Teksa Kongresi dhe Senati amerikan kanë nisur të lëvizin në drejtim të hetimit për ish agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, Nju Jork Times ka publikuar sot një investigim të gjatë, duke iu referuar edhe akt akuzës së ngritur në Uashington DC.
“Kur Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), u akuzua për përdorimin e pozicionit të tij për të përfituar biznesi i një bashkëpunëtori në Evropën Lindore, kjo ishte një kthesë befasuese për një zyrtar të rangut të lartë, të cilit i ishte besuar aksesi në disa sekrete më të ndjeshme të mbajtura nga komuniteti amerikan i inteligjencës”, shkruan sot Neë York Times.
Nga raporti rezulton se McGonigal e ka nisur “aktivitetin” e tij pak përpara se të dilte në pension nga puna e tij në FBI.
Për këtë ai ka pritur të kryejë edhe testin e fundit të poligrafit, i cili bëhet çdo pesë vjet, dhe më pas ka nisur një marrëdhënie me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Por për njohësit e fushës është befasues fakti që një ish agjent të tradhëtojë Agjencinë për një shumë prej 225 mijë dollarësh, po të kihen parasysh shumat e konsiderueshme që ata fitojnë si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensionit të majmë.
“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë përfshirjen e tij atje nga kolegët, thanë ish-zyrtarët. Ai gjithashtu përdori adresën e e-mailit të FBI dhe telefonin për çështjet që lidhen me Shqipërinë, tha një person me njohuri në hetim”, thuhet në shkrimin e Nju Jork Times.
Në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish agjent shqiptar, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane. McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bënë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.
Takimi me Duçkën
Në shtator 2017, McGonigal dhe Neza udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku z. Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama. Ducka, i përshkruar në aktakuzën e Uashingtonit si “Personi B”, e solli McGonigal-in për të takuar Ramën. As Neza dhe as Ducka nuk ishin të arritshëm për koment. McGonigal duket se është përpjekur të shtyjë kryeministrin drejt dhënies së një licence për shpime nafte një subjekti të lidhur me z. Neza dhe z. Duçka, sugjeruan prokurorët. Z. McGonigal gjithashtu dukej se u përpoq ta ndihmonte zotin Neza për të bërë marrëveshje me një politikan dhe biznesmen shqiptar që donte që FBI të hetonte për atë që ai tha se ishte një komplot për jetën e tij, thotë aktakuza e Uashingtonit.
Pagesa 225 mijë dollarë
Atë vjeshtë, zoti Neza i dha zotit McGonigal 225,000 dollarë në para në tre këste, sipas aktakuzës. Neza bëri një nga pagesat brenda një makine të parkuar në Neë York City dhe të tjerat në shtëpinë e tij në Neë Jersey, thanë prokurorët. McGonigal premtoi se do t’i kthente paratë, sipas aktakuzës. Prokurorët nuk e kanë akuzuar z. McGonigal për ndërmarrjen e ndonjë veprimi zyrtar në këmbim të pagesave.
Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Ducka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje nga Presidenti Donald J. Trump.
“Në fillim të vitit 2018, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione, disa prej të cilave erdhën drejtpërdrejt nga zyra e zotit Rama, për zotin Muzin te McGonigal, sipas aktakuzës së Uashingtonit. Z. McGonigal më pas do t’ua përcjellë informacionin të tjerëve në zyrën e FBI në Nju Jork. Në fund të shkurtit, FBI hapi zyrtarisht një hetim për lobistin “me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij”, sipas aktakuzës. Z. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe z. Ducka pagoi dëshmitarët në Evropë për të udhëtuar në një takim me FBI, thuhet në aktakuzë”, thuhet më tej në shkrim.