Dervish Ukë Ponosheci,lindur me 1898-02.01.1969
Dervish Uka u lind në vitin 1898 në fshatin Ponoshec, pa datë të ditur, nga baba Hisen e nëna Gjyle, komuna e Gjakovës, Rekë e Keqe. Ka vdekur me 02.01.1969 në vendlindje, Ponoshec, regjistruar nën nr.rendor 2/1969 Libri i të vdekurve në Zyrën e vendit Ponoshec.
Dervish Uka, (alias Hisen Uka), emri e mbiemri i vërtetë, para formimit të tij si klerik-Dervish, ishte një person si gjithë tjerët, me jetën normale të një të riu si gjithë njerëzit. Më pastaj, pas veshjes së tij Dervish, diku rreth moshës 22 vjeçare, jeta e tij pëson ndryshim të madh, merr një rrugë e kahe tjetër, i cili gjatë jetës, bëhet figurë kleriku i nderuar e i respektuar në gjithë rajonin e Rekës së Keqe, gjithë Malësisë së Gjakovës e kudo. Jeta e tij është mbushur me shumë ngjarje, me shumë tregime mistike, me shumë fakte e bëma të tjera që vërtetë, tërheqin kërshërinë e kujtdo, çdo qytetari, që të dihet diç më shumë se të folurat që tani gati pesëdhjetë vite pas vdekjes së tij, njerëzit i flasin përsëritshëm e me mburrje ngjarjet e Dervish Ukë Ponoshecit të Rekës së Keqe. Si klerik, Dervish, u vesh nga Dervish Rama i Tyrbes se Babes Dan, tarikati Sadi, nga fshati Duzhnje, komuna e Gjakovës, një derë klerikësh e patriotike e njohur nëpër shekuj. Menjëherë pas veshjes Dervish, lëshon mjekrën të cilen nuk e hoqi kurrë, deri në vdekje.
TRI GJENERATA DERVISH
Me të ditur e dëgjuar për jetën e veprën shumë interesante të Dervish Ukë Ponoshecit, para ca ditësh u drejtuam te shtëpia e nipave të Dervish Ukës, me qëllim që të mësojmë më tepër, të dimë më shumë për të ndjerin dhe trashëgimin e tyre si klerik-dervish-sadi, të trashëguar tash e tre breza.
Hadi Haziz Uka, nipi i Dervish Ukës së ndjerë, (tani dervish), na pranoi me shumë bujari në shtëpinë e tij, por edhe në Tyrben, ku tani e afër 5o vite pushon trupi i gjyshit të tij, Dervish Ukë Ponoshecit. Hadia, na njoftoj mbi ato gjëra që kishte trashëguar nga baba i tij, Hazizi, dervishi i brezit të dytë, ku ia kishte shpjeguar jetën e babait dhe mistiken e disa ngjarjeve jetësore, për të cilat bëri përpjekje që të na i përcjellë sa më bindshëm, për interesin publik e historik. Hadiu nuk dinte vitin e lindjes, por dinte datën e vitin vdekjes se gjyshit, sepse ai personalisht nuk e ka njohur ne detaje e as nuk ka pas të dhëna për vitin e lindjes. Por, ato që kishte në vemendje, pra jetën e gjyshit në një kohë shumë të vështirë të rrethanave politike të viteve 60-ta, filloi të na i rrëfeji bindshëm, sikur ato të kishin ngjarë para pak ditëve. Ajo që ishte me rëndësi se rrëfimet e Hadiut për gjyshin e tij, Dervish Uke Ponoshecin, përputheshin plotësisht me gojëdhënat e popullit në tërsi që ishin të përcjella gjatë historisë, nga bashkëkohsit e moshatarë të Dervishit.
VITET 60-ta TË SHEKULLIT TE KALUAR-MË TË VËSHTIRAT E JETËS SË DERVISH UKË PONOSHECIT.
