Deri tek ylli që agoi
ësht-udha kaq e gjatë
sa mijra vite udhëtoi
të mbrrijë këtë natë.
Ndoshta u shoj që kur ai
humbi t’kaltra vegime,
por-rrezja e tij vetëm tani
shkëlqen ndër vezullime…
Ikona e yllit që u zhduk,
në qiell ngadalë struket,
ishte kur lart ende s’u duk,
nuk është sot që duket.
Ndodh po kështu kur malli shkon,
humbet natës së shkretë,
drita e dashurisë rron,
na ndjek ajo përjetë.
(Përktheu: Dionis Bubani)
*Mihai Eminesku (emri i vërtetë: Mihai Eminoviç), lindi në Ipotesht, Botoshan. Studimet e larta i kreu në Vjenë dhe Berlin. I vetmi vëllim iu botua më 1902 “Poezi”. Konsiderohet poeti më i rëndësishëm rumun dhe krijues i gjuhës letrare rumune.
Komentet