Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Ismail Luma.
“Luma me armën e tij kishte dhënë alarmin për sulmin dinak të forcave serbe mbi fshatin Reçak”, ka thënë Thaçi.
“Ai kishte rënë me armë në dorë në altarin e lirisë, duke paralajmëruar bashkëluftëtarët për betejën e përgjakshme”.
Heroit Ismail Luma i është përuruar edhe shtatorja në shkollën që mbanë emrin e tij në Lipjan.
Komentet