“Dëshmori i Atdheut”, Azem Ali MESHI:
u lind në Kosturr të Hasit, më 20 qershor 1968,
u vra në përpjekje me një bandë kriminale në Yzberisht të Tiranës, më 3 qershor 1999.
Shkollen fillore, 8-vjeçaren e të mesmen i kreu në Kosturr të Hasit, në Kam e Pac të Tropojës e në qytetin e Kukësit dhe
tevona, pa shkëputje nga puna, Akademinë
e Rendit Publik (për “Oficer Policie”) në Tiranë.
Ishte ndër të parët antarë të PD-së, veprimtar i përkushtuar i saj, aktiv e kontributor në proçese e zhvillime demokratike në Has, Tropojë, Kukës, Tiranë.
Në vitin 1992 filloi punë në Policinë e Shtetit në Tiranë– në Repartin e Ambasadave e, mbasandaj,
në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Kryeqytet.
Për veprimtarinë e aktin e tij të sakrificës u shpall “Dëshmor i Atdheut” dhe Familjes së tij iu dha simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut” (2003).
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për kontributet, meritat e aktin e tij të lartë e ka dekoruar me
“Medalja e Artë e Shqiponjës” (2000).
Një rrugë në Tiranë mban emrin e tij prej vitit 2009; ka një dokumentar: “Mirënjohje Dëshmorit të Atdheut,
Azem Meshi (v. 2009); dhjetra artikuj, esse, poezi e poema, këngë, etj; si dhe libri
“Azem Ali Meshi, Shqipe e Vendit të Vet”
Komentet