Vitet 60-ta të shekullit të kaluar, ishin vitet më të vështira, jo vetëm për Dervish Ukën, por për mbarë popullin shqiptarë të Kosovës. Regjioni i Rekës së Keqe të komunës së Gjakovës, rreth 24 fshatra, i takonin zonës kufitare me Shqipërinë, sipas trajtimit të politikës zyrtare të ish Jugosllavisë. Në këtë zonë lëvizjet bëheshin me lejet speciale të sigurimit të shtetit (UDB-es), por megjithat, në orët e vona të mbrëmjes nuk lejohej lëvizja me leje e as pa leje në atë zonë. Taani në këtë kohë Dervish Ukë Ponosheci, ishte burrë në moshë, por edhe një klerik më zë, ku populli e admironte skajshmërisht. Qysh në moshë më të re kishte filluar të pinte rakinë, kështu që tani, ishte vështirë ta gjeje jasht efektit të alkolit. Ishte në lëvizje gjithë kohen, ditën e natën. Mbante një kali të bardhë, trupvogël e sertë. Kur i tekej, shkonte nëpër shtëpia të fshatarë edhe në mes natë, ku dyert ishin të hapura kurdoherë për Dervish Ukën. Kur ishte në kulminacion të ndejës e të qejfit të alkoolit, çohej nga oda e burrave, i hipte gjokut dhe shkonte në drejtim të pa ditur, ndërsa kur kërkonin fshatarët që ta shoqëronin, nuk i lejonte e as nuk guxonin ta pyesin se ku shkonte. Ishte kjo një shprehi jete e si natën, ashtu edhe ditën. Kurrë nuk kërkonte që të gostitej me shpenzime të veçanta, bile nuk lejonte atë mënyrë veprimi. I dinte hallet e popullit ne ato vite te kahershme…! Nga këso peripecish jetësore që e kanë përcjellë gjatë Dervishin, edhe para viteve 60-ta, rrjedhin e madhërohen bëmat e tij, përjetimet që kalojnë deri në mit. Ai ishte një person që nuk dinte se çka është frika as nga pushteti e as nga askush. Kishte besim të pathyeshëm në veten e tij. Kurrë nuk ka zgjedhur kohe: katër stinë të vitit për te ishin të barabarta, pa marre parasysh dimrat e egër që dinë të përfshinë shpesh këtë zonë, si në Siberi.
Nga interpretimet gojore në popull, por edhe nga nipi i tij, Hadiu, tregohet një rast shumë specifik, kur Dervish Ukë Ponosheci, kthehej vonë në natë vjeshte nga fshati Popoc, fshat i afërt me Ponoshecin, dhe arrin në hyrje të shatit të tij, te rruga e lagjes Zhvinaj, dëgjon raportimin e dy armëve, pa asnjë zë goje. Pastaj kur ndegjon edhe shkrepjen e tyre, por jo krismën, dy persona i dalin para dhe e ndalojnë, duke folur në gjuhen serbe. Pasi ndalet Dervishi, nga xhepi i xhybes së uniformës klerikë, nxjerr një matare me alkool dhe e gëlltit një fyt për vete, pastaj ua jep atyre të cilët e gëlltitin nga një fyt rakie të mirë. Patrulla UDB-ashe e sigurimit të zonës kufitare mbesin të ngrirë dhe i thonë,” ik, ec e shko në punë tande….”
Të njëjtit persona të sigurimit, pak ditë më vonë, duke pirë në kafenenë e fshatit Ponoshec, e ftojnë në tavolinë të tyre një qytetarë nga Stublla, Haxhi Brahimin, nga i cili kërkojnë sqarime për Dervish Ukën, të cilin e kishin takuar në mesnatë në rrugë…Pasi u sqaron në detaje jetën e Dervishit, ata i thonë: “ tregoni Dervishit që nga sot e pas, është i lirë të lëviz ditën e natën, pa lejen e askujt dhe pa asnjë përgjegjësi nga askush” Këta persona zyrtarë të pushtetit të atëhershëm famëkeq të Shërbimit të Sigurimit të shtetit, kohë e Rankoviçit, ishin Baboviçi e Savleviçi, dy figura që kishin futur tmerr në popull gjatë aksionit të mbledhjes armëve. Këta zyrtarë, si “privilegj” të kohës, kishin “liruar” nga çdo kontroll tre qytetarë nga Reka e Keqe: Ram Gegen, një person me të meta psikike dhe një femër, Dushën, po ashtu e sëmurë, e pa aftë psikik. Këtë e bënin kinse për “humanizëm” shtetërorë…
Pas takimit të Haxhi Brahimit me Baboviqin e Savleviqin në kafe të fshatit Ponoshec, dhe pas njoftimit se Dervishi është i lirë të lëvizë kudo, kur të doj, Dervishi futet në pjesën e territorit të Shqipërisë, i cili ven kontakte me Dervish Luzhën e njohur të Tropojës, me te cilin ka pasur disa kontakte në anën tjetër në Shqipëri. Takimet mes këtyre Dervishëve janë bërë gjatë natës, deri në zbardhjen e dritës. Për këtë konfidencë askush nuk ka mundur të din asnjë fjalë, ka mbetur e përcjell si fshehtësi familjare deri vonë, pas ndryshimeve të raporteve shoqërore e politike të kohës në gjitha shtete e Evropës.
