ERVIN KOÇI/ Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, ku u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve.
Kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj, duke orientuar diskutimin e deputetëve, theksoi se përgjatë viteve janë falsifikuar dokumente dhe personat që kanë qenë bashkëpunëtorë me pushtuesit nazi-fashistë kanë mundur të marrin Statusin e Dëshmorit si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
“Unë do të doja t’i orientoja të gjithë anëtarët e komisionit në ato pika që do të përbëjnë diskutim për ne. Konkretisht, Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut ka kërkuar që si subjekt i këtij ligji të njihet edhe organizata në fjalë. Për arsyen e vetme, sepse janë organizatë kombëtare e strukturat në degë në të gjithë Shqipërinë. Normalisht, pjesë e saj, edhe me njohjet që kemi nga terreni, janë pothuajse të gjithë pasardhësit e dëshmorëve. Po kështu, është kërkuar një mundësi që për të gjithë ata që u është njohur statusi mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, të mund të hiqet. Edhe kjo është një pikë e rëndësishme që ne ta diskutojmë sepse, për hir të së vërtetës, gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndodhur edhe çudi të këtij lloji që bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve na kanë dalë që kanë qenë pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe ky është një tjetër moment ku ne mund të reflektojmë”, u shpreh Felaj.
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, duke diskutuar mbi projektligjin, theksoi se nisma e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes vlerëson figurën e dëshmorëve të atdheut. Krahas kësaj, Felaj u shpreh se ligji i ri parashikon zgjerimin e rrethit të personave që do të përfitojnë këtë status, ku nuk do të jenë vetëm ata që kanë rënë gjatë luftimit kundër pushtuesve, por edhe persona të rënë gjatë shërbimit të interesit publik.
“Ka ardhur momenti që fjalët tona drejtuar atyre, me respekt, me nderim, të mund të materializohen konkretisht në një ligj, i cili njeh një status dinjitoz të të gjithë dëshmorëve të atdheut dhe që i lartëson këto vlera sepse e rëndësishme është që këto vlera të mos humbasin edhe për brezat që vijnë. Pra, asgjë nuk duhet harruar nga ajo që ka ndodhur shumë kohë më parë. Kështu që ligji, për hir të së vërtetës, reflekton shumë nga këto momente që fillojnë që nga vlerësimi i parë se kush do të njihet dëshmor i atdheut, dhe dëshmorë të atdheut nuk do të jenë vetëm ata që kanë luftuar dhe që kanë dhënë jetën për pavarësinë dhe për lirinë e këtij vendit, por edhe ata që për interesa të tjera kombëtare ose interesa më të lartë publikë janë vetësakrifikuar”, u shpreh Kryetarja e Komisionit të Sigurisë.
Ajo shtoi më tej se ligji nuk ka fuqi prapavepruese, por do të ketë raste përjashtimore për personat që do t’u hiqet ky statusi. “Ligji nuk ka fuqi prapavepruese vërtet, por ka një moment shumë të rëndësishëm, që përjashton nga dhënia e Statusit Dëshmor të Atdheut të gjithë ata që janë dënuar për vepra të rënda, të themi për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunues me pushtuesit e vendit, për veprimtari terroriste, ashtu sikurse u shpreh edhe zëvendësministri Koçi në fjalën e tij”, u shpreh kryetarja e Komisionit të Sigurisë.
PANORAMA
Fashizmi ishte teori dhe praktikë negative,ndonëse me finesa të ndryshme !Fashizmi që shkeli lirinë e popujve kurdoherë duhet gjykuar ,por veprimet ushtarake që këputen vargojt e rëndë të robërisë Kosovës,Sanxhakut.Iliridës dhe Çamërisë,ishin për kombin tonë çlirimtare.Nëse e kujtojmë vrerin shekullor të politikës MIZANTROPIKE SËRBOSLLAVE të sofistikuar me elaborate zhbirëse ndaj popullit shqiptar(Siç “NAÇERTANJA”-1844,Elaboriti ÇUBRILOVIQIAN 27 mars 1938,dhe një vit më vonë ai i IVO ANDRIQIT,CVIJIQIT etj,bashkpunëtorët shqiptarë te nazizmit ishin mbrojtës të integritetit të trojeve tona etnike.SADO që jemi skeptik ndaj rrjedhave tona historike,duhet te pranojmë që paradoksalisht në atë etapë patem fat JO VETËM PSE U ARRIT SHQIPËRIA ETNIKË në një afro gjysëm dekade historike,por më tepër pse u thye boshti i marveshjes SËRBI-GREÇI-TURQI,për ti zbrazur me DEPORTIM TË DHUNSHËM TROJET ARBËRORE NGA SHQIPTARËT.NËSE KOMUNISTËT U BËRËN VASAL TË ARMIKUT SËRB,partizanët Shqiptarë u bërën antikosovarë dhe i shërbyen armikut tonë shekullor,për të na futur nën robërinë e tijë më shumë se gjysëmshekullore,që pasoi me sakrifica të reja shumë të mëdha për tu çliruar në luten e viteve 1998/99.Pra ata sherbëtorët e fashizmit krahasuar me sherbëtorët e armiqëve sërbo-grek,duhet të jenë më të paster,më të merituar dhe më krenar ,në pasqyrën e rrjedhave tona historiografike !
DO ISHTE ME SHUMË INTERES QË PRESIDENCA TA BËJË PUBLIKE LISTËN ME EMRAT QË GËZUAN STATUSIN E DESHMORËVE TË KOMBIT NË SHTYPIN DHE MEDIAT MBARSHQIPTARE ! ASGJË NUK BËN TË PUNOJMË NËN MISRERIN E HIJEVE INSTITUCIONALE POLITIKE ! DIHET PRESIDENCA E R SH I PAT NDA MIRËNJOHJE TË TILLA EDHE 22 KOSOVARËVE DHE ATË BOTE KURË PAT NJË TAKIM ME KRYEMINISTRIN E ATYRE VITEVE ,AGIM ÇEKUN,IA PAT DHËNË LISTEN E DESHORËVE TË RESPEKTUAR KOSOVARË,POR AI NDONËSE E MORI SI DETYRË PËR T UA KOMUNIKUAR FAMILJARËVE,E NEGLIZHOI TURPSHËM OBLIGIMIN DHE NUK NJOFTOI ASKËND !JA ÇFAR ZYRTARËSH,MINISTRA E KRYEMINISTRA PATEM DHE ENDE KEMI !