtit korpus kulturor, të njëjtit civilizim dhe relgjion etj. Për më tepër, në vazhdimësi Rusia ka pasur marrëdhënie të mira me Serbinë, të cilën si gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918), ashtu edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) e ka ndihmuar edhe si komb, edhe si shtet, edhe si religjion. Të gjitha luftërat, që i ka fituar Serbia në Ballkan (1878- 1999), janë merita politike, diplomatike, religjioze dhe ushtarake e Rusisë Cariste, përkatësisht e Bashkimit Sovjetik (1917-1990). Thjesht, pa ndihmën shumëshekullore të Moskës, Serbia kurrë nuk do të kishte fituar asnjë “betejë” dhe, asnjë territor të huaj në Ballkan, siç është më se 50% e territorit autokton e Shqipërisë Etnike, të aneksuar dhe të kolonizuar, që nga Kongresi i Berlinit (1878), Rusia së bashku me fuqitë e tjera të mëdha të Evropës Perëndimore, Serbisë dhe serbëve të saj ua dhuroi territorin e huaj iliro-shqiptar në Ballkan.
Hapi i parë i detantit ruso-evropianoperëndimor , tërheqja e Rusisë nga Ukraina
Pra, në vend të përshkallëzimit të operacioneve luftarake në Ukrainë, presidenti aktual i Federatës Ruse, Vladimir Putin nevojitet që, në emër të pajtimit, të paqes dhe të humanizmit, sa më parë të jetë e mundur, të ndërprejë agresionin luftarak ndaj Ukrainës, dhe, në vend asaj lufte absurde, që nuk do të fitojë as Rusia e as Ukraina (përmes detantit), të kërkojë paqe me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve të tyre. jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.
Ndryshe, vazhdimi i kursit të deritashëm të politikës së forcës së Moskës ndaj Kievit, do të ndikojë negativisht në baraspershimin e forcave të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, me tendencë që të krijohen a riaktvizohen ato të dikurshmet, siç janë Lindja e Afërt, Afrika, Azia, Indokina, si dhe Ballkani (Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia Veriore etj.).
Mirëpo, për të shmangur një rrezik të tillë të shpërthimit të luftërave dhe të konflikteve të reja të nxehta me shumë viktima, me shkatërrime e dëme material, si dhe me pasoja të paparashikuara, që mund të sjellin edhe në shpërthimin e luftës së tretë botërore, Moska zyrtare nevojitet që urgjentisht të shpallë EXIT STRATEGY – DETANTIN, që do të ishte instrumenti dhe vlera më efektive racionale diplomatike dhe juridike e doktrinës dhe e praktikës së normalizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së. Një përafrim dhe bashkëpunim i këtillë paqësor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të konflikteve dhe të çështjeve të tjera ekonomiko-politike, gjeopolitike e gjeostrategjike, patjetër do të ishte bazë e qëndrueshme e përmbajtjes së kursit të politikës së jashtme të Federatës Ruse, që problemet dhe mos- marrëveshjet me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore, t’i zgjidhnin me dialog, me multidialog dhe, krejtësisht në mënyrë paqësore, ashtu siç parashikojnë dispozitat e Kartës së OKB-së dhe normat, rregulltat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Hapi i dytë i DETANTIT të diskursit të ri politik dhe diplomatik të Rusisë, njohja e Republikës së pavarur të Kosovës
Pavarësisht nga tendosja e marrëdhënieve mes Mokës dhe Uashingtonit për shkak të invadimit të Ukrainës nga Federata Ruse (14 shkurt 2022), presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm, Sergey Llavrov nevojitet që të hedhin poshtë Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së, e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse ish-Serbia kolonialiste (1912-1999).
Këto janë 3 argumentet themelore të justifikueshme historikisht, juridikisht dhe politikisht, që e justifikojnë de fakto dhe de jure politikën e jashtne të Rusisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008):
(1) Rezoluta nr.1514(XX) për Njohjen e Vetëvendsjes dhe të Pavarësisë Vendeve dhe të Popujve të Kolonizuar, miratuar nga AP-ja e OKB-së, më 14 dhjetor 1960 (me “89 vota për; “9 vota abstenim” dhe “kundër-asnjë vote”);
(2) Opinioni Vlerësues Juridik i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, se” pavarësia e Kosovës është shpallur në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare”;
(3) Karta e Kombeve të Bashkuara , “Neni 1, paragrafi 2, ku thuhet se një nga objektivat kryesore të Kombeve të Bashkuara , është që të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë marrëdhënie miqësore të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin masa të dobishme për ruajtjen e paqes”. (Karta e OKB-së, 1987, f.11).
Kështu, po në këtë frymë të DETANTIT, të bashkëpunimit demokratik, reciprok, të barabartë dhe paqësor, sikurse Moska e Vladimir Putinit, do të duhej të vepronte edhe Pekini Zyrta i Kinës, duke e njohur Kosovën si shtet të pavrur dhe sovran, ashtu sikurse 140 shtete të tjera të OKB-së.
Ndryshe, as Rusia e as Kina nuk do t’ia arrijnë qëllimit të përbashkët të rusifikimit-kinezimit gjeopolitik, gjeoekonomik dhe gjeostrategjik të shtrirjes së tyre në Afrikë, në Azi, në Europë dhe në Ballkan, duke ndërhyrë në sferën e interesit strategjik dhe gjeopolitik, ekonomik e tregtar etj. të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së .
Shpëtimi i Rusisë-detanti sipas doktrinës së Charles De Gaulle-it : “Prej Atlantikut deri në Ural” !
Praktika e derisotme e marrëdhënive politike ndërkombëtare (sidomos pas përfundimit të LDB-së (1945 -2024) ka provuar se zbatimi i formulës së Detantit, është një nga garantuesit më të dobishëm për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme ndërkombëtare, me rrugë diplomatike dhe paqësore, pa përdorur politikën e forcës, politikën e kërcënimit me mjete luftarake. Këtë rrugë paqësore dialoguese për normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve të lindjes dhe perëndimit, shumë mirë e ka sanksionuar edhe e drejta ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.
-Detanti zbatohet aty ku nuk ka paqe, bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira mes shteteve të bashkësisë ndërkombëtare anëtare të OKB-së (1945-2024).
Ndryshe, bota njerëzore do të jetojë në ankth dhe nën ethe të shpërthimit të një lufte të tretë botërore, për shkak të braktisjes së rregullave dhe parimeve të doktrinës dhe të praktikës së koekzistencës paqësore midis Perëndimit dhe Lindjes.