Një karakteristikë e rrallë shprehëse e Dervish Ukës ishte fjala “mos u tutni, mos keni frikë, nuk kanë shka na banjë ….”,fjalë të pa përcaktuara se për kënd bëhej fjalë në atë kohë. Vetëm ndonjë person i tundur, si thonë tropojanët, se rrallë kush e merrte vesh kuptimin e atyre pak fjalëve në atë kohë. Kuptimi e qëllimi ishte te situata politike e viteve të renduara fort mbi popullin, gjatë aksionit të armëve, ne fund të viteve 50-ta. Fjalë me kurajë, për qëndresën, nga se aludonte se do ndryshoi situata. Dhe vërtetë ndryshoi, pas do kohe, me rrëzimit të klikës së Rankoviqit nga pushteti i hekurt e shovinist serbo-sllav. Pra Dervish Ukë Ponosheci, ishte një personalitet i rrallë, i formuar në mënyrën e vet personale si klerik, ku fjala dhe vepra e tij kishte peshe e ndikim te masat, e ku pti shprese…!
DISA RASTE TË MISTICIZMIT QË I DIN POPULLI EDHE SOT
Duke dëgjuar me vëmendje Dervish Hadiun, për shumë e shumë ngjarje të jetës se gjyshit, të cilat i kishte transmetuar babai i tij Hazizi, na tregoi edhe disa raste karakteristike, të cilat, vërtetë të habisin, të sjellin në udhëkryqin e dilemave, bile edhe ateistet e përbetuar, mendojnë në qasje të disa thëmave, të cilat tash e 50 vite mbesin si besim e rrëfim i banorëve të Rekës së Keqe të Gjakovës.
Thuhet se njëherë moti ( në vit të paditur) Dervish Uka kishte dalë para derës së oborrit të shtëpisë, buzë rrugës që shkon në Botushë-Junik. Rrugës vijnë Dervish Isufi i Brovinës ( babai i sheh Beqes sot) dhe i thotë:” Dervish hajde me neve, “dhe pa pritur fjalë tjetër Dervish Uka, hedhet ne qerre me kuaj dhe shkojnë në Brovinë te shtëpia e Dervish Isufit. E njoftojnë Dervishin se do të shkojnë në një dasmë ne Koshare. Dervishi u thotë pritni pak dhe gruas së Dervish Isufit ia kërkon një litër raki. Ajo i thotë se nuk e kam fijen baba Dervish. Dervish Uka i thotë,”shko ne filan kutinë e nusërisë në oden tende, ne fund të sajë, e ke një litër raki dhe bjerma këtu.” Ajo shkon dhe e gjen rakinë dhe ia sjellë Dervish Ukës. Ndërsa, të tjerë te dera, nuk e kishin pritur të kthehet, duke thënë se “është i dehur e nuk dihet se kah shkon tash e tutje,”hajde të shkojmë ne dasmë, mos te vonohemi. Kur shkojnë në Koshare, Dervish Ukë Ponoshecin e gjejnë te Rrasa e Koshares duke i pritur këta. Pastaj mahniten me madhështinë e tij dhe askush nuk kishte guximin të bënte ndonjë pyetje, pos që në dasmë shkuan se bashku….
Ka shumë e shumë këso gojëdhënash që edhe sot i përmendin si gajdhën karakteristike banorët e Rekës së Keqe, në gjithë Malësinë e Gjakovës.
