Prokuroria e Tiranës siguron dëshmi që hedhin poshtë thëniet e katër të arrestuarve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës më 7 gusht.
“Panorama” shkruan se një vajzë me iniciale Z.B, rreth 18-vjeç, ka dëshmuar për Prokurorinë se natën e krimit ka punuar brenda landfillit bashkë me Arditin deri në orën 03:30 të natës.
Kjo duket se është dëshmitarja e parë që hedh poshtë thëniet e shtetasve Besnik Braha, përgjegjës firme; Edmond Kollari, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe Bujar Daja përgjegjës i punëtorëve.
Pas arerstimit ata u morën në pyetje nga prokuroria dhe thanë se nuk e njihnin Arditin. Të arrestuarit thanë para hetuesve që 17-vjecari që u gjet në plehra i masakruar nuk kishte qenë punonjës aty.
Të dyshuarit shtuan se trupi i pajetë mund të jetë sjellë nga diku tjetër prej kamionëve që mbledhin mbeturina nga zona të ndryshme dhe i hedhin në Sharrë.
Por dëshmia e vajzës me iniciale Z.B, hedh poshtë pretendimet e tyre duke konfirmuar se Arditi punonte prej më shumë se një muaji brenda landfillit në kategorizimin e mbeturinave.
Trazhgim Sokolaj
Komentet