Të heshtësh në ëndërrim për diçka tjetër,
Diçka të largët mjegullit mbuluar
Si dorëshkrim a testament i vjetër
Diku i fshehur, tretur e harruar ;
Të ngrihesh të ikësh përsëri i heshtur
Në trotuarin ku pështyjnë retë,
Nën sqetull çantën viteve të rrjepur ,
Ku mban një laps me dy-tri -katër fletë;
T’i lutesh vetes rrugës duke ecur:
Ah, mjaft fjalosëm ,s’kemi ç’themi prapë!…
Një çerdhe zogu nén ballkon ka mbetur
Nga verë e shkuar , plot me ankth e vapë.
8 mars 1997
Komentet