“Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza carnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim.”
Këtë ka deklaruar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një dalje për mediat.
“Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës. Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë”, tha Paloka.
Kreu i grupit të PD-së foli edhe për atë që po pason dorëheqjen e Rroshit; protestat në qutetin e Kavajës.
“Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin. Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Roshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës”, tha Paloka.
“I poshtëroi duke ua vënë Roshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit.”
Komentet