Duke ditur thesarin e pafund të jetës së Dervish Ukë Ponoshecit, mora të hedh në letër ato përshtypje që edhe sot populli i përmend me kërshëri, respekt dhe dashuri të veçanet. Dervishi, mbiemrin shtesë Ponosheci,e ka marrë bazuar në përhapjen e emrit të tij në gjithë Kosovën, në Maqedoni, ku janë gjeografikisht shqiptarë, si “nam” si “Zë” si “fuqi” e paparë…! Bazuar në këto rrethana, por edhe në ato që nuk janë cekur në këtë shkrim, Dervish Ukë Ponoshecit, iu ka ndërtuar Tyrbja afër shtëpisë së tij, buzë rrugës Gjakove-Ponoishec- Botushë, ku vizitorët nuk janë të rrallë.
(Foto 3 + 4 – Varri Dervish Ukë Ponoshecit,brenda në Tyrbe-Ponoshec)
Unë, autori i këtyre rreshtave, nuk jam person që merrem me fenë, as me teologjinë, por nuk e pash të arsyeshme të heshti, si tash e disa kohë, duke ndier një popull të një regjioni që as pas 50 vitesh nga kalimi i Dervish, nuk e heqin nga mendja e as nga goja e tyre. Do doja, do dëshiroja shumë, qe ata që merren me këtë lami, të futen në hullitë e këtij besimi dervish-sadi dhe të hedhin më shumë dritë mbi figurën e Dervish Ukë Ponoshecit. Unë respektoj me vetëdije të gjitha fetë, të cilat në thelbin e vet nuk kultivojnë urrejtje ndaj asnjë populli, ndaj asnjë feje tjetër, por na mësojnë e edukojnë për pastërtinë shpirtërore të qenies njeri për njeri…!
Personalisht e kam njohur Dervish Ukë Ponoshecin, por për fat, atëbotë isha shumë i ri, mos të them fëmijë, që të di diçka të veçantë nga jeta e tij. E respektoj atë figurë të ndritur!
Gjakovë,
Janar,2017
Ky u kon teper njeri i madh po ska lan kerkon per mas , kta tjert qa jan mas ti krejt shpiuna serbis jan ,
Ta qift shpiuni nanen o laper qyky i madhi ta theft qafen
Pergezime Tahir per kete shkrim teper te vecant , per nje personalitet te vecanate ,nder me te vecantit -Dervish Uke Ponosheci, fetar e besimtar i Zotit. Figura e dervish Uke Ponoshecit eshte e gjalle , sepse jete e tij ishte e pavdekshme, ngaqe i besoj vetem Zotit dhe vetem per Zotin jetoj dhe veproj. Nuk duhet te harrohen , dervish Uke Ponosheci dhe te tjere besimtar te Zotit, sepse ata ishin te perjeteshem dhe mbeten te tille pergjithmone. Gjithmone do te kujtohet Dervish Uke Ponosheci, i jashtezakonshem , sic ishte. Ne shkrimin tend, Tahir, shpaloset bukur figura e Dervish Uke Ponoshecit. Suksese , shkrimeve te tua te tilla!
Muharrem te falenderoj per leximin dhe kihen qe ia ke kushtuar ketij shkrimi. Faleminderit per komentin dhe ndjesite Tuaja oer personalitetin eDervush Ukes, kesaj figure fetare e besa kombetare te Rekrs Keqe. Qellimi i qellimeve te mia ishte dhe do mbete studimi per kete personalitet nga ata qe e njohin mistiken dhe jeten e Dervishit akoma ne thellesi jete…. Rrespekt Juve mik! 6EM3
Hu
Shkrim interesant nga ana e juaj, ju lutem a mundem ta di se ciles fe i perkiste Dervish Uka, faleminderit!
I nderuar lexues,Dervishi i perktke (si tersi) fese muslima,i veshure dervish-sadi,nga Dervish Rama i Duzhnjes,dere e njohur per rrugen e elibeitet,por nje familje patriotike,e cila lirise sone i dha çdo gje qe mundi,dha gjakun qe te jemi te lire ne sot.Ne detale(ate qe kam gjetur ne teren) por kurre nuk vjelen te gjitha,kater antare te familjes e shume myhyp qe u vrane ne Teqe nga dora e zese e krimineleve serb,flet mjaft per nje nga familjet me te njohura te Gjakoves,familja e Dervishdanes ,e cila ka rrespektin kudo ne trojet shqiptare te cilet e njohin ose duan ta njohin.
Te flm.Ty zoteri i nderuar qe interesohesh per kete familje! Rresekt.
TB.Gjakove.
Nuk jan kan shpiuna po jan kan dashamirt e grus jote ti “kosova”.