Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Sipas tij, vrasesi ishte një portugez racë-perzier afro-europian. Killeri apo qitësi, rezulton të jetë një shtetas portugez, Ruben Saraiva, i identifikuar nga policia pasi ka hyrë në Shqiperi në mënyrë të rregullt me linjë ajrore dhe është larguar menjëherë pas krimit nga një pikë e kalimit kufitar në rruge tokesore, në jug-lindje të vendit. Vrasësi ka hyrë në Shqipeëri më datë 11 shkurt 2023 dhe nuk është larguar deri në mbremjen e 19 prillit 2023.
Për më shumë se dy muaj, vrasësi ka qendruar në Kakarriq, por është parë të lëvizë edhe në Lezhë apo Shëngjin, për të planifikuar atentatin, përzgjedhur vendin më të përshtatshëm ku mund të bëhej goditja dhe për të vëzhguar mënyrën se si mbrohej Nikulaj. Ai ka zgjedhur të qëndrojë në një fshat si Kakariqi, jo në hotelet e shumta në Shëngjin apo Lezhë ku mund të terhiqte më shumë vëmendjen dhe të ekspozohej.
Interesant është fakti se vrasësi është një racë-përzier, një afro-europian, nga gadishulli Iberik. Për të justifikuar faktin pse ndodhej në Shqiperi, madje në një fshat si Kakarriqi, ai përdori një alibi. Banorëve të fshatit u ishte thënë se “mulati” i ardhur nga jashtë, kishte rënë në dashuri me një vajzë nga Shkodra. Por familja e vajzës nuk e kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte rracëpërzier. Për t’i qendruar afër të “dashurës” dhe për të patur mundësine e takimit me të, ai kishte vendosur të qëndronte në një fshat jo shumë larg nga Shkodra.
Madje vrasësi kishte nisur të thirrej nga fëmijet e fshatit Kakarriq, me nofkën “gabeli”…
Dëshmitarë okularë kanë treguar se ai u zhduk nga qarkullimi në mënyrë t habitshme dhe nuk u pa askund për dy javë me radhë, perpara se të kryente atentatin mesditen e të mërkurës së 19 prillit.
Vëzhguesi ishte një anglez nga Birmingham me 27 precedentë penalë.
Vrasësi, pasi konsumoi plot dy muaj për të hartuar planin e vrasjes, për t’u njohur me detajet, terrenin ku do te vepronte dhe për të gjetur pikën e dobët në mbrojtjen e Ardian Nikulajt, kërkoi mbeshtetësin kryesor ne realizimin e atentatit. Ky personazh do shërbente si syri i vrasësit. Ai do gjente momentin e duhur kur vrasesi do të futej në skenën e krimit me përqindjen më të lartë për të realizuar atentatin dhe më pas të largoheshin pa rrezik nga skena e krimit. Mesnaten e të dielës së 10 prillit, duke hyrë dita e hënë 11 prill 2023, një shtetas britanik, Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, zbriti me linjë ajrore në aeroportin e Rinasit. Më pas udhëtoi drejt qytetit të vogël bregdetar të Shëngjinit, tregoi Hoxha../ dita